Connect with us

Life

Dubai hap pishinën më të thellë në botë “Deep Dive Dubai”

Published

on

Dubai njihet si vend i mrekullive. Objekte dhe investimet e ndryshime me te cilët karakterizohet Dubai e bëjnë një nga vendet më magjike dhe me interesante në botë.

Por ky vend ka vendosur që të bëhet edhe më i veçantë duke hapur një atraksion tjetër, një pishinë e cila po konsiderohet ndër më të thella në botë.

Me një thellësi  prej 60 metrash, pishina është pjesë e tërheqjes së re Deep Dive Dubai  e që ka marrë rekordin nga Deepspot i Polonisë, që ka një thellësi mbi 45 metra.

Pishina Deep Dive Dubai është e mbushur me 14 milionë litra ujë të freskët vëllimi i gjashtë pishinave me madhësi Olimpike dhe është të paktën katër herë më i madh se çdo pishinë tjetër në botë.

“Guinness” ia dha titullin pishinës më të thellë për zhytje më 27 qershor, shkruan CNN.

Objekti tani është i hapur vetëm me ftesë por do të hapet për publikun më vonë këtë vit. Princi i Dubait Sheik Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, një zhytës i etur ishte një nga vizitorët e parë.

Temperatura e ujit mbahet në 30 gradë Celsius, një temperaturë e rehatshme për të veshur rroba të hollë ose rroba banje.

Life

​Dita Botërore e Miqësisë

Published

on

Dita Botërore e Miqësisë, pavarësisht se festohet në ditë të ndryshme në vende të ndryshme, zyrtarisht festimi i saj daton më 30 korrik.

Kjo është një ditë ku më së shumti duhet të falënderohet miqtë që keni pranë, të vlerësoni ata dhe të shprehni se sa me fat jeni që i keni.

30 korriku u zgjodh si datë nga OKB. Më 30 korrik të vitit 1958, u propozua Dita Botërore e Miqësisë.

Fillimisht kjo ditë u përdor për qëllime biznesi, për ato industri të prodhimit të kartolinave, me qëllim shitjen e tyre, por avancimi i shkencës, zhvillimi i teknologjisë që ka sjell një mbipopullim të rrjeteve sociale nuk lë më nevojën e përdorimit të kartolinave.

Pavarësisht se atëherë komercializmi nisi ta hidhte poshtë këtë ditë, duke e cilësuar si “mashtrim marketingu”, kartolinat apo lulet vazhdojnë të mbeten një traditë popullore.

Continue Reading

Life

Përfitimet e lëngut e karotës

Published

on

Lëngu i karotës është ndër lëngjet më të shëndetshmet i cili ka shumë përfitime shëndetësore. Më poshtë janë listuar disa nga përfitimet nëse ju jeni përdorues i rregullt.

Mund të rrisë metabolizmin tuaj

Vitamina B në lëngun e karotës ndihmon në uljen e nivelit të yndyrave, në shtimin e proteinave, dhe kthimin e karbohidrateve në energji. Ajo gjithashtu ka fibra dietike, të cilat mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni peshën.

Është mirë për sytë

Vitamina A në është thelbësore për shëndetin e syve. Është e rëndësishme për shikimin në dritë të zbehtë, dhe mbron sipërfaqen e syrit. Gjithashtu zvogëlon rrezikun për të marrë sëmundje të caktuara të syve.

Mund të forcojë sistemin imunitar

Karotat përmbajnë karotenoide. Ato veprojnë si pararendës të vitaminës A, e cila mund të rrisë sistemin tuaj imunitar. Ai mbështet rritjen dhe shpërndarjen e qelizave T, të cilat janë qeliza të bardha të gjakut që mbrojnë trupin nga infeksioni. Vitamina C gjithashtu mund të mbështesë sistemin tuaj imunitar.

Si dhe gjithashtu lëngu i karotës është i shëndetshëm edhe për lëkurën

Vitaminat C, E dhe K, të cilat janë të pranishme në lëngun e karotës, mund të promovojnë shëndetin e lëkurës. Vitamina C, përveç se është një antioksidant, mund të bëjë që kremi i diellit të funksionojë në mënyrë më efektive. Për më tepër, ka një efekt anti-plakje, sepse ndihmon në prodhimin e kolagjenit, shërimin e lëkurës së dëmtuar dhe parandalimin e rrudhave.

Continue Reading

Life

Pak alkool, mbron zemër

Published

on

Sipas një studimi të fundit “nëse keni ndonjë problem kardiovaskular një sasi e vogël alkooli çdo ditë mund t`ju ndihmojë të reduktoni rrezikun e një ataku kardiak apo hemorragjie cerebrale”-thotë CNN

Rezultatet nuk i referohen popullsisë së gjerë por vetëm personave që kanë pasur vështirësi me shëndetin kardiovaskular. Ajo që autorët e raportit zbuluan nga hulumtimet, ishte befasuese:

“Nëse vazhdoni të pini nga pak pas një goditjeje kardiake, nuk ju bën keq përsa kohë konsumi mbetet në nivele të ulëta”.

Studiuesja Emmanuela Gakidou thotë se kur bënë krahasimet me njerëzit që pinë aspak pije alkoolike, panë se ata që merrnin 105 gramë alkool çdo javë, e barasvlershme kjo me një shishe verë apo 6 kanaçe birre, duket se janë më të mbrojtur mes personave që kanë pasur probleme me zemrën.

“Ky është pak a shume kufiri i rekomanduar dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për burra dhe gra 166 gramë në javë”.

Zbulimi nuk vlen sidoqoftë për të gjithë, pasi konsumi i alkoolit shton rrezikun për sëmundje të tilla si ciroza e mëlçisë, tuberkulozi dhe kanceri, ndaj persona të prekur prej tyre, nuk duhet ta aplikojnë këtë këshillë

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina