Connect with us

Lajmet

Kolona të gjata në Merdarë

Published

on

Po vazhdojnë kolonat e gjata në kufi. Deri në dy orë janë pritjet në dalje të pikës së kalimit kufitar në Merdarë, kolona e veturave është 800 metra.

Ndërsa për në hyrje në këtë pikë kufitare pritjet janë deri në 30 minuta, ndërsa 300 metra është kolona.

Pritje ka edhe në pikat kufitare Vermicë dhe Dheu i Bardhë. Kështu bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Më pak pritje janë në pikat kufitare Glloboqicë, Stançiq, Qafë e Prushit, Qafë e Morinës dhe Kullë.

Kosova

Kurti kërkon nga serbët largimin e barrikadave

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se i është kërkuar nga Lajçak dhe Borrel takim në Bruksel për shkak të gjendjes aktuale pas masës së reciprocitetit, takim ky të cilin e ka pranuar mirëpo një gjë e tillë është refuzuar nga Serbia.

“Jam i gatshëm për takime e bisedime për këtë çështje. Lajçak dhe Borrel kanë kërkuar takime në Bruksel për t’u takuar për shtensionim të gjendjes, unë jam shprehur i gatshëm, mirëpo pasi që kanë marrë dakordimin tonë, në Beograd kanë marrë refuzimin për këtë çështje”, tha Kurti.

Po ashtu, Kurti tha se në takimin me ambasadorët e QUINT-it e ka bërë të ditur se Kosova është e gatshme ta largojë masën e reciprocitetit nëse një gjë e tillë bëhet edhe nga Serbia.

“E kam bërë të ditur edhe në takimin e djeshëm më ambasadorët e QUINT-it dhe jam i gatshëm që në çdo kohë që këtë masë ta heq nëse kemi një zotim edhe nga pala e Serbisë. Policët kufitar asnjëherë nuk kanë kërkuar ose hulumtuar për përkatësinë e udhëtarëve, ata janë marrë me targat, nuk është shkelur asnjë e drejtë e qytetarëve”, deklaroi Kurti.

Kryeministri Kurti tha se në veri rrugët janë bllokuar me kamion që janë pronë komunale.

“Jam i lumtur që ky problem i dekadave po merr epilogun e merituar. Pengesat në rrugë, ata kamionë, janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo përben shkelje të pronës publike. I ftoj kryetarët e komunave që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga. Ftoj edhe serbët të tërhiqen pasi e kanë bllokuar veten dhe lëvizjen e tyre”, ka thënë Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Në “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”, bëhet thirrje për përdorimin e biçikletave

Published

on

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bashkë edhe me komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës kanë shënuar “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”.

Ditë kjo që synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha tha se tregoi se qëllimi i këtij aktiviteti është që të promovohet më shumë lëvizja pa makina dhe që të gjithë qytetarët të praktikojnë lëvizjen pa mjete motorike.

“Qëllimi kryesor është që të promovojmë më shumë lëvizjen pa makina domethënë që të gjithë qytetarët të fokusohen dhe të përdorin mjete të cilat nuk janë motorike, por mjet të cilat janë zero ose pak ndotje në mjedis e që kjo është shumë e rëndësishme për në për arsye se tash po afrohet edhe sezone e dimrit dhe vjeshtës, ku temperaturat veçse fillojnë me u ul edhe ku ndotja e mjedisit edhe ndotja e ajrit në të gjitha komunat e Kosovës po është shumë e lartë.” ka deklaruar ajo.

Kurse Shpend Sopa nga Organizata Joqeveritare tha se kjo ditë shënohet me qëllim për përmirësimin e ajrit, ku për nder të kësaj po shënohen aktivitete me biçikleta, dhe ecja e lirë.

“Kjo ditë shënohet me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, mjedisit po ashtu mirëqenien fizike dhe shëndetësore tonë. Për nder të kësaj dite shënohen aktivitete të ndryshme si aktivitete me biçikleta, ecja e lirë e kësi lloje të ndryshme,” ka potencuar Sopa.

Për më tepër Berat Radovica udhëheqës i “merakli të biçikletave” ka treguar se në këtë vit ky aktivitet është organizuar më ndryshe se herët e tjera për shkak të pandemisë.

“Sot është dita pa makina këtë aktivitete e organizojnë që s disa vite me radhë, kësaj here nuk e kemi blloku qytetin për shkak të kushteve jo të përshtatshme pra që është pandemia besojmë se vitin e ardhshëm do të jenë tjera situata nuk do të jetë vetëm një ditë pa makina por do të jenë shumë ditë të tjera, nuk do të ketë nevojë organizimi i eventeve të tilla pasi që shpresojmë kanë mu krijua kushtet për çiklistet në rrugë,” ka thënë Radovica.

Kjo ditë që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohen kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën.

Continue Reading

Kosova

Që nga 27 shtatori për të hyrë në lokale do të kërkohet certifikata e vaksinimit

Published

on

Gjatë raportimit të tij ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me lirimin e masave anti-COVID tha nga 27 shtatori hyrja në lokale dhe restorante do bëhet duke treguar certifikatën e vaksinimit, testin PCR apo serologjik.

“Sa i përket gastronomisë ndër sektorët më të goditur nga pandemia jemi në kontakt edhe tani dhe me miratimin e tyre jemi dike hartuar masat që edhe në gastronomi të aplikohet nga 27 shtatori masa kufizuese e personave që hyjnë brenda këtyre lokaleve vetëm me certifikata të vaksinimit, test PCR apo serologjik me shifrat dhe numrat e vaksinimit. Një masë e tillë nuk është besoj më penguese as për sektorin e gastronomisë”, tha ai.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina