Connect with us

Life

Dokumentar për këngëtaren Amy Winehouse

Published

on

BBC ka shfaqur një dokumentar për këngëtaren Amy Winehouse, 10 vjet nga vdekja e saj. Ky mini dokumentar shfaqë një Amy më ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar të shohim, një Ammy më të afërt dhe më familjare.

Ky muaj shënon 10 vjetorin e vdekjes së Amy Winehouse. Ajo ishte 27 vjeç kur vdiq.

Për të kujtuar përvjetorin, mamaja e Amy, Janis, ka rrëfyer në dokumentarin e ri për jetën e këngëtarës. Në dokumentar shihen pamje dhe intervista të papara kurrë, me miqtë dhe familjen e saj më të ngushtë.

Ky dokumentar është zhvilluar nga gazetari i muzikës së BBC Mark Savage, i cili takoi prindërit e Amyit, Mitch dhe Janis në Camden’s Jazz Cafe, një vend ku Amy dikur interpretoi.

Life

​Dita Botërore e Miqësisë

Published

on

Dita Botërore e Miqësisë, pavarësisht se festohet në ditë të ndryshme në vende të ndryshme, zyrtarisht festimi i saj daton më 30 korrik.

Kjo është një ditë ku më së shumti duhet të falënderohet miqtë që keni pranë, të vlerësoni ata dhe të shprehni se sa me fat jeni që i keni.

30 korriku u zgjodh si datë nga OKB. Më 30 korrik të vitit 1958, u propozua Dita Botërore e Miqësisë.

Fillimisht kjo ditë u përdor për qëllime biznesi, për ato industri të prodhimit të kartolinave, me qëllim shitjen e tyre, por avancimi i shkencës, zhvillimi i teknologjisë që ka sjell një mbipopullim të rrjeteve sociale nuk lë më nevojën e përdorimit të kartolinave.

Pavarësisht se atëherë komercializmi nisi ta hidhte poshtë këtë ditë, duke e cilësuar si “mashtrim marketingu”, kartolinat apo lulet vazhdojnë të mbeten një traditë popullore.

Continue Reading

Life

Përfitimet e lëngut e karotës

Published

on

Lëngu i karotës është ndër lëngjet më të shëndetshmet i cili ka shumë përfitime shëndetësore. Më poshtë janë listuar disa nga përfitimet nëse ju jeni përdorues i rregullt.

Mund të rrisë metabolizmin tuaj

Vitamina B në lëngun e karotës ndihmon në uljen e nivelit të yndyrave, në shtimin e proteinave, dhe kthimin e karbohidrateve në energji. Ajo gjithashtu ka fibra dietike, të cilat mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni peshën.

Është mirë për sytë

Vitamina A në është thelbësore për shëndetin e syve. Është e rëndësishme për shikimin në dritë të zbehtë, dhe mbron sipërfaqen e syrit. Gjithashtu zvogëlon rrezikun për të marrë sëmundje të caktuara të syve.

Mund të forcojë sistemin imunitar

Karotat përmbajnë karotenoide. Ato veprojnë si pararendës të vitaminës A, e cila mund të rrisë sistemin tuaj imunitar. Ai mbështet rritjen dhe shpërndarjen e qelizave T, të cilat janë qeliza të bardha të gjakut që mbrojnë trupin nga infeksioni. Vitamina C gjithashtu mund të mbështesë sistemin tuaj imunitar.

Si dhe gjithashtu lëngu i karotës është i shëndetshëm edhe për lëkurën

Vitaminat C, E dhe K, të cilat janë të pranishme në lëngun e karotës, mund të promovojnë shëndetin e lëkurës. Vitamina C, përveç se është një antioksidant, mund të bëjë që kremi i diellit të funksionojë në mënyrë më efektive. Për më tepër, ka një efekt anti-plakje, sepse ndihmon në prodhimin e kolagjenit, shërimin e lëkurës së dëmtuar dhe parandalimin e rrudhave.

Continue Reading

Life

Pak alkool, mbron zemër

Published

on

Sipas një studimi të fundit “nëse keni ndonjë problem kardiovaskular një sasi e vogël alkooli çdo ditë mund t`ju ndihmojë të reduktoni rrezikun e një ataku kardiak apo hemorragjie cerebrale”-thotë CNN

Rezultatet nuk i referohen popullsisë së gjerë por vetëm personave që kanë pasur vështirësi me shëndetin kardiovaskular. Ajo që autorët e raportit zbuluan nga hulumtimet, ishte befasuese:

“Nëse vazhdoni të pini nga pak pas një goditjeje kardiake, nuk ju bën keq përsa kohë konsumi mbetet në nivele të ulëta”.

Studiuesja Emmanuela Gakidou thotë se kur bënë krahasimet me njerëzit që pinë aspak pije alkoolike, panë se ata që merrnin 105 gramë alkool çdo javë, e barasvlershme kjo me një shishe verë apo 6 kanaçe birre, duket se janë më të mbrojtur mes personave që kanë pasur probleme me zemrën.

“Ky është pak a shume kufiri i rekomanduar dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për burra dhe gra 166 gramë në javë”.

Zbulimi nuk vlen sidoqoftë për të gjithë, pasi konsumi i alkoolit shton rrezikun për sëmundje të tilla si ciroza e mëlçisë, tuberkulozi dhe kanceri, ndaj persona të prekur prej tyre, nuk duhet ta aplikojnë këtë këshillë

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina