Connect with us

Lajmet

Kosova ka shënuar progres në përfshirjen e grave në procese vendimmarrëse

Published

on

Në tryezën “Përfshirja e Grave në Tavolinën e Negociatave” u theksua se gratë në Kosovë kanë arritur të jenë pjesë e pozitave vendimmarrëse.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka theksuar se gratë po marrin përgjegjësi institucionale në Kosovë.

Szunyog deklaroi se fakti që gratë kanë marrë pozita të larta udhëheqëse në Kosovë është një tregues pozitiv, por sipas tij, kjo nuk do të thotë që gratë kanë mundësi të barabarta në vendimmarrje.

“Gratë po marrin përgjegjësi institucionale edhe në Kosovë, ne kemi një grua presidente, më tepër ministre dhe zëvendësministre, më tepër deputete në nivel qendror dhe lokal, por edhe gra afariste. Shpresoj që ky trend do të vazhdojë edhe në nivel komunal. Mirëpo, kemi tendencë që të shohim këtë si një progres, por e dimë që këto hapa përpara përfshijnë edhe përpjekjet e shumë pjesëmarrësve apo palët e interesit por ende kemi shumë për të bërë”, tha ai.

Jovana Radosavljeviq, drejtoreshë ekzekutive në “New Social Inciative”, ka thënë se qëllimi është që përmes këtij projekti të fuqizojnë zërat e grave në Kosovë.

“Qëllimi është që bashkërisht zërat e grave në Kosovë dhe një varg debateve dhe seancave ku mund t’i shkëmbejmë përvojat se si t’i përfshijmë më mirë gratë në tavolinën e negociatave. Me këtë do të përfundojmë edhe me një raport i cili do të përmbajë rekomandimet lidhur me këtë”, tha ajo.

Ky projekt i organizuar nga Bashkimi Evropian është duke u mbajtur edhe në vendet tjera në Ballkan.

Kosova

Kryeministri Kurti takohet me bashkatdhetarët: Mërgatën nuk e shohim si kapital financiar por njerëzor

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me bashkatdhetarët, e ku ka deklaruar se nuk i sheh si kapital financiar mirëpo si kapital njerëzor.

Kurti po ashtu tha se mërgata është pjesë e kombit që ndodhet jashtë atdheut.

“Këtë rëndësi e synojmë ta shndërrojmë në prioritet duke llogaritur mërgatën si pjesë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm. Nuk e shohim si kapital financiar por edhe njerëzor”, tha Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë edhe këtë javë temperaturat e nxehta

Published

on

Edhe në ditët e para të muajit gusht do të mbizotëroj i nxehti afrikan.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

“Situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuaj e ngjashme me ditët e fundit të muajit korrik. Kjo gjendje meteorologjik vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore. Në fushat barike nuk kemi luhatje të theksuara, kështu që kjo situatë termike do të vazhdoj deri ditën e enjte ku parashihen rënie të përkohshme të temperaturave maksimale.

Përpos këtyre vlerave të larta të temperaturave maksimale, nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve elektrike do të shoqërohen edhe me erëra lokale të forta.

Temperaturat minimale mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të kenë ulje të lehta.

Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Apelohet te qytetaret që t’i respektojnë këshillat e IKPSH, gjithashtu apelohet te qytetaret të mos ndezin zjarre, sepse zjarret mund të jenë aq të furishme sa mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe asgjësimin e mikrofaunës, pastaj zjarret mund ti dëmtojnë edhe sipërfaqet e mbjellura me misër e që fatkeqësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave ekstreme, kjo kulturë në shumë vende do të mbetet e pazhvilluar, duke zvogëluar rendimentet ose duke mos dhënë fare rendimente.

Continue Reading

Kosova

Me medalje mbretërore nderohet togeri i FSK-së në Britani

Published

on

Në Britani është nderuar me medalje mbretërore togeri i FSK-së, Ylli Abazi.

Lajmin për dekorimin e togerit të FSK-së, me medalje mbretërore e bëri të ditur Ambasada e Britanisë në Kosovë.

Sipas njoftimit të ambasadës, Abazi mori Medaljen e Diplomimit të Forcave Ajrore Mbretërore.

“Jemi jashtëzakonisht krenarë dhe të kënaqur të njoftojmë se Togeri i dytë i FSK-së, Ylli Abazi, mori Medaljen e Diplomimit të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) pas përfundimit të Trajnimit të Oficerëve në RAF Cranëell më 29 korrik 2021. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë një karrierë shumë të suksesshme si oficer në FSK”, thuhet tutje në njoftim.

No photo description available.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina