Connect with us

Muzikë

Boyard Bes dhe Jolle, fryma e re e artit muzikor

Published

on

Boyard Bes nga Shkupi dhe Jolle nga Peja janë dy artistë të cilët premtojnë shumë në skenën e muzikës si lokale dhe asaj globale.

Për gjatë një interviste ekskluzive për Paper Radio, sot në emisionin e mëngjesit “911 me Berat Miftari”, të dy artistët treguan se si ka filluar e gjithë ideja për t’u marrë me muzikë dhe rrjedhojën se si ata aranzhojnë muzikën e tyre.

Në një mënyrë apo tjetrën, të dy artistët kanë kontribuar në krijime muzikore qysh nga fëmijëria, ku gjatë intervistës, Bes tregon se kënga e tij e parë është lansuar kur ishte vetëm 10 vjeç.

“Prej i vogël kam pas qef në muzikë, këngën e parë me 10 vjet e kam kriju, ama duke e shty nuk e di a nga frika apo për ndonjë arsye tjetër pastaj, në vitin 2017 e kom lansu ‘singlin’ e parë ku pas asaj kam pauzu për dy vite edhe 2019 e kom marr ma seriozisht” tha Boyard Bes.

Ndërkaq, Jolle më herët është marrë më shumë me krijimin e instrumentaleve dhe ‘beats-ave’, por me kalimin e kohës duke eksperimentuar me zërin e tij ai vendosi të dal para mikrofonit.

 “Unë personalisht ma shumë kam produce, duke bo beats, me Doniton i cili është pjesë e grupit tonë “Juug Boys”, kemi krijuar demo po nuk e kemi pas si ide me marr shumë seriozisht, po pastaj kemi fillu m’u përmirësu edhe kemi thënë pse jo kur mundemi me pru diçka të re te publiku” tha ai.

Të dy artistët u shprehën se krijimi dhe finalizimi i projekteve për ta është diçka e rrjedhshme, e cila ndodh natyrshëm, me spontanitet por gjithmonë duke e “perfeksionuar”.

Edhe pse artistët nuk kanë pasur asnjëherë takim fizik por vetëm përmes rrjeteve sociale, kimia mes njëri-tjetrit tregon përshtatjen e tyre nëpër projektet të cilat i lansojnë.

“Unë mundem me thon se me Besin edhe pse njihemi vetëm virtualisht, mendoj se kemi kimi shumë, momentalisht i kemi dy bashkëpunime të cilat nuk kanë dal ende”, tha Jolle.

Po ashtu Boyard Bes ka prodhuar dy këngë të cilat janë pjesë e mini-albumit të ri të Jolle ku njëra ndër to ka emrin “Jege” dhe pritet të lansohet shumë shpejt.

Në vitin 2020 dyshja kanë sjellë bashkëpunim e tyre me emrin “Ramses” si pjesë e mini-albumit të Boyard Bes me emrin “Fractal Bes”.

Continue Reading

Muzikë

Billie Eilish publikon albumin e saj më të ri

Published

on

Billie Eilish më në fund ka publikuar albumin e saj të ri “Happier Than Ever” ajo gjithashtu shkroi një postim emocional se çfarë kuptimi ka albumi për të.

Këngëtarja 19-vjeçare hodhi albumin gjatë mesnatës së të premtes.

Ajo e ndau edhe një postim emocional së bashku me albumin përmes Instagramit.

“Happier Than Ever” albumi im i dytë më në fund, kjo ishte përvoja më e mirë që kam pasur ndonjëherë me muzikën time. Unë u rrita shumë në procesin e krijimit të këtij albumi dhe përjetova aq shumë vetë -realizim dhe reflektim të vetvetes. Do të doja të kthehesha dhe ta bëja këtë album nga e para sepse ishin disa nga netët më të mira në jetën time”, shkroi Eilish në Instagram

Ajo falënderoi edhe vllaun e saj Finneas, i cili përgatit tekstet për këngëtare.

Billie tashmë ka publikuar disa video për të mbështetur albumin, përfshirë ato për “Lost Cause” dhe “Your Power”.

Continue Reading

Muzikë

Miley Cyrus do të sjell albumin e ri

Published

on

Miley Cyrus zbulon se është duke punuar në albumin e saj të ardhshëm!

Në një intervistë që promovoi fushatën e saj të re të parfumit Gucci , 28-vjeçarja foli për atë që do të ketë më pas për të.

“Sapo u bëra teze për herë të parë, me nipi tim të bukur me emrin Bear. Po kaloj shumë kohë me të, duke e parë të rritet, teksa po rri në shtëpinë time në Tennessee po shkruaj dhe po regjistroj albumin tim të ri”, tha Cyrus për Peopel.

Lajmet e reja për albumin e Miley vijnë vetëm disa muaj pasi u zbulua se ajo nënshkroi një marrëveshje të re me një label të ri.

Kjo është marrëveshja e saj e katërt që nga fillimi i karrierës së saj. Ajo më parë kishte nënshkruar marrëveshje me Hollywood Records dhe së fundmi RCA Records.

Në fillim të këtij viti, Miley bëri histori në tabelën Billboard Hot 100 . Ajo gjithashtu zbuloi një artiste me të cilën do të donte absolutisht të punonte.

Continue Reading

Muzikë

Këngëtari Ed Sheeran vendosë edhe një rekord tjetër

Published

on

Ed Sheeran së fundi ka publikuar këngën “Bad Habits” duke thyer edhe një herë tjetër rekord botëror , pasi që kjo këngë është për momentin kënga më e mirë dhe më e dëgjuar në mbarë globin.

Ajo ka arritur të kryesojë në billboardin global, duke u zgjedhur si kënga më e mirë në Europë, Britani, por edhe kontinentin aziatik.

Këngëtari britanik këngën “Bad Habits” në platformën YouTube e ka publikuar me 25 qershor dhe deri tani ka arritur të grumbulloj 84,910,661 shikime.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina