Connect with us

Kulturë

Kinematografia, premierat e vitit 2021

Published

on

Studiot e mëdha kinematografike, dhe platformat transmetuese si Netflix dhe Amazon kanë prezantuar titujt e premierave që do të shfaqen gjatë vitit 2021.

Ndër këta tituj janë edhe disa prej tyre që priteshin të prezantohen në vitin që lamë pas, por pandemia e pamundësoi këtë.

The French Dispatch, me regjisor Wes Anderson, përshkruhet si një letër dashurie për gazetarët e një gazete amerikane në Parisin e shekullit XX. Ky është filmi i parë që shfaqet premierë më 28 janar.

Morbius me protagonistin Jared Leto i bashkohet ‘University Marvel’. Jared ka rolin e një biokimisti, Michael Morbius, i cili gjatë një eksperimenti bënë një gabim të rëndë duke i injektuar vetes gjak, dhe duke i dhënë formën e një vampire. Premiera më 18 shkurt.

No time to die, premiera e të cilit u shty për një vit, vjen tek publiku më 2 prill. Ky do të jetë prodhimi i 25-të ndër vite, me personazhin kryesor James Bond. Filmi vjen me kolonë zanore të këngëtares së famshme, Billie Eilish.

A quiet place II, pas suksesit të pjesës së parë të publikuar në vitin 2018, më 23 prill të këtij viti do të shfaqet pjesa e dytë me protagonisten, Emily Blunt.

Last Night In Soho, me skenarin dhe regjinë nga Edgar Wright, sjell si personazh kryesor, Anya Taylor-Joy, në rolin e një gruaje që përpiqet të kthehet pas në kohë në vitet ’60. Në këtë film të zhanrit horror, është edhe aktorja Diana Rigg, e cila është ndarë nga jeta muajt e fundit. Premiera do të shfaqet më 23 prill.

Black Widow, rikthehet me Natasha Romannoff nga Scarlett Johansson, që kthehet në shtëpi pas ngjarjeve të ‘Captain America: Civil War’, për t’u përballur me familjen dhe hidhërimin që do të lërë pas. Premiera shfaqet më 7 maj.

Fast and Furious 9, filmi aksion dhe aventurë nën rolin kryesor nga Vin Diesel, premierë më 28 maj.

The Conjouring: The Devil Made Me Do It, kapitulli i tretë i këtij filmi nga Patrick Wilson dhe Vera Farmiga. Këto seri të frymëzuara nga jeta reale e dy hetuesve të aktiviteteve paranormale, marrin një kthesë në këtë pjesë, kur një i dyshuar si vrasës pretendon se është posedimi i aftësive djallëzore që i shkakton krimet dhe jo ai vetë. Thrilleri psikologjik do të shfaqet premierë më 4 qershor.

Top Gun, Maverick me Tom Cruise do të shfaqet në ekranet tuaja më 2 korrik.

Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings, është filmi i parë i Marvel ku shfaqet artisti i famshëm i arteve marciale, Shang-Chi. Premiera më 9 korrik.

Pas këtyre të fundit nga muaji korrik në listën e top 20 janë edhe dhjetë filma të tjerë. Space Jam: A New Legacy, me LeBron James më 16 korrik. The Suicide Squad, vjen me 6 gusht. Candyman ka vendosur premierën më 27 gusht. Tetori do të fillojë me Dune më 1 tetor. The Eternals me Angelina Jolie dhe një ekip me superheronj vjen premierë më 5 nëntor. Fantastic Beasts III, në të cilin pritej të ishte edhe Johnny Depp, por pjesët e të cilit janë prerë, do të shfaqet premierë më 12 nëntor. Mission Impossible VII, do të jetë një tjetër film i 2021 me Tom Cruise i cili shfaqet më 19 nëntor. West Side Story, vjen më 10 dhjetor. I parafundit në listë është Untitled Spider-Man Sequel, me datë 17 dhjetor, i cili i paraprin Matrix IV, që do të shfaqet më 22 dhjetor.

Kulturë

Shtyhet ceremonia e çmimeve Grammy

Published

on

Ceremonia për ndarjen e çmimeve Grammy është shtyrë për 3 prill.

Kjo ceremoni ishte planifikuar që të mbahet më 31 janar në Los Angeles, mirëpo siç duket do të mbahet më vonë për shkak të përhapjes së variantit Omicron.

“Ne jemi të ngazëllyer për të marrë GRAMMY në Las Vegas për herë të parë dhe për të organizuar një shfaqje të klasit botëror,” tha Harvey Mason Jr.

Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, ku çmimet janë ndarë në muajin mars.

Continue Reading

Kulturë

Netflix sjell 25 seriale koreane në vitin 2022

Published

on

Filmat dhe serialet koreane së fundmi janë duke marrë shumë e shumë shikime, duke u bërë kështu edhe të preferuarat për shumë kë.

Andaj, platforma e njohur Netflix pritet që të sjellë 25 seriale koreane gjatë 2022-ës, transmeton Paper Radio.

Serialet që pritet të vijnë janë “All of Us Are Dead”, “Money Heist: Korea – Joint Economic Area”.

Platforma konfirmoi “Squid Game” si shfaqjen më të madhe të platformës ndonjëherë. Ka qenë shfaqja më e shikuar e Netflix në 94 vende në kulmin e saj, me 95% të shikueshmërisë që erdhi nga jashtë Koresë.

Continue Reading

Kulturë

Filmat dhe serialet që vijnë në Netflix në muajin shkurt

Published

on

Muaji shkurt pritet të jetë mjaft i pasur sa i përket publikimeve të reja të filmave dhe serialeve në platformën Netflix.

Gjatë shkurtit pritet që të vijnë filma dhe seriale të shumta, e ku disa nga ta janë pritur edhe për kohë të gjatë.

Lista e plotë:

Countdown

Gabby’s Dollhouse

My Best Friend Anne Frank

New Year’s Eve 

Raising Dion (Season 2)

That’s My Boy (2012)

The Lucky One (2012)

Transformers: Revenge of the Fallen

Dark Desire (Season 2)

MeatEater (Season 10 – Part 2) 

The Tindler Swindler (2022)

Kid Cosmic (Season 3)

Murderville (Season 1) 

Sweet Magnolias (Season 2)

Through My Window / A través de mi ventana (2022) 

Ridley Jones (Season 3)

Child of Kamiari Month (2021)

Love Is Blind: Japan (Season 1) 

Catching Killers (Season 2)

Only Jokes Allowed (Season 1)

The Big Shot: Game Show (Season 1)

The Privilege (2022)

Into the Wind (2022) 

Bigbug (2022) 

Inventing Anna (Limited Series) 

Love is Blind (Season 2) 

Tall Girl 2 (2022)

Toy Boy (Season 2)

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina