Connect with us

Showbizz

Blackpink nuk do të pranojnë më dhurata nga fansat

Published

on

Grupi muzikor korean, Blackpink nuk do të pranojnë më dhurata nga fansat e tyre dhe për këtë kanë një arsye shumë të fortë. Katër vajzat e grupit, Lisa, Jennie, Jisoo dhe Rosé përcollën një deklaratë nërpërmjet labelit të tyre muzikor, YG Entertainment duke i ‘udhëzuar’ fansat e tyre se çfarë duhet të bëjnë këtej e tutje.

“Ne do të donim të informonim fansat tanë të mrekullueshëm, të cilët gjithmonë e kanë mbështetur Blackpink. Anëtaret e grupit kanë menduar për një kohë të gjatë disa mënyra për t’ju përgjigjur dhuratave që fansat kanë përgatitur për to.”-thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ata e vazhduan deklaratën duke u shprehur se në të ardhmen grupi korean më i famshëm nuk do të pranojë më dhurata për ditëlindjet, debutimet e tyre në media apo performancat e vajzave. Në vend të kësaj, ato u bëjnë thirrje fansave që këto dhurata t’i dhurojnë për njerëzit në nevojë.

Por, nga ana tjetër vajzat do të vijojnë të pranojnë letra dedikimesh nga fansat jo të shoqëruara me dhurata të shtrenjta. Madje, dhe letrat kanë kërkuar që të jenë të holla dhe jo të kushtueshme. Çdo dhuratë që do të vijë në studiot e YG Entertainment nuk do të shkojë në duart e grupit korean aq të dashur për të rinjtë.

Showbizz

50 Cent kërkon falje Madonës

Published

on

Reperi i këngës legjendar “Candy Shop”, 50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, shkroi në postim Twitter për t’i kërkuar falje Madonna-s pasi ai u tall me koleksionin e fotove të brendshmeve që ajo postoi në Instagram gjatë festës së Falenderimeve.

“Duhet t’i kem lënduar ndjenjat e Madonës, ajo shkoi dhe nxori një foto të vjetër të MTV-së nga viti 03,” filloi ai.

“Ok, më falni nuk kisha ndërmend të lëndoja ndjenjat e saj. Unë nuk përfitoj nga kjo gjithsesi, thashë atë që mendova kur pashë foton për shkak të vendit ku e kisha parë më parë, shpresoj të pranoni faljen time,” shtoi ai.

50 Cent iu referua krahasimit të tij të një prej fotove të Madonnës me një foto të këmbëve të shtrigës së ligë të Lindjes nën shtëpinë e Dorothy në Magjistarin e Ozit.

Continue Reading

Showbizz

Lidhja e Duas dhe Anwar në krizë

Published

on

Lidhja dyvjeçare e Dua Lipës dhe Anwar Hadid në krizë, angazhimet profesionale po ndikojnë në marrëdhënien e tyre.

Ata janë çift prej dy vitesh, por thuhet se lidhja e yllit të popit Dua Lipa dhe Anwar Hadid është në krizë.

Këngëtarja, 26-vjeçare dhe vëllai i vogël i Gigi dhe Bella Hadid, 22-vjeç, nuk janë parë së bashku për gati gjashtë javë për shkak të orareve të tyre të ngjeshur të punës.

“Çifti erdhën me idenë për të bërë një pushim me romancën e tyre muajin e kaluar pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të jenë të ndarë po rezulton e vështirë. Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë”, ka thënë një burim.

Dua thuhet se ka qenë duke incizuar albumin e saj në Londër dhe në Los Angeles, ndërsa Anwar ka qenë në New York gjatë kësaj kohe, shkruan DailyMail.

Duke folur për romancën e saj me Anwar për revistën “Rolling Stone”, ylli i muzikës tha në fillim të këtij viti se ndihet më rehat se kurrë më parë në marrëdhënien e saj.

Continue Reading

Showbizz

Bella rikthehet në “Victoria’s Secret”

Published

on

Modelja e njohur Bella Hadid ka zbuluar së fundmi se është rikthyer në Victoria’s Secret.

Modelja i ndërpreu lidhjet me kompaninë në vitin 2020, për t’u bashkuar me koleget e saj modele duke akuzuar drejtuesin e atëhershëm Ed Razek për sjellje të papërshtatshme dhe komente të padëshiruara seksuale.

Mirëpo së fundmi në një intervistë, Bella tregoi se u rikthye pasi tashmë kompaninë e drejtojnë lidere të reja femra.

”Ajo që më magnetizoi për t’u rikthyer ishte që ata erdhën tek unë dhe më dëshmuan vërtet se, prapa skenave, Victoria’s Secret ka ndryshuar në mënyrë drastike. Bashkimi në Kolektivin ‘VS’ ishte me të vërtetë për të rikthyer fuqinë time dhe për të pasur pushtetin mbi trupin tim përsëri vetë”, u shpreh Hadid.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina