Connect with us

Sport

Gjashtë medalje në turneun ndërkombëtar në Slloveni

Published

on

Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të marrin 6 medalje në turneun ndërkombëtar në Lendava të Sllovenisë.

Turneu ndërkombëtar që u mbajt gjatë së dielës ishte për grupmoshat U12, U14, U16, U21.

Pjesëmarrës atje ishin 184 garues dhe 32 klube nga 4 shtete.

Nga Kosova në këtë turne morën pjesë 6 garues në grupmoshen U21, nga të cilët 4 të artë, një i argjendtë dhe një i bronztë.

Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmës trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.

Të artë:

Dardan Cena -73 kg

Anes Veseli -100 kg

Fatjona Kasapi -57kg

Dëbora Gjakova -63 kg

I argjendtë:

Muhamedin Veseli -66 kg

I bronztë:

Rios Kuka +100 kg

Sport

Sonte zhvillohet përballje titanësh, Arsenali dhe Liverpooli kërkojnë finalen

Published

on

Sot në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja gjysmëfinale në Carabao Cup në mes Arsenalit dhe Liverpoolit.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë në mes këtyre dy skuadrave, pasi që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-0.

Kurse, në ndeshjen e sotme Arsenalit do t’i mungojë futbollisti shqiptar Granit Xhaka, pasi që në ndeshjen e kaluar u ndëshkua direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër ndaj sulmuesit Diego Jota.

Kurse, te Liverpooli mungojnë Keita, Mane, Philips dhe Mohamed Salah.

Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet në finale me Chelsean.  

Continue Reading

Sport

Fillon edicioni i “Australian Open”

Published

on

Turneu i parë grand slam në tenis “Australian Open”, ka filluar sot. Pas shumë ditëve zhurmë e politikë nëse duhej t’i lejohej tenistit numër  Novak Gjokoviq, pjesëmarrja edhe pa vaksinë anti-COVID, më në fund, skena ishte për vetë sportistët.

Në ditën e parë, debutuesi në këtë garë Sebastian Korda, bëri befasi të madhe, duke eliminuar me lehtësi bartësin e 12-të të turneut, Cameron Norrie me 3:0 në sete (6:3, 6:0, 6:4).

Amerikani në xhiron e dytë do të ndeshet me fituesin e meçit mes dy francezëve Corentin Moutet dhe Lucas Pouille.

Continue Reading

Sport

Shqipëria aranzhon një tjetër ndeshje miqësore

Published

on

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se kuqezinjtë do të zhvillojnë një tjetër ndeshje miqësore në muajin mars.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Reja do të ballafaqohet me Gjeorgjinë më datën 29 mars dhe ky do të jetë ballafaqimi i 14-të ndërmjet këtyre dy vendeve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është rënë dakord që ndeshja të luhet në Shqipëri, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar.

Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me një bilanc prej 3 fitoresh për kuqezinjtë, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët. Nga këto, 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore Europiani e Botërori dhe 4 kanë qenë miqësore.

Tre ditë para përballjes me Gjeorgjinë (26 mars), Shqipëria do të luaj kundër Spanjës, në një sfidë po ashtu me karakter miqësor.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina