Connect with us

Life

Ikona e stilit në serialin “Sex and the City”, Carrie

Published

on

Xhirimet për “And Just Like That”, vazhdimi i serialit  “Sex and The City” nga HBO Max  kanë filluar rreth New York City, duke na dhënë  pamje paraprake të yjeve në secilit personazh.

Carrie si zakonisht njihet fashionista më rrezikuese e grupit, duket se ajo do të qëndrojë në stilet e saj të zakonshme si  vite më parë.

E veshur me takat e larta dhe çantën e saj të preferuar Fendi Baguette, madje ajo ka rikthyer disa veshje në trend përsëri si rripi i gjerë dhe i zi i lëkurës nga Streets Ahead .

Në xhirimet e reja, Carrie e vesh rripin me një këmishë rozë Carolina Herrera dhe take të zeza, të njëjtën veshje aktorja e kishte edhe në filmin Sex and The City të vitit 2008 .

Një tjetër veshje e re e Carrie përfshin dy aksesorë që karakteri i saj ka veshur më parë. E veshur me një xhaketë të bardhë, bluzë të bardhë dhe pantallona të gjelbërta, Carrie u duk me pompa blu Manolo Blahnik Hangisi nga filmi i vitit 2008 dhe një karficë lulesh gjigande, të cilën e kishte veshur në sezonin e tretë.

Life

Shtëpia e gjerë prej 3 metrash shitet për 1.25 milionë dollarë

Published

on

Një shtëpi mjaft interesante në Boston është shitur për 1.25 milionë dollarë, shtëpi kjo e cila është e gjerë vetëm 3 metra.

Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1890, e ku ka dy dhoma dhe një banjë.

Madhësia e shtëpisë është 1.165 metra katrorë, e që është një vend i shpeshtë turistikë.

Shtëpia e dobët
Shtëpia e dobët
Shtëpia e dobët

Continue Reading

Life

Gjenden lakuriqët që bartin mutacione të koronavirusit

Published

on

Një ekip shkencëtarësh nga Laosi, në Azi, studiuan lakuriqët e natës nga katër shpellat e ndryshme të këtij vendi që përmbajnë variante të koronavirusit të ngjashme me SARS-COV-2.

Ekipi i shkencëtarëve nuk e gjeti këtë virus te lakuriqët e natës, por ata zbuluan pjesë të koronavirusit që kanë nevojë vetëm për mutacione të vogla për t’u shndërruar në një variant të ri.

Sekuenca të afërta me ato të llojeve të hershme të virusit pandemik SARS-CoV-2 ekzistojnë në natyrë dhe janë gjetur në disa lloje të lakuriqëve të natyrës nga familja Rhinolophus, shkruajnë autorët e një studimi që është në proces të rishikimit shkencor dhe botuar në formë të para-lëshimit në “Nature Portfolio Journal”.

Derisa studimi të eliminojë plotësisht teorinë se virusi mund të jetë bërë artificialisht në laboratorë, procesi i kërkimit vazhdon në mënyrë që të merren përgjigje më të plota.

“Nuk jam i sigurt se do të gjejmë ndonjëherë një gjë identike, por ajo që do të gjejmë janë viruse në lakuriqët e natës që janë të ngjashëm me koronavirusin,” tha profesori Stuart Neil, kreu i departamentit të sëmundjeve infektive në Kolegjin Mbretëror të Londrës, i cili nuk mori pjesë në studim.

“Është një ekosistem kompleks dhe nëse do të kemi fatin të gjejmë atë të duhurin apo të zbulojmë copëza mbetet një pyetje e hapur,” shtoi tutje ai për “The Telegraph”.

Zbulimi nga shkencëtarët në Laos gjithashtu thekson se më shumë pandemi, të tilla si koronavirusi, gjenden në natyrë. Ata theksojnë se studimi i mëtejshëm i SARS-CoV-2 do të ndihmonte shumë në luftën kundër një pandemie të re të mundshme.

Continue Reading

Life

Motrat japoneze bëhen pjesë e “Guiness”, si binjaket më të vjetra në botë

Published

on

Në Librin e Rekordeve “Guiness” janë bërë pjesë dy motra japoneze, si binjaket më të vjetra në botë.

Umen o Sumiyama dhe Koume Kodama janë 108 vjeçare, të cilat kanë lindur më 5 nëntor 1913, në Shodoshima të Japonisë.

Motrat japoneze ishin ndarë pas shkollës fillore, pasi që njëra nga to u dërgua për të punuar si shërbëtore, e ku më vonë edhe ishte martuar kurse tjetra mbeti në ishullin ku kishin lindur dhe kishin familjen e tyre.

Të zëna me angazhime dhe punë, motrat rrallë takoheshin derisa mbushën 70-vjeç, kur filluan të bënin pelegrinazhe së bashku.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina