Connect with us

Kulturë

Elon Musk do të ndihmojë në ndërtimin e një spitali

Published

on

Elon Musk do të dhurojë 50 milionë dollarë në fushatën e bamirësisë nga SpaceX Inspiration4 për një spital fëmijësh.

Vetë Inspiration4, ditën e djeshme postoi një status në Twitter teksa i uronte mirë se ardhjen në Tokë ekuipazhit të austronautëve në misionin e tyre të fundit. Më pas, ata vijuan duke thënë se misioni i tyre nuk ka përfunduar akoma pasi kërkuan ndihmën e të gjithëve për të grumbulluar 200 milionë dollarë për t’ia dhuruar spitalit të fëmijëve St. Jude.

Elon Musk iu përgjigj këtij statusi duke konfirmuar se 50 milion dollarë do të dhurohen personalisht nga vetë ai. Fushata e bamirësisë ka arritur të grumbullojë rreth 160 milionë dollarë duke llogaritur dhe shumën që Musk do të dhurojë.

Rikujtojmë që ekuipazhi i Inspiration4 u nis për misionin e tyre në hapësirë të mërkurën që lamë pas nga Qendra Hapësinore e NASA në Kennedy, Florida. Jared Isaacman, biznesmen i fuqishëm dhe njëkohësisht komandant i këtij misioni dhuroi 100 milion dollarë për spitalin në fjalë, duke bërë që të arrihet objektivi madje më shumë se 200 milion dollarë.

Kulturë

“Wonder Woman” sjell pjesën e tretë

Published

on

Prodhuesit filmik DC, kanë njoftuar se po risjellin pjesën e tretë të filmit “Wonder Woman”. Pjesa e parë e këti filmi ishte në vitin 1984 i cili më pas kishte pjesën vazhdues në vitin 2017.

Ndërsa u shfaqën në DC Fandome të shtunën, drejtori i ekskluzivitetit Patty Jenkins dhe aktorja e Wonder Woman, Lynda Carter, konfirmuan se trekëndëshi bashkëpunues është ende duke funksionuar.

“Ne jemi shumë të emocionuar për Wonder Woman 3”, tha Patty, përmes Deadline.

Në një intervistë gjatë verës, Patty foli për filmin Wonder Woman të vitit 1984 që do të dilte në kinema dhe në HBO Max në të njëjtën kohë, duke e quajtur “zemërthyese”

Continue Reading

Kulturë

“The Batman”, traileri i parë zyrtar

Published

on

The Batman ka publikuar trailerin e parë zyrtarë për filmin i cili pritet të publikohet për kinema dhe në platformat online më 4 mars 2022.

Aktorët kryesor në film janë Robert Pattinson-Batman, Zoe Kravitz, Paul Dano, Colin Farrell. Filmi është prodhuar nën produksionin e DC Fan Dome.

Filmi pritet të jetë dramë dhe është paraqitur më e zymtë se zakonisht, teksa ka shfaqur shumë gjëegjëza dhe sekrete në trailer.

Continue Reading

Kulturë

Letrat e Fishtës ekspozohen në provincën françeskane për 150-vjetorin e lindjes

Published

on

Shkrime dhe letërkëmbime të poetit tonë kombëtar por edhe piktura e tij e vetme, origjinale, e realizuar në Itali u publikuan për herë të parë në Provincën Franceskane në kuadër të 150 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të mëdha të letërsisë shqipe.Studiues, personalitete të letrave, si dhe klerikë e diplomatë u bënë bashkë në kuvendin françeskan në Shkodër.

Fishta nuk mund t’i përkasë të shkuarës, por është e tashmja, dhe e ardhmja e Shqipërisë. Ai i përket njerëzimit, dhe i përshkon shekujt.

Sabri Hamiti studiues nga Kosova  dhe pedagogu Mark Marku, shprehen kritik pasi sipas tyre, në tekstet shkollore nuk kanë rëndësinë e duhur veprat e Fishtës.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina