Connect with us

Showbizz

Çifti Jonas, i japin fund spekulimeve për ndarje

Published

on

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas mesa duket janë sërish së bashku pasi ajo i ka dhënë fund dyshimeve për një ndarje të mundshme.

Aktorja ka lënë të dyshojmë se ajo ishte e divorcuar nga këngëtari pasi ka fshirë emrin “Jonas” nga profili i saj në Twitter dhe Instagram.

Madje dukur ajo njihej si Priyanka Chopra Jones, por tashmë është thjesht Priyanka Chopra në të gjitha platformat e rrjeteve sociale.

Fansat nxituan të spekulonin se ky ishte fundi për çiftin, të cilët do të festojnë përvjetorin e tretë të martesës muajin e ardhshëm.

Por, gjatë ditës së djeshme ajo i ka dhënë fund të gjitha këtyre thashethemeve të një ndarje mes tyre pasi me anë të një postimi në Instagram ajo e quan Nick “burrin e saj’ duke nënkuptuar se ende janë bashkë.

“Dreqin! Sapo vdiqa në krahët e tu…” komentoi ajo në një video ku Nick po stërvitet dhe sheh veten në pasqyrë.

Showbizz

50 Cent kërkon falje Madonës

Published

on

Reperi i këngës legjendar “Candy Shop”, 50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, shkroi në postim Twitter për t’i kërkuar falje Madonna-s pasi ai u tall me koleksionin e fotove të brendshmeve që ajo postoi në Instagram gjatë festës së Falenderimeve.

“Duhet t’i kem lënduar ndjenjat e Madonës, ajo shkoi dhe nxori një foto të vjetër të MTV-së nga viti 03,” filloi ai.

“Ok, më falni nuk kisha ndërmend të lëndoja ndjenjat e saj. Unë nuk përfitoj nga kjo gjithsesi, thashë atë që mendova kur pashë foton për shkak të vendit ku e kisha parë më parë, shpresoj të pranoni faljen time,” shtoi ai.

50 Cent iu referua krahasimit të tij të një prej fotove të Madonnës me një foto të këmbëve të shtrigës së ligë të Lindjes nën shtëpinë e Dorothy në Magjistarin e Ozit.

Continue Reading

Showbizz

Lidhja e Duas dhe Anwar në krizë

Published

on

Lidhja dyvjeçare e Dua Lipës dhe Anwar Hadid në krizë, angazhimet profesionale po ndikojnë në marrëdhënien e tyre.

Ata janë çift prej dy vitesh, por thuhet se lidhja e yllit të popit Dua Lipa dhe Anwar Hadid është në krizë.

Këngëtarja, 26-vjeçare dhe vëllai i vogël i Gigi dhe Bella Hadid, 22-vjeç, nuk janë parë së bashku për gati gjashtë javë për shkak të orareve të tyre të ngjeshur të punës.

“Çifti erdhën me idenë për të bërë një pushim me romancën e tyre muajin e kaluar pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të jenë të ndarë po rezulton e vështirë. Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë”, ka thënë një burim.

Dua thuhet se ka qenë duke incizuar albumin e saj në Londër dhe në Los Angeles, ndërsa Anwar ka qenë në New York gjatë kësaj kohe, shkruan DailyMail.

Duke folur për romancën e saj me Anwar për revistën “Rolling Stone”, ylli i muzikës tha në fillim të këtij viti se ndihet më rehat se kurrë më parë në marrëdhënien e saj.

Continue Reading

Showbizz

Bella rikthehet në “Victoria’s Secret”

Published

on

Modelja e njohur Bella Hadid ka zbuluar së fundmi se është rikthyer në Victoria’s Secret.

Modelja i ndërpreu lidhjet me kompaninë në vitin 2020, për t’u bashkuar me koleget e saj modele duke akuzuar drejtuesin e atëhershëm Ed Razek për sjellje të papërshtatshme dhe komente të padëshiruara seksuale.

Mirëpo së fundmi në një intervistë, Bella tregoi se u rikthye pasi tashmë kompaninë e drejtojnë lidere të reja femra.

”Ajo që më magnetizoi për t’u rikthyer ishte që ata erdhën tek unë dhe më dëshmuan vërtet se, prapa skenave, Victoria’s Secret ka ndryshuar në mënyrë drastike. Bashkimi në Kolektivin ‘VS’ ishte me të vërtetë për të rikthyer fuqinë time dhe për të pasur pushtetin mbi trupin tim përsëri vetë”, u shpreh Hadid.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina