Kulturë
DiCaprio paguhet më shumë se Jennifer Lawrence
Published
6 months agoon

Pavarësisht se luajn në një film Jennifer Lawrence me Leonardo DiCaprio për “Don’t Look Up”, ky i fundit është paguar më shumë se Lawrence.
Duke folur për “Vanity Fair”, Lawrence tha se:
“Leo sjell më shumë fitime se unë. Jam jashtëzakonisht me fat dhe e lumtur me marrëveshjen time”.
Një raport i publikuar së fundmi në “Variety” shfaqë se DiCaprio do të marrë 30 milionë dollarë për filmin dhe Lawrence do të paguhet 25 milionë dollarë – që do të thotë se tarifa e DiCaprios është 20% më e lartë. Lawrence shtoi:
Në situata të tjera, ajo që kam parë – dhe jam e sigurt që kanë parë edhe gra të tjera në fuqinë punëtore – është se është jashtëzakonisht e pakëndshme të kërkosh paga të barabarta. Dhe nëse vini në dyshim diçka që duket e pabarabartë, ju thuhet se nuk është pabarazi gjinore, por ata nuk mund t’ju thonë se çfarë është saktësisht.
Në “Don’t Look Up”, një komedi satirike e drejtuar nga Adam McKay i The Big Short, Lawrence luan një studente doktorature që zbulon një kometë që kërcënon të shkatërrojë Tokën dhe DiCaprio profesorin që bashkohet me të në përpjekjen për të paralajmëruar njerëzimin. Në vitin 2015, Lawrence kritikoi publikisht hendekun e pagave gjinore të Hollywood-it, në një ese në buletinin “Lenny Letter” të Lena Dunham, në të cilën ajo pranoi se problemet “nuk janë saktësisht të lidhura” – por pas zbulimeve ajo u pagua shumë më pak se kolegët meshkuj, ajo “u zemërua me veten e saj”.
Rikujtojmë se, aktorja e njohur amerikane Jennifer Lawrence, u përfshi në një incident me avion privat në vitin 2017. Në një intervistë të fundit për revistën “Vanity Fair”, aktorja rrëfeu se si ishte përvoja e saj, teksa tregonte me humor eksperiencën e saj për të lehtësuar gjendjen shpirtërore.
Kulturë
Shtyhet ceremonia e çmimeve Grammy
Published
4 months agoon
January 19, 2022By
Enis Pllana
Ceremonia për ndarjen e çmimeve Grammy është shtyrë për 3 prill.
Kjo ceremoni ishte planifikuar që të mbahet më 31 janar në Los Angeles, mirëpo siç duket do të mbahet më vonë për shkak të përhapjes së variantit Omicron.
“Ne jemi të ngazëllyer për të marrë GRAMMY në Las Vegas për herë të parë dhe për të organizuar një shfaqje të klasit botëror,” tha Harvey Mason Jr.
Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, ku çmimet janë ndarë në muajin mars.
Kulturë
Netflix sjell 25 seriale koreane në vitin 2022
Published
4 months agoon
January 19, 2022By
Enis Pllana
Filmat dhe serialet koreane së fundmi janë duke marrë shumë e shumë shikime, duke u bërë kështu edhe të preferuarat për shumë kë.
Andaj, platforma e njohur Netflix pritet që të sjellë 25 seriale koreane gjatë 2022-ës, transmeton Paper Radio.
Serialet që pritet të vijnë janë “All of Us Are Dead”, “Money Heist: Korea – Joint Economic Area”.
Platforma konfirmoi “Squid Game” si shfaqjen më të madhe të platformës ndonjëherë. Ka qenë shfaqja më e shikuar e Netflix në 94 vende në kulmin e saj, me 95% të shikueshmërisë që erdhi nga jashtë Koresë.
Kulturë
Filmat dhe serialet që vijnë në Netflix në muajin shkurt
Published
4 months agoon
January 17, 2022By
Enis Pllana
Muaji shkurt pritet të jetë mjaft i pasur sa i përket publikimeve të reja të filmave dhe serialeve në platformën Netflix.
Gjatë shkurtit pritet që të vijnë filma dhe seriale të shumta, e ku disa nga ta janë pritur edhe për kohë të gjatë.
Lista e plotë:
Countdown
Gabby’s Dollhouse
My Best Friend Anne Frank
New Year’s Eve
Raising Dion (Season 2)
That’s My Boy (2012)
The Lucky One (2012)
Transformers: Revenge of the Fallen
Dark Desire (Season 2)
MeatEater (Season 10 – Part 2)
The Tindler Swindler (2022)
Kid Cosmic (Season 3)
Murderville (Season 1)
Sweet Magnolias (Season 2)
Through My Window / A través de mi ventana (2022)
Ridley Jones (Season 3)
Child of Kamiari Month (2021)
Love Is Blind: Japan (Season 1)
Catching Killers (Season 2)
Only Jokes Allowed (Season 1)
The Big Shot: Game Show (Season 1)
The Privilege (2022)
Into the Wind (2022)
Bigbug (2022)
Inventing Anna (Limited Series)
Love is Blind (Season 2)
Tall Girl 2 (2022)
Toy Boy (Season 2)

Gabimet e prindërve me fëmijët të cilat shkatërrojnë vetëbesimin

Rreth 18 mijë raste aktive me Covid-19
