Connect with us

Showbizz

Ribashkohen Jennifer Lopez dhe Ben Afflecke

Published

on

Aktorët Jennifer Lopez dhe Ben Afflecke, kanë pranuar se janë zyrtarisht në në lidhje, pas fotove që publikuan këtë javë gjatë ditë lindjes së aktores.

Lopez, është ndarë nga i fejuari i saj Alex Rodriguez, disa muaj më parë pas dyshimeve që e tradhtoi  aktoren.

Ben Afflecke kanë pasur një lidhje edhe më parë gjatë viteve 2002-2004. Këtë javë kur aktorja festoi ditëlindjen e saj të 52-të, ajo shpërndau foto me Afflecke duke e bërë zyrtare lidhjen e tyre.

Fotot e reja të publikuara nga qifti kanë sjellë disa déjà vu nga foto e tyre sa ishin në lidhje për shumë fansa, të cilët theksuan se dyshja dukej se po rikrijonin një skenë nga videoklipi i saj “Jenny From the Block”.

Showbizz

Kylie Jenner sjell në treg markën e saj më të re për kujdesin ndaj bebave

Published

on

Kylie Jenner ka ndarë me fansat e saj produktet më të reja të kompanisë së saj. Ajo ka lansuar në treg produkte për fëmijë. Këto produkte përfshijnë shampo të vogla dhe kremra hidratues për lëkurën e fëmijëve. Produktet mbajnë emrin “Kylie Baby”.

Kylie lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit të saj social duke e shoqëruar me shkrimin

“Doja të krijoja diçka që do ta përdorja për fëmijët e mi. Të gjitha këto janë të testuara dhe miratuara edhe nga Stormi. Këto janë produktet e vetme që ne përdorim për gati dy vjet tani”.

Ylli i KUWTK mendohet se do të përfshijë edhe produkte të tjera si karroca, mbulesa të karrocave, ulëse për fëmijë në makinë etj.

Në muajin maj Kylie gjithashtu ka paraqitur dokumente ligjore për të sjellë në treg markën e saj më të re “Kylie Swim”. Kjo linjë e re përfshin edhe syze dielli, çanta plazhi, mbulesa dhe këpucë. Ajo tashmë mbikëqyr dhe drejton “Kylie Cosmetics” dhe “Kylie Skin”.

Continue Reading

Showbizz

Hailey mohon akuzat, Justin më bënë të ndihem e veçantë

Published

on

Hailey Bieber më në fund u jep fund fjalëve që qarkullojnë kudo në rrjet se ajo keqtrajtohet nga bashkëshorti i saj, Justin Bieber. Këto fjalë kanë nisur për shkak të disa videove ku Justin shihet tepër agresiv ndaj Hailey-t.

Ajo e bëri të ditur këtë deklaratë pasi u shfaq në episodin e së premtes të “4D With Demi Lovato” për të folur për marrëdhënien e saj me Justin dhe martesën e tyre.

“Ka kaq shumë fjalë që qarkullojnë kudo për mua, për të (Justin), për të dy ne.”-shpjegoi Hailey. “Është kaq larg së vërtetës dhe është tërësisht e kundërta.”-shtoi ajo.

Një rast që spekuloi këto fjalë ishte ndodhia në Las Vegas, ku çifti janë parë sa bashku pasi Justin do të performonte atje në një koncert. Një kamera amatore ka kapur një moment Bieber teksa i fliste Hailey-t duke i bërtitur. Të paktën kështu dukej. Një person që është gjendur pranë në ato momente ka thënë se nuk po i bërtiste asaj. Përkundrazi, Justin e kishte kapluar adrenalina dhe po fliste me tepër emocion.
Më pas, Hailey duke shmangur çështjen e këtyre fjalëve ka vlerësuar bashkëshortin e saj me fjalët më të bukura.

“Jam vërtet me fat të jem krah një njeriu që më respekton maksimalisht, i cili më bën të ndihem e veçantë çdo ditë të jetës sime. Ndaj, kur dëgjoj të kundërtën habitem,”-shprehet Hailey

Continue Reading

Showbizz

Dhurata e Kim Kardashian për asistenten e saj

Published

on

Kim Kardashian ka blerë një dhuratë prej 14 mijë dollarëve asistentes së saj Stephanie Shepherd.

Vihet re qartë që Kim Kardashian gëzon një dashuri të veçantë për asistenten e saj, këtë ajo e dëshmoi në ditëlindjen e saj të 32-të pas një dhurate që i dhuroi asaj.

Stephanie ndau një Insta-Story dhe shpërndau një video të momentit kur hapi dhuratën. Ajo e mbishkroi klipin, “Oh dhe kjo ndodhi @kimkardashian”.

Dhurata ishte një çantë Hermès Kelly. Çanta Kelly 35 Sellier Noir Black Epsom me një vlerë rreth 14,000 dollarë.

Pasi mori dhuratën, Stephanie u tha miqve të saj në festë, “Oh zot, do të blija edhe unë një tillë.”

Ajo shkroi në një postim tjetër, duke etiketuar Kim , “Besnikëria dhe bujaria juaj për miqtë dhe familjen tuaj është e pakrahasueshme”.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina