Connect with us

Kosova

Hana Xhemajli, e specializuara në pandemi që tregoi pak ma drejt gjendjen në Kosovë me COVID-19

Published

on

Sot në emisionin “Pak ma drejt me Uran Haxhën” në Paper Radio ka qenë e ftuar Hana Xhemajli nga “Kosova që duam” dhe studiuese e politikave globale shëndetësore.

Xhemajli disa muaj më herët kishte magjistruar duke u thelluar në temën e pandemisë, mirëpo rastësia e deshi që ajo të ishte në kohën e një pandemie sikur COVID-19. E gjendur në Kosovë përgjatë mbylljes së parë, Hana ishte dëshmitare e një menaxhimi që lë për të dëshiruar në Kosovë, duke potencuar që edhe shtetet më të zhvilluara kanë pësuar kolaps.

Megjithatë, gjendja që sot po shihet në publik nga partitë politike tregon një gjë jo të mirë.

“Ne nuk kemi mungesë të rregullave, pasi janë të gjitha të shkruara qartë. Mirëpo, ne kemi mungesë të respektimit të rregullave. Janë gjëra që po shihen. I ke të njëjtit njerëz që i bien rregullat, të njëjtit njerëz i shkelin rregullat. I shoh unë partitë politike në tubime, secila prej tyre, sikur ajo shprehja ‘Bën çka të them unë, mos bën çka bëj unë’. Është shembull i keq”, ka thënë Xhemajli, duke e kritikuar gjithashtu publikimin e fotografive, si akt arrogant.

Përball botës që është në mbyllje, Kosova është mjaft e hapur dhe të paktën kafiteritë janë të hapura. Por, sipas Xhemajlit duhet të respektojmë rregullat sepse ende është pandemia dhe nuk duhet të kthejmë kokën anash.

“Covidi është ende prezent dhe pres që të ketë më shumë presion, që njerëzit të kërkojnë nga të votuarit e tyre që mos të na lënë të futemi në një krizë tjetër. Madje kriza e Covidit nuk është vetëm krizë shëndetësore”, shtoi Xhemjali

Të qenit në një fushatë elektorale, përbën edhe pyetjen se ku janë partitë politike me programe që tregojnë se si do të veprojnë me COVID-19.

“Ka shumë amulli, kërkojnë vetëm vota, por nuk ka asgjë konkrete si të zgjidhen problemet. Këto mekanizma kërkojnë njerëz që janë profesionistë në këto fusha. Partitë dijnë të kërkojnë njerëz vetëm 2 javë përpara zgjedhje dhe kjo nuk mjafton”, tha Xhemajli, e cila shtoi se nga jashtë politikës zor se mund të kesh dorë në ndryshim, duke treguar se “Unë merrna me pandemi, dhe nuk kam qasje fare në menaxhimin e pandemisë”. Kur u pyet nëse dikujt nga institucionet i ka shkuar ndërmend që të thërret Hana Xhemajlin si ndër të paktat të specializuara për pandemi, për t’i kërkuar ndihmë, ajo tha “Nuk kam pasur thirrje që të angazhohem, përkundër kësaj unë kam bërë përpjekje vet të angazhohem dhe të ndihmojë”.

*Emisioni “Pak ma drejt me Uran Haxhën” transmetohet nga e hëna në të premtë, nga ora 13:00 deri në ora 15:00 | Paper Radio 91.1 FM

Continue Reading

Kosova

​Glauk Konjufca: Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sot është ditë e rëndësishme për demokracinë.

Konjufca është deklaruar pasi ka votuar në Qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë.

“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë meqenëse qytetarët e Kosovës përmes votës së lirë e demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal në Republikën tonë, do t’i zgjedhin kryetaret e komunave dhe do ta përcaktojnë po ashtu përmbajtjen e asambleve komunale nëpër te gjitha komunat e shtetit tonë. Deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Sipas KQZ-së dhe me sa po mësojmë prej misioneve të vëzhgimit dhe monitorimit të zgjedhjeve, urojmë që kështu të përmbyllet procesi e gjithçka të shkojë mirë e qytetarët t’i kenë ata të cilët e marrin pushtetin lokal sipas votës dhe besimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Continue Reading

Kosova

Deri në orën 11:00 kanë marrë pjesë 8,24% e qytetarëve në votime

Published

on

Në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale 2021, ndërsa deri në ora 11:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 8,24%.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 11:00, deri tani kanë votuar 73 mijë e 928 qytetarë.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.

Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.

Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Continue Reading

Kosova

Kurti: Qytetarët sot vendosin kush do të vendos

Published

on

Kryeministri Albin Kurti e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës për zgjedhjet lokale.

Kurti tha se do të ketë bashkëpunim për fuqizimin e komunave në katër vitet e ardhshme, e ku edhe i inkurajoi qytetarët që të votojnë.

“Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqytetit posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demkratike. Qytetarët sot vendosin së kush do të vendos. I inkurajoj të gjithë pa dallim prejardhje, përkatësie e pasurie që ta shfrytzojnë këtë moment barazie. Si kryeministër bashkë me Qeverinë do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Kosovës në të gjitha komunat”, tha Kurti.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina