Connect with us

Prishtina

Hapet sot ankandi i bamirësisë nga “Paper House” dhe Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve

Published

on

“Paper House” në bashkëpunim me Fondacionin për të Drejtat e Kafshëve do të hapë sonte një ankand të bamirësisë, për t’u ofruar kafshëve ndihmë mjekësore dhe për t’u dhënë atyre strehim.

Për artin dhe ndryshimet që “Paper House” do të bëjë në komunitetin tone, i ftuar në emisionin “Pak më drejtë me Uran Haxhën” ka folur kuratori i ankandit Gaz Ejupi.

“Në ‘Paper House’ ne besojmë në ndryshimin në komunitetin tonë. Është ankandi ynë i parë për fund të këtij viti me mision për të vazhduar në vitin e ardhshëm. Sonte pak a shumë lansohet një brend i “Paper House”, në të cilin gjenden 12 piktura dhe një skulpturë, ku të gjitha janë në shitje”, tha ai.

Ejupi ka folur edhe për rëndësinë e galerive dhe për përkrahjen nga institucionet shtetërore.

“Artistët duhet ta kenë të qartë, se jo gjithçka është rreth tenderëve, andaj edhe nuk duhet me prit. Nuk është obligim i ministrisë që të jep fonde për të gjithë artistët dhe galeritë. Por është ligji për sponzorizim që secili biznes privat ka mundësi të funksionojë, për të paguar qiranë apo edhe stafin. Por është kreativiteti ai që po na mungon dhe ne mundohemi me hedh fajin tek institucionet”, shtoi Ejupi.

Ejupi ka treguar se ekspozita është kuruar nga ideja e studentëve të Artit dhe Medias Dixhitale të cilët në praktikën e tyre janë fokusuar në kërkimin si dhe shfrytëzimin e hapësirës në artin bashkëkohor.

Së shpejti nga Gaz Ejupi do të hapet ekspozita “Arti gjatë pandemisë”, në Galerinë Kombëtare të Artit.

“Ekspozita është e bazuar në ngjarje të vërtetë dhe është ekspozitë kolektive, pasi ka qenë një thirrje publike për të gjithë artistët që të aplikojnë për këtë koncept. Teksa tani gjendemi në kohë perfekte, kemi benfitet nga covidi, sepse kemi komunikuar me botën si asnjëherë me parë, e cila na ka ndihmuar me pa botën e jashtme”, shtoi Ejupi.

Teksa edhe sot në emisionin “AM to PM” ka qenë i ftuar kyre-kuratori i ankandit bamirës Vullnet Jakupi, i cili ka folur për detajet dhe vështirësitë në realizimin e ekspozitës.

Lajmet

​Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës

Published

on

Kuvendi komunal i Prishtinës ka mbajtur mbledhjen inauguruese, ku u betuan kryetari i zgjedhur, Përparim Rama dhe asamblistët e rinj.

Në ceremoninë solemne, kryetari Përparim Rama u betua se do t’i kryejë gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri dhe mënyrë të paanshme.

Para pranim-dorëzimit të detyrës, u pa një përqafim i “ngrohtë” mes ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe Përparim Ramës.

Në legjislaturën e re të asamblesë komunale u panë të jenë gjithë këshilltarët komunal nga gjitha partitë politike, përveç ish kandidatit të LVV-së për kryetar, Arben Vitia.

Asamblistët e LVV-së, u betuan edhe para flamurit kombëtar, të cilin e kishin vendosur para tavolinave të tyre.

Continue Reading

Lajmet

“Prite n’Shesh”, aktiviteti nga Komuna e Prishtinës që fillon më 10 dhjetor

Published

on

Edhe këtë vit për festat e fundvitit Komuna e Prishtinës ka planifikuar aktivitete të ndryshme kulturore.

Komuna ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të organizohet aktiviteti “Prite n’Shesh”.

Sipas Komunës, ky aktivitet do të mbahet nga 10 dhjetori deri më 31 dhjetor.

Njoftimi i plotë i komunës:

Komuna e Prishtinës ka kënaqësinë të ju ftojë në aktivitetin e njohur të komunës të quajturin Prite n’Shesh!

Ky aktivitet hapet me 10 Dhjetor 2021 duke filluar nga ora 20:00 dhe do të vazhdojë deri më 31 Dhjetor 2021.

Gjithashtu, 26 bizneset fituese ftohen nesër me datën 8 Dhjetor prej orës 14:00 në Komunën e Prishtinës për t’a tërhequr shortin për numrin e shtëpizës që do të posedojnë përgjatë këtij aktiviteti.

Falënderojmë të gjitha bizneset që aplikuan!

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Continue Reading

Kosova

Përparim Rama sot merr detyrën e kryetarit të Prishtinës

Published

on

Përparim Rama sot do ta merr detyrën e të parit të Komunës së Prishtinës.

Mbledhja inauguruese ku pritet të bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit Rama do të bëhet në ora 10:00.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje inauguruese do të bëhet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit të Prishtinës, nga Shpend Ahmeti tek Përparim Rama.

Kujtojmë që Përparim Rama ia mësyu garës për të parin e Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina