Connect with us

Kosova

Kosovë, ​872 raste aktive me COVID-19

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 683 mijë e 758 doza të vaksinës.

Sipas institutit, deri më sot 786 mijë e 859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit.

Përndryshe, që nga paraqitja e koronavirusit në Kosovë, kanë vdekur 2 mijë e 991 persona.

Kosova

Rreth 18 mijë raste aktive me Covid-19

Published

on

Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit njofton se 17 mijë e 743 persona janë të infektuar me koronavirus në vend.

Derisa 458 ia kanë dalë betejës me virusin dhe 2 mijë e 957 raste të reja janë shënuar.

Kurse 1 person ka vdekur dhe janë zhvilluar rreth 12 mijë testime.

Continue Reading

Kosova

Vazhdon gjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Published

on

Sot, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Seanca gjyqësore do të fillojë nga ora 08:00 për të vazhduar deri në orën 16:00.

Të premten në rastin e tyre është dëgjuar dëshmitarja eksperte, Anna Myers. Ajo është përgjigjur rreth sinjalizuesve, të drejtave të tyre dhe rregullimit të sinjalizimit përmes ligjeve.

Ata u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Continue Reading

Kosova

Pas rritjes së rasteve me Covid-19 sot diskutohen masat e reja

Published

on

Ditëve të fundit janë shtuar rastet pozitive me Covid-19 në vend andaj pritet që të diskutohen edhe masat e reja.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 2050 raste të reja pozitive. Kurse, aktualisht janë 7200 raste aktive.

Për sot është paralajmëruar një mbledhje e Komitetit ndërministror për të shqyrtuar masat e reja.

Sipas KosovaPressit, ndër masat që pritet të merren është vendosja e orës policore në 22:00.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina