Connect with us

Kulturë

Eurovision 2022 do të mbahet në Torino

Published

on

Torino është zyrtarisht qyteti që do të mirëpresë festivalin “Eurovision” vitin e ardhshëm.

Kandidatura e paraqitur gjatë verës nga kryebashkiakja Chiara Appendino, rezultoi me fitore duke lënë prapa qytete tjera të njohura si: Milano, Bolonja, Pesaro, Roma e të tjerë.

Italia do të organizojë “Eurovision 2022”, pasi grupi i rokut, Maneskin, i solli fitoren këtij shteti në edicionin e këtij viti të mbajtur në Roterdam, shkruan L’occio.

Qyteti i Torinos thuhet se ofroi gati shtatë milionë euro, një shifër për të cilën komuna ka kontribuar nga xhepi i saj – gjersa pjesë e kontributit janë edhe fondet e shtuara nga autoritetet lokale dhe shoqatat territoriale.

Kulturë

“Wonder Woman” sjell pjesën e tretë

Published

on

Prodhuesit filmik DC, kanë njoftuar se po risjellin pjesën e tretë të filmit “Wonder Woman”. Pjesa e parë e këti filmi ishte në vitin 1984 i cili më pas kishte pjesën vazhdues në vitin 2017.

Ndërsa u shfaqën në DC Fandome të shtunën, drejtori i ekskluzivitetit Patty Jenkins dhe aktorja e Wonder Woman, Lynda Carter, konfirmuan se trekëndëshi bashkëpunues është ende duke funksionuar.

“Ne jemi shumë të emocionuar për Wonder Woman 3”, tha Patty, përmes Deadline.

Në një intervistë gjatë verës, Patty foli për filmin Wonder Woman të vitit 1984 që do të dilte në kinema dhe në HBO Max në të njëjtën kohë, duke e quajtur “zemërthyese”

Continue Reading

Kulturë

“The Batman”, traileri i parë zyrtar

Published

on

The Batman ka publikuar trailerin e parë zyrtarë për filmin i cili pritet të publikohet për kinema dhe në platformat online më 4 mars 2022.

Aktorët kryesor në film janë Robert Pattinson-Batman, Zoe Kravitz, Paul Dano, Colin Farrell. Filmi është prodhuar nën produksionin e DC Fan Dome.

Filmi pritet të jetë dramë dhe është paraqitur më e zymtë se zakonisht, teksa ka shfaqur shumë gjëegjëza dhe sekrete në trailer.

Continue Reading

Kulturë

Letrat e Fishtës ekspozohen në provincën françeskane për 150-vjetorin e lindjes

Published

on

Shkrime dhe letërkëmbime të poetit tonë kombëtar por edhe piktura e tij e vetme, origjinale, e realizuar në Itali u publikuan për herë të parë në Provincën Franceskane në kuadër të 150 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të mëdha të letërsisë shqipe.Studiues, personalitete të letrave, si dhe klerikë e diplomatë u bënë bashkë në kuvendin françeskan në Shkodër.

Fishta nuk mund t’i përkasë të shkuarës, por është e tashmja, dhe e ardhmja e Shqipërisë. Ai i përket njerëzimit, dhe i përshkon shekujt.

Sabri Hamiti studiues nga Kosova  dhe pedagogu Mark Marku, shprehen kritik pasi sipas tyre, në tekstet shkollore nuk kanë rëndësinë e duhur veprat e Fishtës.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina