Connect with us

Kosova

Fillojnë takimet e Ministrisë së Shëndetësisë për shqyrtimin e masave Anti-Covid

Published

on

Kanë filluar takimet konsultative të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me shqyrtimin e masave Anti-Covid.

Gjatë të mërkurës është mbajtur një takim i tillë, kurse MSH-ja ka konfirmuar për Telegrafin se masat janë duke u shqyrtuar.

“Po, ka pasur takime. Sot nuk pritet të merret ndonjë vendim në lidhje me masat antiCOVID-19 dhe është herët të flitet për këtë”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, fillimi i muajit janar ka shënuar edhe rritjen e rasteve me koronavirus në vendin tonë. Në pesë ditët e para të vitit 2022 në Kosovë u konfirmuan gjithsej 329 raste të reja, ndërsa është shënuar edhe një viktimë, duke çuar në 2,991 numrin e personave që kanë humbur jetën nga virusi në Kosovë.

Më datën 1 janar, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë konfirmuar 47 raste të reja me koronavirus, dhe 1 rast i vdekjes.

Kosova

Rreth 18 mijë raste aktive me Covid-19

Published

on

Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit njofton se 17 mijë e 743 persona janë të infektuar me koronavirus në vend.

Derisa 458 ia kanë dalë betejës me virusin dhe 2 mijë e 957 raste të reja janë shënuar.

Kurse 1 person ka vdekur dhe janë zhvilluar rreth 12 mijë testime.

Continue Reading

Kosova

Vazhdon gjykimi ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Published

on

Sot, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Seanca gjyqësore do të fillojë nga ora 08:00 për të vazhduar deri në orën 16:00.

Të premten në rastin e tyre është dëgjuar dëshmitarja eksperte, Anna Myers. Ajo është përgjigjur rreth sinjalizuesve, të drejtave të tyre dhe rregullimit të sinjalizimit përmes ligjeve.

Ata u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Continue Reading

Kosova

Pas rritjes së rasteve me Covid-19 sot diskutohen masat e reja

Published

on

Ditëve të fundit janë shtuar rastet pozitive me Covid-19 në vend andaj pritet që të diskutohen edhe masat e reja.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 2050 raste të reja pozitive. Kurse, aktualisht janë 7200 raste aktive.

Për sot është paralajmëruar një mbledhje e Komitetit ndërministror për të shqyrtuar masat e reja.

Sipas KosovaPressit, ndër masat që pritet të merren është vendosja e orës policore në 22:00.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina