Connect with us

Showbizz

Britney Spears “sulmon” veprimet e babait të saj

Published

on

Britney Spears nuk e duron më gjendjen e mbikqyrjes, së cilës i nënshtrohet prej 13 vjetësh dhe e lënduar thellë nga familjarë e të afërm ka vendosur t’i vërë gjërat në lëvizje e duket se e ka shumë seriozisht!

Në një postim në Instagram, ylli i muzikës njofton fansat se nuk do të shkelë më në një skenë përsa kohë babai i kontrollon jetën.

Nuk do të performoj në asnjë skenë me babain që më dikton veshjet dhe ato që duhet të them, të bëj e të mendoj. E bën prej 13 vitesh. Më mirë të ndaj video nga shtëpia se nga ndonjë skenë në Las Vegas. Më është dashur të lutem që në spektaklet e mia të përfshiheshin këngë të reja.

Këngëtarja nuk kursen as motrën e saj, Jamie Lynn Spears, e cila deri tani ka preferuar të heshtë lidhur me situatën që po kalon e motra.

Nuk më pëlqen kur motra ime paraqitet në ceremoni vlerësimi e këndon këngët e mia!

Spears ka shpresa dhe beson shumë se “shpresat zor se vriten”. E pas sinjaleve të fundit pozitive ka të drejtë të mendojë se do të ketë zhvillime të rëndësishme.

Për herë të parë, një gjykatës i dha mundësinë të emërojë një përfaqësues ligjor e ajo zgjodhi Mathew Rosengart, ish-prokuror që në të kaluarën ka përfaqësuar të drejtat e yjeve hollivudianë si Sean Penn e Keanu Reeves. Ai zuri vendin e Samuel Ingham III, përfaqësuesit që po nga gjykata u caktua për Britney-n 13 vite më parë por që për fat të keq, më shumë se dëshirat e klientes së tij, përmbushi ato të babait, Jamie Spears.

Në ligjin amerikan, tutela, e njohur si “conservatorship” nënkupton caktimin e një përfaqësuesi për të menaxhuar financat apo jetën e një personi tjetër të moshuar ose me kufizime fizike e mendore.

Britney Spears nuk do të jetë më nën nënmbikqyrje dhe tani e pret një betejë e gjatë. Seanca gjyqësore e radhës pritet në fund të shtatorit.

Showbizz

Dua Lipa vazhdon t’i shijoj pushimet në Shqipëri: Nuk dua të largohem kurrë

Published

on

Dua Lipa duket se po kalon pushimet më të bukura në bregdetin shqiptar. Këngëtarja me famë botërore ka postuar në llogarinë e saj në Facebook e Instagram foto dhe story nga qëndrimi në një resort në Ksamil, me të cilin duket se është dashuruar.

“Nuk dua të largohem kurrë”, shkruan Dua Lipa në postimin e saj në Instagram. Ndryshe nga disa ditë më parë ajo e ka shënuar edhe vendndodhjen, duke reaguar pas këshillave nga ndjekësit që i kërkonin t’i tregonte botës se ndodhej pikërisht në Shqipëri.

Ylli i popit erdhi në Shqipëri, për të parë nga afër procesin e ndërtimit të një kopshti për fëmijë. Kopshti po ndërtohet nga Sunny Hill Foundation, një fondacion i krijuar nga Dua i cili përqendrohet te kontributet në Kosovë dhe Shqipëri në aspekte të ndryshme, veçanërisht në art dhe kulturë.

Continue Reading

Showbizz

Rita Ora shkëlqen në tapetin e kuq të “Los Angeles Art Show”

Published

on

Në tapetin e kuq të “Los Angeles Art Show” të mbajtur në LA Convention Center Downtown e pranishme ishte edhe ylli shqiptar Rita Ora.

Ora ka tërhequr vëmendjen me ngjyra që ka vendosur të kombinohet, me një bluzë të kaltër dhe një palë pantallona vjollcë.

Ajo dukej komode në stilin e saj të modës, ndërsa në kontrast me veshjen, kishte veshur një palë taka të kuqe me shkëlqim. Rita u cilësua si nikoqire e mbrëmjes ndërsa 15 % e biletave për shfaqjen artistike do t’i dhurohen Spitalit të Fëmijëve të Saint Jude.

Rita muajve të fundit ka ndarë kohën e saj mes Australisë ku ajo është paneliste e jurisë së “The Voice”

Continue Reading

Showbizz

Shakira po përballet me gjyqin në Spanjë

Published

on

Këngëtarja e njohur Shakira rrezikon të përballet me gjyqin në Spanjë për pretendimin e shmangies së taksave në vlerë 15.2 milionë euro.

Prokurorët spanjollë akuzojnë këngëtaren 44-vjeçare kolumbiane për 6 vepra penale, të cilat nëse ajo dënohet për ato mund të përfundojë në burg.

Ata pretendojnë që prodhuesja e hitit “Hips Don’t Lie” ndaloi pagimin e taksave në Spanjë në vitet 2012, 2013 dhe 2014. Shakira ka thënë më parë se gjatë atyre viteve ajo jetonte në Bahamas dhe nuk ishte banore e Spanjës. Tani një gjykatës ka përfunduar se ka ‘indikacione të mjaftueshme’ që Shakira të shkojë në gjyq për shmangien e pagesës së 14.5 milionë eurove. Besohet se Shakira ka në plan të paraqesë një apel në Gjykatën e Barcelonës kundër vendimit

Muzikantja mohoi akuzat për mos pagimin e taksës kur jetoi në Spanjë midis viteve 2011 dhe 2014, gjatë një seance në Esplugues de Llobregat, pranë Barcelonës..

Rikujtojmë, se Shakira pak kohë më parë vendosi të shesi të drejtat e saj muzikore. Të gjitha 145 këngët e saj, duke përfshirë “Hips Don’t Lie”, “Whenever, Wherever” dhe “She Wolf”, janë përfshirë në marrëveshjen e shitjes.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina