Connect with us

Sport

Krasniqi shpreson në një tjetër medalje: Egzoni një mundës i shkëlqyer

Published

on

Komiteti Olimpik i Kosovës po shpreson edhe në një tjetër medalje në Tokio.

Pas dy të artave në xhudo, shpresat janë edhe tek mundësi Egzon Shala që garon në orët e para të enjtes me kohën tonë lokale.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, që ishte i pranishëm në Festivalin Olimpik që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se mundësi Shala është një garues shumë i mirë dhe me pak fat mund të rrëmbejë edhe ai një medalje.

“Meqenëse kemi edhe një garues të fundit, Egzon Shalën i cili do të merr pjesë në mundje. Egzoni është një garues shumë i mirë dhe besoj që me një fat të vogël atje do të marr një medalje”, tha Krasniqi.

Festivali Olimpik ka vazhduar edhe sot me aktivitetet sportive në sheshin “Skënderbeu”, aktivitete këto që po mbahen për nder të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Numri i fëmijëve të pranishëm ishte i madh, ku aktivitetet që i zhvillonin ishin nga sporti i basketbollit, ping pong-ut, futbollit dhe mundjes.

“Nuk është e lehtë të organizohet Festivali Olimpik, sepse në të gjithë botën vetëm 10 shtete e kanë marrë guximin që ta organizojnë sepse është obligim shumë i madh, edhe një organizim shumë i mirë, mirëpo unë dua ta falënderojë stafin e Komitetit Olimpik të Kosovës të cilët e kanë bërë një punë të shkëlqyeshme me gjithë këto ditë prej fillimit të Lojërave Olimpike e deri më sot”

Komiteti Olimpik i Kosovës ka qenë ndër protagonistët kryesorë për organizimin e Festivalit Olimpik.

Sport

Premier Liga angleze, derbi mes Leicester e Manchester United

Published

on

Premier Liga angleze vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së tetë të sezonit të ri 2021/22.

Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje do të jetë mes skuadrës së Watford dhe gjigandit anglez Liverpoolit, ku ky i fundit do të jetë mysafirë në stadiumin “Vicarage Road”.

Kurse, derbi në programin e sotëm do të jetë ai mes Leicester Cityt dhe Manchester United, ku në këtë ndeshje të dy skuadrat rikthehen nga barazimet në javën e fundit të zhvilluar.

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Chelseat me 16 pikë, një më pak se Liverpooli në vend të dytë, kurse Top 4 e mbyllin Manchester United dhe Manchester City në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej 14 sosh.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Burnley dhe Newcastle me nga tre pikë, kurse Norwich zë vendin e fundit me vetëm një pikë të arkëtuar.

Continue Reading

Sport

Sot zhvillohen edhe tre ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës

Published

on

Xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës do të vazhdojë sot, ku në program do të zhvillohen edhe tre ndeshje tejet interesante.

Fokusi do të jetë te përballja mes Gjilanit dhe Ballkanit, ku të dy skuadrat i ndan një vend në tabelë dhe tre pikë.

Po ashtu, ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes kampionit aktual të Superligës së Kosovës Prishtinës dhe kampionit të Kupës së Kosovës, skuadrës së Llapit.

Pas tetë xhirove të zhvilluara, Ballkani renditet në pozitën e dytë në tabelë më 16 pikë, tre më shumë se kundërshtari i sotëm Gjilani që zë vendin e tretë.

Në anën tjetër, skuadra e Prishtinës këtë sezon nuk po tregon formë të mirë, ku pas tetë ndeshjeve zë vendin e gjashtë në tabelë me 10 pikë, kurse skuadra e Llapit gjendet e fundit në tabelë me vetëm 6 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

13:00 Dukagjini – Malisheva (Stadiumi 18 qershori)

13:00 Gjilani – FC Ballkani (Stadiumi i qytetit të Gjilanit)

13:00 Prishtina – KF Llapi (Stadiumi Fadil Vokrri)

Continue Reading

Sport

Reagojnë “Dardanët”: Suksese pasardhësit, falënderime trajnerit Challandes

Published

on

Sot, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar që trajneri Bernard Challandes nuk do të jetë më trajneri i Kombëtares së Kosovës.

Pas 40 ndeshjeve si trajner i ekipit A të Kosovës, Challandes ka regjistruar 17 fitore, tetë barazime dhe 16 humbje.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe tifo-grupi kosovar “Dardanët”, të cilët e falënderuan Challandes për kontributin e dhënë drejt Kosovës, dhe i uruan suksese pasardhësit të tij në kombëtare.

“Lamtumirat nuk janë asnjëherë momente të gëzueshme, sa janë çast i mirë për reflektim. Ne, tifozët e Kosovës, Bernard Challandes’in dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin që dha te Kosova, me aq sa mundi të na ndihmojë. Çdo cikël e ka fundin e tij. I Challandes preku fundin, mirëpo ne do ta respektojmë për momentet e delirit që përjetuam nën drejtimin e tij në disa faza të caktuara”, shkruante në postimin e “Dardanëve” në “Facebook”.

“Nga trajneri i ri dhe zyrtarët që do të punojnë me të, presim rezultate konform pritshmërive objektive, qasje serioze dhe profesionale, si dhe zell të punës. Suksese pasardhësit, ndërsa trajnerit Challandes – faleminderit dhe shëndet”, shkruante më tej në postimin e “Dardanëve”.

Nën drejtimin e Challandes, në tre ndeshjet e fundit që Kosova i zhvilloi, regjistroi humbje kundër Kombëtares së Spanjës, Suedisë dhe asaj të Gjeorgjisë.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina