Connect with us

Tech

Conor McGregor prezanton jahtin e tij luksoz Lamborghini

Published

on

Conor McGregor ka njoftuar se ka përfunduar puna për jahtin e tij Lamborghini teksa mjeti i tij 22 metra i gjatë është lëshuar në ujë.

Mundësi 33-vjeçar në  UFC shpërndau fotot e mjetit të tij në rrjetet sociale teksa jahti Lamborghini Tecnomar 63 u transportua nga impjanti i ndërtimit në Itali drejt zonave të testimit.

 Sipas revistës Forbes, pasuria e McGregor në vitin ka qenë $48 milionë.

Conor ka depozituar pagesën e majme të jahtit të tij Lamborghini që në tetor, duke thënë se ishte krenar për barkën e tij të re.

Mjeti 24 tonësh mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 69 milje në orë, me motorin e dyfishtë 4,000 kuaj fuqi.

Veshja e brendshme e jahtit është e frymëzuar nga Lamborghini Miura e Countach.

Tech

Tesla do të ndërtojë fabrikë edhe në Rusi

Published

on

Kompania e njohur, Tesla tani do ta ndërtojë fabrikën e radhës edhe në Rusi, ku do të prodhohen veturat elektrike.

Kremlini zyrtar tashmë i ka dhënë leje kësaj kompanie për ndërtimin e fabrikës.

Kurse, fabrika e parë Tesla jashtë SHBA-së filloi punën në janar të vitit të kaluar në Shanghai, ndërsa një tjetër është duke u ndërtuar në Holandë.

Vitin e kaluar, Tesla shiti 499.000 vetura elektrike, kurse në tremujorin e parë të këtij viti pothuajse 185.000.

Continue Reading

Tech

Apple e njeh edhe zyrtarisht territorin e Kosovës në sistemin e ri operues

Published

on

Kompania e njohur e teknologjisë, Apple e ka njohur zyrtarisht territorin e Kosovës në hartë, me sistemin e ri operues, i cili është lansuar të hënën.

Për dallim nga sistemet e kaluara, në sistemin i0S15 kufijtë e Kosovës shënohen me vijë të plotë dhe jo të ndërprerë.

Sistemi iOS15 është lëshuar në të njëjtën kohë me telefonin e ri, iPhone 13. Ky sistem përkrahet edhe nga telefonat më të vjetër, që nga ai iPhone 6s.

Continue Reading

Life

Vdes Clive Sinclair, shpikësi i kalkulatorit të xhepit

Published

on

Ka vdekur në moshën 81-vjeçare, në shtëpinë e tij në Londër, Clive Sinclair, i cili ka shpikur kalkulatorin e xhepit.

Lajmin e ka bërë të ditur e bija e tij, Belinda Sinclair ndërsa ai ishte përballur me kancer për më shumë se një dekadë.

Prodhimet e Clives përfshijnë seritë e suksesshme “ZX” të kompjuterëve dhe automjetin elektrik “C5” i cili nuk funksionoi.

Në njoftimin për vdekjen e tij, Belinda Sinclair ka thënë se ai ishte duke punuar në shpikjet e tij javën e kaluar pasi sipas saj, kjo ishte ajo çfarë ai donte më së shumti të bënte.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina