Connect with us

Prishtina

Kuvendi Komunal i Prishtinës zgjedh sot kryesuesin

Published

on

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës sot do të mblidhen për ta zgjedhur kryesuesin.

Mbledhja ku pritet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës do të fillojë në orën 10:00.

Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, si partia fituese nuk ka arritur që të bëjë koalicion me partitë tjera.

Koalicionet do t’i duhen LDK-së meqë në zgjedhjet për asamble komunale ka arritur që të sigurojë 14 vende, gjë që janë të pamjaftueshme për ta zgjedhur kryesuesin.

Me ç’rast për ta zgjedhur kryesuesin, LDK-së i duhet të paktën 12 vota nga subjektet tjera politike.

Nëse i njëjti nuk zgjidhet gjatë ditës sotme, Kuvendi Komunal i Prishtinës shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme për asamble.

Më 7 dhjetor, Përparim Rama mori detyrën e kryetarit të Prishtinës, nga ish-kryetari i Shpend Ahmeti.

Në ceremoninë solemne, Rama është betuar se do t’i kryejë të gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri dhë në mënyrë të paanshme.

Sjellim në mendje që Rama na raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor ishte kandidati i dytë më i votuar. Ai kishte arritur të marrë 25 mijë e 252 vota apo 27,17 përqind. Ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42,54 përqind të votave.

Por ky rezultat u përmbys që në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën me 14 nëntor.

Rama doli i pari, duke fituar 41 mijë e 746 vota, apo 50,98% të votave, kurse Vitia fitoi 40 mijë e 143 vota apo 49,02%. 

Lajmet

Përparim Rama shërohet nga Covid-19

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Rama ka shkruar në Facebook se sot ka dalë në zyrë, pasi ka rezultuar disa herë negativ.

“Mirëmëngjesi prej zyrës së Komunës! Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës. Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, ka shkruar Rama.

Continue Reading

Lajmet

Zgjedhet kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Published

on

Fehmi Kupina nga LDK-ja është zgjedhur kryesues i Asamblesë Komunale të Prishtinës në raundin e tretë të votimeve, me 25 vota për.

Kupina mori përkrahjen edhe të nëntë asambleistëve të PDK-së dhe një të Nismës e Lëvizjes për Bashkim.

Në dy raundet e para Kupina dështoi që të zgjidhet në krye të asamblesë pasi që kishte marrë vetëm 25 vota, e ku ishte e nevojshme të kishte 26.

Por, në raundin e tretë arriti të zgjidhet me 25 vota pasi që mjaftonin për zgjedhjen e tij votat e shumicës votuese.

Në sallë kanë qenë të pranishëm 42, prej tyre kanë votuar 25 asamblistë dhe të gjithë pro kandidaturës së Kupines.

Më 7 dhjetor, Përparim Rama mori detyrën e kryetarit të Prishtinës nga ish-kryetari i Shpend Ahmeti. 

Continue Reading

Lajmet

​Alarm për mjete shpërthyese në stacion të autobusëve në Prishtinë

Published

on

Një person përmes një telefonate anonime tha se ka vendosur një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Për çka policia ka evakuuar qytetarët.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tregoi për KP se pas kontrolleve nga njësitet kompetente nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Rreth orës 08:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tregoi Ahmeti. 

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina