Connect with us

Sport

Ekipi olimpik pritet sot me ceremoni shtetërore

Published

on

Ekipi i xhudos që i solli vendit tonë dy medalje të arta olimpike do të zbarkojë sonte në orën 19:50 në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ku do të pritet me ceremoni shtetërore.

Me këtë rast do të mbahet edhe një konferencë për media, ku marrin pjesë trajneri Driton Kuka, trajneri Agron Kuka, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.

Ekipi i xhudos më pas do të vijë në sheshin “Zahir Pajaziti” rreth orës 21:00, ku qytetarëve do t’u drejtohen kryeministri Albin Kurti, trajneri Driton Kuka, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi hyn në historinë e sportit të Kosovës, pasi në lojërat olimpike në Tokio fituan dy medalje të arta.

Sport

James transferohet në Katar

Published

on

Ylli kolumbian James Rodriguez është larguar nga skuadra e Evertonit vetëm për t’iu bashkuar skuadrës nga Katari Al Rayyan, ku tani marrëveshja është kompletuar, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Lajmin pritet që ta konfirmojë edhe skuadra e Al Rayyan, e cila veçse ka publikuar një video të shkurtër të përgatitur për transferimin e Rodriguez.

Po ashtu, marrëveshja është arritur mes klubit nga Katari dhe Evertonit mbi pagat e James dhe agjentëve të tij.

Tani, James do të largohet nga futbolli evropian për t’iu bashkuar Al Rayyan, ku tani ka mbetur vetëm që marrëveshja të nënshkruhet nga dy palët dhe të kompletohet.

Continue Reading

Sport

​Liverpooli e konfirmon zgjerimin e kapacitetit të stadiumit “Anfield”

Published

on

Stadiumi “Anfield Road” do të zgjerohet që të përfshijë edhe 7.000 ulëse të reja, kështu duke e rritur kapacitetin e përgjithshëm deri në 61.000 ulëse.

Këshilli i qytetit të Liverpoolit dha “dritën e gjelbër” në qershor që “Anfield Road” të fillojë punimet, dhe sot “Të Kuqtë” e konfirmuan që zgjerimi do të fillojë zyrtarisht me një ceremoni në javën e ardhshme.

Punimet parashihen të përfundojnë para fillimit të sezonit 2023/24, pavarësisht se stadiumi do të vazhdojë të jetë në përdorim për ndeshjet e ardhshme.

Po ashtu, Liverpoolit i është dhënë e drejta që të mbajë deri në gjashtë koncerte dhe ngjarje të rëndësishme në stadiumi përgjatë pesë vjetëve të ardhshme.

Continue Reading

Sport

Juventus në kërkim të Granit Xhakës

Published

on

Gjiganti italian, Juventus është në kërkim të futbollistit shqiptar Granit Xhakës.

Mediat italiane kanë raportuar se Juventus i ka ofruar Arsenalit një ofertë shkëmbimi, që mund të realizohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Si shkëmbim për Xhakën, Juventus i ka ofruar Arsenalit futbollistin amerikan Weston McKennie.

Kurse, Xhaka së fundmi ka firmosur kontratën e re me Arsenalin, e cila do ta mbajë në klub deri në vitin 2024.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina