Connect with us

Tech

Frances Haugen sfidon Facebookun

Published

on

Frances Haugen është 37-vjeçare. Ajo ka punuar dy vjet për Facebookun në selinë e firmës në Menlo Park në bregun perëndimor të San Francisco Bay.

Në maj të këtij viti Haugen braktisi punën në Facebook për shkak se nuk pajtohej me indiferencën e punëdhënësit ndaj problemit të përhapjes së gjuhës urrejtëse në platformë. Facebook ka rreth tre miliardë shfrytëzues. Haugen ka marrë me vete dokumente e dëshmi kundër Facebookut.

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” shkruan në një tekst të gjatë se kush i lexon dokumentet dhe aktet e Frances Haugen arrin në përfundimin se Facebooku është duke e shkatërruar shoqërinë dhe demokracinë.

Facebook dhe dy ndërmarrjet e saj WhatsApp dhe Instagram akuzohen për shkaktim të varësisë digjitale, për deformime personaliteti, për erozionin e diskursit politik, për krijimin e kushteve për gufimin e urrejtjes dhe rrenave, për kapitalizmin përgjues, i cili i copëton njerëzit në të dhëna vetëm e vetëm për t’iu shitur atyre rraqe, nënvizon “Süddeutsche Zeitung”. Por kjo nuk është e tëra: në disa vende si në Sri Lankë, Meksikë apo Etiopi urrejtja në mediat sociale ka nxitur përndjekjen, në Birmani ka çuar në gjenocid.

Frances Haugen ka punuar në departamentin e “Civic Integrity”, detyrë e të cilit ka qenë të luftojë urrejtjen dhe aktivitetet kriminale. Pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të mbajtura para një viti, ky departament është shpërbërë. Sipas dokumenteve që disponon Frances Haugen, bandat meksikane të drogës përmes Facebookut angazhojnë vrasës, ndërsa kontrabandistët e njerëzve në Lindjen e Afërt e shfrytëzojnë platformën për “biznesin” e tyre. Në studimet interne të Facebookut theksohet se platforma Instagram dëmton personalitetin e të rinjve, të cilët orë e çast garojnë me fotografi për të rënë sa më shumë në sy. Rezultat i kësaj gare janë frika dhe depresioni i të rinjve. Në Britaninë e Madhe 13 për qind e vajzave të anketuara thonë se për shkak të Instagramit mendimet e tyre për vetëvrasje janë bërë edhe më të tmerrshme.

Në qershor vlera e Facebookut ishte një miliardë dollarë. Frances Haugen i tregoi gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung” se departamenti i saj për luftimin e gjuhës urrejtëse kishte programuar algoritmet në atë mënyrë që të kufizohen postimet që nxisin urrejtje. Por në të njëjtën kohë një departament tjetër kishte ndërhyrë pa konsultim fare dhe barrierat për kufizimin e gjuhës së urrejtjes ishin shembur. Sipas Haugen Facebooku fiton në vit gati 30 miliardë dollarë, rrjedhimisht, shton ajo, kjo firmë do të duhej të angazhonte 600 punëtorë për të luftuar një problem dhe jo gjashtë. Një zëdhënës i Facebookut i tha “Süddeutsche Zeitung” se mbi 40 mijë punëtorë janë të angazhuar në garantimin e sigurisë së Facebookut. “Që nga viti 2016 kemi investuar më shumë se 13 miliardë dollarë në ekipe dhe teknologji në këtë fushë, të cilat orë e çast verifikojnë përmbajtjet në 50 gjuhë në më shumë se 20 zyra në mbarë botën”. Megjithatë, gjuha e urrejtjes nuk është kufizuar aq për shkak se punëtorët e Facebookut nuk i njohin të gjitha gjuhët në të cilat postohet. Për shembull disa moderatorë të Facebookut që flasin arabishten e Marokut ankohen se nuk mund t’i verifikojnë postimet nga Siria apo Jemeni për shkak të dialektit tjetër arab. 84 për qind e orëve që në Facebooku i kushtohen luftimit të dezinformimit kanë të bëjnë me masa që synojnë mbrojtjen e përdoruesve amerikanë të Facebookut. Vetëm 16 për qind e buxhetit harxhohet për pjesën tjetër të botës, shkruan “Süddeutsche Zeitung”. Sipas kësaj gazete duket se Facebooku është shndërruar në një “makinë ferri”, të cilën themeluesit e saj nuk e kanë më nën kontroll.

Të martën (sipas kohës amerikane) Frances Haugen do të dëshmojë para nënkomitetit për mbrojtje të konsumatorëve, siguri të produkteve dhe siguri të dhënave të Senatit amerikan. Ajo frikësohet se Facebook mund t’i hakmerret. Por Frances Haugen thotë se qëllimi i saj nuk është të dëmtojë punëdhënësin, por vetëm ta detyrojë të ndërmarrë masa efektive në luftimin e gjuhës së urrejtjes.

Tech

Vlera e Bitcoin arrin 60 mijë dollarë

Published

on

Monedha dixhitale, Bitcoin po vazhdon të rritet përkundër paralajmërimeve se do të zbret vlera e saj.

Falë optimizmit në rritje të investitorëve, ai arriti në 60 mijë dollarë në orët e para të ditës së premte (sot), që është më i larti në gjashtë muajt e fundit, raporton coindesk.

Pozitiviteti në treg u shkaktua nga raportet mbi miratimin e mundshëm të ETF-it të parë amerikan të bitcoin (fondi i tregtuar në këmbim).

Bitcoin u rrit me 3.87 për qind dhe arriti në 59.539 dollarë në 01:51 sipas kohës Lindore. Etherum u rrit 1.23 për qind në të njëjtën kohë – në 3,837 dollarë.

Continue Reading

Tech

Tesla do të fillojë prodhimin në Gjermani

Published

on

Tesla do të fillojë prodhimin e “Model Y” në fabrikën e saj të re në Berlin para fundit të vitit 2021, ka njoftuar Elon Musk.

Ai tha se prodhimi duhet të fillojë në nëntor ose dhjetor dhe dërgesat e para të “Model Y” nga fabrika gjermane pritet të fillojnë në dhjetor.

Sidoqoftë, prodhimi masiv në fabrikë nuk do të fillojë për ca kohë.

Musk tha se ai shpresonte që fabrika të prodhonte nga 5 mijë deri në 10 mijë automjete në javë deri në fund të vitit 2022, por ai gjithashtu komentoi se “do të duhet më shumë kohë për të arritur prodhimin në shkallë të gjerë sesa u desh për të ndërtuar fabrikë”, sipas Bloomberg.

Tesla synon që të prodhojë 500 mijë makina në vit në Berlin dhe të punësojë deri në 12 mijë punëtorë.

Continue Reading

Tech

Fillon prodhimi i Volvos së re elektrike

Published

on

Tashmë Volvo ka filluar prodhimin e modelit më të ri elektrik C40 Recharge në Belgjikë.

Volvo po ashtu më parë kishte njoftuar se që nga viti 2030 po planifikon që të prodhojë vetëm vetura elektrike.

Bazuar në platformën mekanike CMA, C40 Recharge është Volvo i parë i bërë për të përdorur ekskluzivisht një motor elektrik si një sistem shtytës.

Modeli i vetëm elektrik deri më tani ishte XC40 Recharge, por ai u ndërtua fillimisht si një automjet me një motor SUS, dhe një version elektrik u ndoq më vonë.

Për më tepër, C40 Recharge është coupe-crossover i parë që ofrohet nga marka Volvo.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina