Connect with us

Muzikë

Këngëtari Ed Sheeran vendosë edhe një rekord tjetër

Published

on

Ed Sheeran së fundi ka publikuar këngën “Bad Habits” duke thyer edhe një herë tjetër rekord botëror , pasi që kjo këngë është për momentin kënga më e mirë dhe më e dëgjuar në mbarë globin.

Ajo ka arritur të kryesojë në billboardin global, duke u zgjedhur si kënga më e mirë në Europë, Britani, por edhe kontinentin aziatik.

Këngëtari britanik këngën “Bad Habits” në platformën YouTube e ka publikuar me 25 qershor dhe deri tani ka arritur të grumbulloj 84,910,661 shikime.

Muzikë

Dua Lipa konfirmon datat e turneut në Australi dhe Zelandë të Re

Published

on

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka konfirmuar data të reja të turneut të saj botëror. 26-vjeçarja në vitin 2020 ishte e detyruar të anuloi koncertet pikërisht për shkak të koronavirusit.

“Po ndodh Australi dhe Zelandë e Re. Po e sjell turneun “Future Nostalgia” në nëntor 2022. Jam shumë e entuziazmuar që të ju shoh juve. Biletat në shitje të enjten në orën 14:00 sipas kohës lokale”, ka shkruar Dua në Instagram.

Biletat e koncerteve pritet që të dalin në shitje që nga 23 shtatori.

Continue Reading

Muzikë

Performanca e Dua Lipës në “iHeartRadio”

Published

on

Dua Lipa performoi të premten në Festivalin e Muzikës iHeartRadio 2021. e cila patjetër që do të flitet kudo .

Ylli i popit 26-vjeçar interpretoi hitet e saj më të mëdha nga albumi i saj dhe albumi fitues i Grammy-t  “Future Nostalgia”.

Dua filloi performancen e saj me këngën Physical”. Pa humbur asnjë ritëm apo një lëvizje vallëzimi ajo vazhdoi me hitet e radhës :New Rules”,”Love Again”, “Halucinate” dhe “Levetating”.

Teksa e ruajti për në fund hitin e saj “Don’t start now” për ta përmbyllur edicionin.

Ryan Seacrest ndërpreu shfaqjen për t’i dhënë yllit Çmimin Titaniumi iHeartRadio për këngën ‘Levitating’.

Çmimi Titanium ipet për këngët që preken shifrën prej një miliard klikimeve nëpër stacionet iHeartRadio. Dua mori Çmimin Titanium dy herë në vitin 2020, gjithashtu, për  këngën ”Break My Heart” dhe “Don’t Start Now”.

Continue Reading

Life

Afro 32 mijë dollarë për kasetën e papublikuar të “Beatles”

Published

on

Të paktën 31 mijë e 800 dollarë do të jetë vlera e kasetës që përmban artikuj, fotografi, intervistë dhe një këngë të papublikuar ndonjëherë nga John Lennon, i rock-bendit, “Beatles”.

Shtëpia e ankandeve në Danimarkë, “Bruun Rasmussen”, do t’i nxjerrë artikujt në ankand duke nisur nga 28 shtatori.

Sipas “Associated Press” e gjitha ishte realizuar për një radiostacion në Holandë, por nuk ishte transmetuar kurrë.

Karsten Hoejen ishte ajo e cila e realizoi regjistrimin me një magnetofon të huazuar nga një dyqan vendor.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina