Connect with us

Kulturë

Festivali “Anibar” i hapë dyert në Pejë, në program janë 300 filma

Published

on

Ka filluar festivali ndërkombëtarë i animacionit “Anibar”, për të shënuar kështu edicionin e 12-të.

Kino “Liqeni” ishte vendi se ku u bë ceremonia hapëse e këtij festivali, e ku të pranishëm ishin shumë dashamirës të filmit të animuar, personalitete të njohura vendore si dhe ndërkombëtare.

Shfaqja e filmave të animuar do të bëhet nëpërmjet internetit për shkak të situatës me pandeminë por festivali do t’i hap dyert përsëri në qytetin e Pejës për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë prezentë. 

Duke e pasur parasysh situatën me pandeminë, organizatorët u inspiruan që ky edicion temë të ketë izolimin. E ku ky edicion do t’i dedikohet tregimit të storieve të izolimit nëpërmjet animacionit si medium krijues. Një edicion ku do të eksplorohet izolimi në tërësi, me të gjitha nuancat e tij, izolimin artistik, izolimin të cilët qytetarët e Kosovës e përjetojnë tash e shumë vite si pasojë e mungesës së vizave.

Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar vjen me një program mjaft të pasur prej 300 filmash, nga 1413 të dërguar, nga e gjithë bota. Filmat ndahen në nëntë kategori, gjashtë prej të cilave janë garuese: Gara Ndërkombëtare, Gara Studentore, Gara Ballkanike, Gara e Videomuzikës së Animuar, Gara e Filmit të Metrazhit të Gjatë dhe Kategoria e të Drejtave të Njeriut dhe tri kategori tjera që janë jokonkurruese: Panorama Jashtë Garës dhe Programi për Fëmijë dhe të Rinj.

Përveç shfaqjes së filmave të animuar, si çdo edicion tjetër edhe këtë vit do të ketë programe tjera, ku përfshihen pesë prezantime, katër punëtori dhe gjashtë panele. Si në vitet e mëparshme, të ftuar specialë do të bashkohen për të ofruar njohurinë e tyre rreth industrisë së animacionit.

Personalitete me renome botërore, fitues të çmimeve Oskar, animator të serive me prestigjioze në mbarë botën, do të mblidhen për të ndarë eksperiencën e tyre së bashku me ju, nëpërmjet mediumeve të ndryshme të festivalit.

Anibar këtë vit sjellë edhe programin muzikor, ku do të performonjë shumë artistë si: Uj pa Gaz, Yll Megi, Zëada, Eptan, Stratos, Elsa Rraqi & Ilir Bajri, Florent V, Altin Boshnjaku dhe Ashikët e Gjakovës.

Ky edicion i festivalit përfundon më 30 Korrik.

Kulturë

Hapet muzeu i filmave në Los Angeles

Published

on

Në Los Angeles është hapur muzeu i filmave. Ky muze pritet të jetë i disponueshëm javën e ardhshme për publikun, kurse do të jetë muzeu më i madh dedikuar filmit në Amerikën e Veriut.

Deri më tani ky qytet nuk kishte një muze të tillë kurse tani pritet që të jetë një vend mjaft i dashur për fansat e filmave.

Po ashtu, ky muze po vlerësohet për dizajnin e veçantë, e në të cilin janë investuar rreth 390 milionë dollarë.

Continue Reading

Kulturë

RuPaul Charles bënë histori në “Emmy Awards”

Published

on

Artisti RuPaul Charles këtë vit ka arritur të fitoj tri çmime në “Emmy Awards”, kështu duke u bërë personi i parë me ngjyrë që grumbullon 11 trofe nga “Emmy Awards”.

Charles mori çmimet në tre kategori për të cilat ai shpesh herë edhe është lavdëruar dhe përfolur. Në eventin madhështor, ikona 60-vjeçare u nominua për të 16-tën herë në total për ekskluzivitetin “RuPaul’s Drag Race”. Shfaqja “RuPaul’s Drag Race” në përgjithësi ka marrë 59 nominime dhe ka fituar 25 “Emmy”.

Nuk ka shenja që RuPaul ka në plan që të ndalojë pasi muajin e kaluar ai ka njoftuar sezonin e 14 -të të “Drag Race” në VH1, plus edhe një sezon të ri të pas shfaqjes me titull “Drag Race: Untucked”. Përpos të gjitha këtyre pritet që edhe pjesa e dytë e “Secret Celebrity Drag Race” të publikohet.

Continue Reading

Kulturë

Netflix do të publikoj trailerin e dokumetarit për Britney Spears

Published

on

Netflix do të publikoj sot trailerin e dokumentarin për Britney Spears, një klip prej 18 sekondash, ku dëgjohet zëri i këngëtares duke lënë një mesazh për avokatin e saj në vitin 2009.

Dokumenatari do të publikohet më 28 shtator në platformën Netflix, një ditë para seancës së ardhshme gjyqësore të Spears e cila do mbahet me 29 shtator.

Dokumentari drejtohet nga Erin Lee Carr dhe është duke u punuar mbi të tash e një vit. Netflix refuzoi kërkesën e Variety për koment mbi projektin dhe përfaqësuesit.

Dokumentari u përqendrua pjesërisht në lëvizjen e fansave #FreeBritney që për vite me radhë, protestojnë për lirin e këngëtares, të cilët thonë së këngëtarja po mbahet nën kontrollin e babait mbi financat e saj dhe djalin e saj, kundër vullnetit të saj tash e 13 vite.

Dokumentari i Netflix për Spears, i cili u raportua për herë të parë nga Bloomberg muaj më parë, ka qenë në punë shumë kohë para se të debutonte “Framing Britney Spears”.

Që nga koha kur doli dokumenti i New York Times (dhe pasi projekti Netflix u vu në zhvillim), situata e Spears është futur në qendër të ciklit ndërkombëtar të lajmeve, pasi Spears dha dëshminë e saj, për herë të parë, më 23 qershor, gjatë seancës së saj të parë publike gjyqësore në Gjykatën Superiore të Los Angeles

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina