Connect with us

Sport

Kosova me katër ekipe në garat evropiane nga sezoni 2022/23

Published

on

Nga edicioni 2022/23 futbolli i Kosovës do të përfaqësohet me katër skuadra në garat evropiane.

Lajmin e ka konfirmuar sot kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Sipas tij, nga ky vit, futbollin e Kosovës në Evropë do ta përfaqësojnë kampioni, nënkampioni, skuadra e pozitës së tretë dhe fituesi i Kupës së Kosovës.

“Dua të ndaj me ju një lajm jashtëzakonisht të mirë për futbollin e Kosovës. Që nga edicioni 2022/2023 Kosova do të përfaqësohet në Evropë me 4 skuadra. Pra, edicioni i ri i garave në futbollin kosovar do të dërgojë në garat evropiane kampionin, nënkampionin, skuadrën e pozitës së tretë në renditjen e Superligës si dhe fituesin e Kupës së Kosovës. “, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

I pari i FFK-së më tutje ka falënderuar klubet kosovare të cilat po bëjnë performanca të mira me lojën e tyre si dhe organet e UEFA-së për bashkëpunimin e treguar me drejtuesit e FFK-së.

“Ky është një lajm shumë i mirë për futbollin tonë, e për të cilin jemi angazhuar shumë me kërkesa të vazhdueshme në UEFA. Duke pasur parasysh se Superliga është me 10 ekipe, nëse e llogarisim me përqindje i bie që 40% kampionatit tonë do të jetë në garat evropiane dhe kjo s’do mend se është arritje e madhe. Me këtë rast përveç punës tonë si federatë, dua t’i falënderoj shumë edhe organet e UEFA-s që na mirëkuptuan në kërkesën tonë, por më së shumti i falënderoj klubet tona, të cilat këtë vit kanë performuar dhe po performojnë jashtëzakonisht mirë, pasi që koeficienti fitohet nga performanca e tyre” ka shkruar tutje Agim Ademi.

Krejt në fund, Ademi i ka uruar klubet kosovare pasi ky hap i madh nënkupton edhe rritjet të ekonomisë në Kosovë dhe më shumë kualitet në futboll.

Sport

Bersant Celina detyrohet të jetë jashtë fushë për tre muaj

Published

on

Futbollisti kosovar, Bersant Celina është diagnostifikuar me infeksion andaj edhe do të jetë jashtë fushës për tre muaj.

Mesfushori ishte i infektuar më parë me Covid-19, i cili tani edhe i ka shkaktuar infeksion.

Celina do të mjekohet në shtëpinë e tij në Norvegji për një muaj dhe më pas do të kthehet në klub.

Continue Reading

Sport

Ekipi olimpik pritet sot me ceremoni shtetërore

Published

on

Ekipi i xhudos që i solli vendit tonë dy medalje të arta olimpike do të zbarkojë sonte në orën 19:50 në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ku do të pritet me ceremoni shtetërore.

Me këtë rast do të mbahet edhe një konferencë për media, ku marrin pjesë trajneri Driton Kuka, trajneri Agron Kuka, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.

Ekipi i xhudos më pas do të vijë në sheshin “Zahir Pajaziti” rreth orës 21:00, ku qytetarëve do t’u drejtohen kryeministri Albin Kurti, trajneri Driton Kuka, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi hyn në historinë e sportit të Kosovës, pasi në lojërat olimpike në Tokio fituan dy medalje të arta.

Continue Reading

Sport

Kosova ka portierë të mrekullueshëm por mungojnë trajnerët

Published

on

Në emisionin 91+ në “ Paper Radio”, këtë javë i ftuar ka qenë portieri i viteve ‘80 dhe ‘90 si dhe trajner i portierëve të Kombëtares së Kosovës për U-19 për 15 vite, Xhelal Karabegu.

Ai ka folur për rolin e portierëve në fushën e sportit modern, gjithashtu Karabegu ka folur edhe për portierët që ai ka punuar me ta duke përmendur si: Visar Bekaj, Betim Halimi, Etrit Berisha, ai ka thënë se mburret me suksesin e tyre.

Kur është pyetur për portierin e Kombëtares, Arianit Muriq,  Karabegu ka thënë se është portier shumë i mirë.

“Kur e kap topin Muriqi e kur e pason, lojtarët dridhen, ai është portier shumë i mirë, por ende nuk është përshtatur me lojtaret e Kombëtares, si shkak i avancimi të lartë të tij, kombëtarja jonë nuk është e përgatitur për këtë nivel të futbollit”, tha Karabegu.

Tutje ai shtoi se tani kemi portier por kemi mungesë të trajnerëve.

“Po flas haptas, tani ka shumë portierë por nuk ka trajner, licenca që je trajner është veç një copë letre që ki drejt me punë, më shumë tash po duan kuantitet sesa kualitet, trajnerët e portierëve duhet me qenë guximtar dhe shumë punëtor e jo me shikuar nepotizmin” është shprehur Karabegu.

Gjatë emisionit ai ka paralajmëruar edhe për një super portier që gjatë viteve të ardhshëm do të vijë, ai është Loris Shala i cili karrierën e tij është duke e zhvilluar në elitën angleze në skuadrën e “West Ham”.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina