Connect with us

Bota

Festivali i Kanës shpenzoi mbi 1 milion dollarë për teste të Covid-19

Published

on

Edicionit të 74-të të Festivalit të Filmit në Kanë i ka kushtuar mbi 1 milion dollarë testimi i rregullt dhe falas për Covid-19 për afro 28 mijë pjesëmarrës, sipas Variety.

Të pranishmit nga Bashkimi Evropian mund të anashkalonin procedura të tilla duke treguar prova të vaksinimit, por nuk kishte asnjë garanci se njerëzit nuk do të sëmureshin pasi varianti Delta u përhap në mbarë botën.

Deri më tani, nuk ka pasur raportime për shpërthime të mëdha në Kanë. Ndërkaq edhe thashethemet se Presidenti francez Emmanuel Macron do të mbyllte festivalin u treguan të pabazuara, pasi rregullat më të rrepta të vendit për pranimin në ngjarjet kulturore nuk hynë në fuqi deri pas këtij festivali.

Continue Reading

Bota

Varianti Delta, shqetësim për botën

Published

on

Varianti Delta i koronavirusit është duke u përhapur me lehtësi, në shumicën e vendeve në botë, madje Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA, e ka cilësuar variantin indian të ngjashme “lijen e ujit”.

Sipas studimit të fundit të publikuar nga CDC, personat e infektuar me variantin Delta, kanë një sasi të madhe të virusit në hundë dhe fyt.

Hulumtimi i ri tregon se edhe vaksinat e krijuara ndaj virusit mund të mos jenë  mjaftueshëm mbrojtëse ndaj këtij varianti.  

Teksa në shumë vende qytetarët po refuzojnë vaksinimin ndaj coronavirusit, nga ana tjetër Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje shteteve të ofrojnë nga 100 dollarë për të vaksinuarit kundër koronavirusit, si përpjekje për të rritur shkallën e imunizimit në SHBA.

SHBA-ja ka rikthyer përdorimin e maskës pas përhapjes së variantit Delta.

Teksa SHBA-ja dhe Evropa po përballen me variantin Delta, në Kinë ka shpërthyer prap koronavirusi i variantit Alpha, i cili supozohet të jetë “Infektimi më i madh pas Vuhanit”. Virusi është përhapur në pesë provinca të Pekinit, ndërkohë në

Continue Reading

Bota

Gjermania pritet të rikthej testimet e detyrueshme për Covid-19 për vizitorët

Published

on

Rastet e reja me koronavirus që po vazhdojnë të rriten në Gjermani, kanë bërë që të mendohet që të rikthehen testimet e detyrueshme për vizitorët.

Rregullat e reja për hyrje në Gjermani kanë për qëllim frenimin e përhapjes së virusit korona prej pushuesve jashtë vendit.

Sipas një projekt-urdhërese nga Ministria federale e Shëndetësisë, personat e pavaksinuar në veçanti duhet të jenë të përgatitur për detyrime të reja për testim. “Vala tjetër e numrit të lartë të infektimeve që pritet, sipas parashikimeve aktuale, duhet të shtyhet sa më shumë që të jetë e mundur.”

Kabineti i qeverisë federale do të vendosë mbi draftin të premten, e vendimi duhet të hyjë në fuqi të dielën.

Continue Reading

Bota

Biden ofron pako ndihmëse vetëm që qytetarët të vaksinohen

Published

on

Miliona punëtorë federalë në SHBA do t’iu kërkohet të verifikojnë se janë vaksinuar kundër coronavirusit ose përndryshe përballen me vendosjen e detyrueshme të maskës, testimin javor, distancimin dhe rregulla të tjera të reja, njoftoi të enjten administrata e presidentit amerikan, Joe Biden.

Udhëzimet e reja të rrepta kanë për qëllim rritjen e normave të ngadalta të vaksinimit në mesin e 4 milionë amerikanëve që tërheqin pagesat federale dhe për të vendosur një shembull për punëdhënësit privatë në të gjithë vendin, raporton theguardian.

“Është një pandemi e re e të pavaksinuarve, njerëzit po vdesin edhe pse nuk kanë arsye të vdesin, duke pasur vaksinimet”, tha Biden.

Biden u ka bërë thirrje qeverive shtetërore dhe vendore, që të përdorin fondet e siguruara nga paketa e ndihmës kundër coronavirusit për të stimuluar vaksinimet duke ofruar 100 dollarë për individët që marrin vaksinën.

Deri më tani rreth 57.7 për qind (rreth 190 milionë) banorë e ka marrë së paku një dozë të vaksinës ndërsa rreth 50 për qind (164 milionë) janë vaksinuar plotësisht

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina