Showbizz
Beyonce pozon me vajzat për markën Adidas
Published
6 months agoon

Beyonce ka paralajmëruar koleksionin e ri të markës së saj të modës Ivy Park në bashkëpunim me Adidas, ndërsa për foto dhe video reklamuese janë dy vajzat e saj Blue Ivy (9) dhe Rumi (4), të cilat shpesh shfaqen në fushatat e modës të markës së këngëtares.
Koleksioni “Halls of Ivy” u prezantua nga ylli i popit dhe rreth gjysmës së klipit ajo shfaqet me vajzat e saj me rroba të njëjta.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, këngëtarja qesh teksa shikon kamerën duke mbajtur në krah Rumin, ndërsa Blue qëndron pas tyre dhe mban një top futbolli.
“Mirë se erdhët në ‘Halls of Ivy’,” lexohej në një përshkrim të reklamës së shpërndarë në mediat sociale. Koleksioni do të lancohet ekskluzivisht për 24 orë në faqen e internetit të Adidas më 9 dhjetor përpara se të publikohet në mbarë botën më 10 dhjetor, sipas WWD.
Reklama tregon gjithashtu disa fëmijë të tjerë të famshëm, duke përfshirë Natalia – vajza e Kobe dhe Vanessa Bryant dhe fëmijët e Ryan Philippe dhe Reese Witherspoon, Ava dhe Deacon.
Në gusht, vajzat e Beyonce, Blue dhe Rumi u shfaqën në fushatën e modës të një bashkëpunimi të mëparshëm midis Adidas dhe Ivy Park.
Showbizz
Këngëtarja e njohur rrëfen se si ndihej e vetmuar
Published
4 months agoon
January 19, 2022By
Enis Pllana
Jessie J është shprehur se periudha më e vështirë dhe e vetmuar e jetës së saj ishte kur pësoi abortin spontan nëntorin e kaluar.
Këngëtarja 33-vjeçare ka treguar se gjatë një vizite rutinë, mjekët i kishin thënë se nuk mund të ndjenin më rrahje zemre.
Jessie theksoi se nuk ishte ndjerë kurrë me e vetmuar pasi humbi atë që do të kishte qenë fëmija i saj.
“Unë isha shtatzënë, por jo më. Unë jam ndoshta në vendin më të lumtur që kam qenë ndonjëherë, besoni apo jo. Perspektiva ime për jetën ka ndryshuar plotësisht. Ditën që ndodhi një burrë erdhi tek unë në rrugë. Isha vetëm dhe qaja. Ai tha ‘Unë nuk ju njoh dhe nuk e di se çfarë keni por e di që duhet ta ndani atë me njerëzit e tjerë’.


Bebe Rexha së fundi ka qenë pjesë e emisionit , “That’s My Jam”, që prezantohet Jimmy Fallon.
Bebe e cila garonte krahas yjeve Anthony Anderson, T-Pain dhe Ryan Tedder, u përzgjodh të luante në rubrikën “Nonsense Karaoke” ku konkurrentët duhet ta interpretojnë një hit të njohur, por teksti i këtyre këngëve është zëvendësuar me fjalë qesharake dhe komplet absurde.
Pa dyshim që për bukuroshen shqiptare kjo ishte e lehtë falë zërit të mrekullueshëm dhe aftësive të këngëtares në interpretim.

Këngëtarja e njohur Rihanna së fundi ka shfaqur linjat trupore mahnitëse në ngjyrë të kuqe të errët për markën e saj Savage X Fenty. Gjithashtu ajo po promovonte edhe ndriçuesin e buzëve të saj Fenty Beauty Gloss Bomb Heat.
Rihanna u fotografua gjatë natës në një dhomë të hirtë dhe të kaltër plot me hije. Format trupore dhe ngjyra e kuqe që përdori këngëtarja vënë në pah tatuazhet e saj.
Të brendshmet e saj përfshinin qepje të kryqëzuara që bien në sy, dhe ajo e kombinoi kostumin me gete të kuqe rrjetë.
“Dita e Shën Valentinit është për mua…. por ju mund të shikoni”, ka ngacmuar Rihanna në mbishkrimin e saj në Instagram.


Gabimet e prindërve me fëmijët të cilat shkatërrojnë vetëbesimin

Rreth 18 mijë raste aktive me Covid-19
