Kosova
Kosnett viziton veriun, thotë se kosovarët mund të arrijnë paqe vetëm duke punuar së bashku
Published
12 months agoon
By
Enis Pllana
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka bërë një vizitë në veri të vendit.
Pas kësaj vizite Kosnett ka thënë se kosovarët do të arrijnë paqen vetëm duke punuar së bashku.
“Vizitë e mirë, produktive në Veriun e Mitrovicës dje për diskutime me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediet e pavarura. Kosovarët do ta marrin paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien që e fitojnë vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta”, ka shkruar Kosnett.
Këtë vizitë Kosnett e bëri gjatë ditës së djeshme, pikërisht në ditën e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel.
You may like
-
Gjykata amerikane ndalon rregullin e vaksinës anti-COVID për bizneset amerikane
-
Tetë këshilla se si të arrini një ekuilibër të shëndetshëm punë-jetë
-
Jeff Hoviner sot merr detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë
-
SHBA: Test dhe izolim negativ për pacientët pa simptoma
-
Jeffrey Hovenier betohet si ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë
-
Takimi SHBA-Rusi më 10 janar
Kosova
Rreth 18 mijë raste aktive me Covid-19
Published
4 months agoon
January 24, 2022By
Enis Pllana
Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit njofton se 17 mijë e 743 persona janë të infektuar me koronavirus në vend.
Derisa 458 ia kanë dalë betejës me virusin dhe 2 mijë e 957 raste të reja janë shënuar.
Kurse 1 person ka vdekur dhe janë zhvilluar rreth 12 mijë testime.
Kosova
Vazhdon gjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt
Published
4 months agoon
January 24, 2022By
Enis Pllana
Sot, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Seanca gjyqësore do të fillojë nga ora 08:00 për të vazhduar deri në orën 16:00.
Të premten në rastin e tyre është dëgjuar dëshmitarja eksperte, Anna Myers. Ajo është përgjigjur rreth sinjalizuesve, të drejtave të tyre dhe rregullimit të sinjalizimit përmes ligjeve.
Ata u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Kosova
Pas rritjes së rasteve me Covid-19 sot diskutohen masat e reja
Published
4 months agoon
January 20, 2022By
Enis Pllana
Ditëve të fundit janë shtuar rastet pozitive me Covid-19 në vend andaj pritet që të diskutohen edhe masat e reja.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 2050 raste të reja pozitive. Kurse, aktualisht janë 7200 raste aktive.
Për sot është paralajmëruar një mbledhje e Komitetit ndërministror për të shqyrtuar masat e reja.
Sipas KosovaPressit, ndër masat që pritet të merren është vendosja e orës policore në 22:00.

Gabimet e prindërve me fëmijët të cilat shkatërrojnë vetëbesimin

Rreth 18 mijë raste aktive me Covid-19
