Connect with us

Showbizz

Ben Affleck mbetet pa fjalë nga paraqitje e së dashurës

Published

on

Jennifer Lopez me sharmin e saj e ka mahnitur të dashurin e saj, Ben Affleck gjatë parakalimit në tapetin e kuq për premierën e filmit të tij më të ri, “The Last Duel”, Manhattan.

Çifti u panë tepër të dashuruar me njëri-tjetrin teksa Ben kishte veshur një kostum të zi elegant ndërsa Jennifer një veshje set ngjyrë kafe me shkëlqim. Kjo e fundit dukej aq rrëzëllitëse sa Ben nuk i hoqi sytë nga ajo për asnjë sekondë.

Së fundmi, Ben është shprehur se po jeton kohën e tij më të mirë që prej ribashkimit me ish-të fejuarën e tij, Jennifer Lopez. Ai u shpreh tepër i sinqertë për Extra Tv:

“Jam shumë i lumtur. Është një kohë shumë e gëzuar në jetën time. Jeta është e bukur.”

Projekti më i ri i Affleck, “The Last Duel” me regji të Ridley Scott është i pari me skenar nga ai dhe Matt Damon që nga filmi “Good Will Hunting” në 1997-tën. Ky film i ri, me një kast të njohur aktorësh si Adam Driver dhe Jodie Comer paraqet historinë e një dueli të fundit në Francën mesjetare.

Showbizz

Chris Martin dëshmon dashurin e tij ndaj Dakota Johnson

Published

on

Çifti i famshëm Chris Martin dhe Dakota Johnson janë në lidhje tash e disa vite, ata nuk përfliten shumë në media, por kur vije puna tek romanca, anëtari i Coldplay është shumë i aftë ta shfaq atë.

Bendi sapo ka publikuar këngën “My Universe” në bashkëpunim me grupin korean BTS, dhe me të njëjtën fjali i është drejtuar edhe të dashurës së saj në një koncert në Londër.

“Ja ku është universi im”, tha Martin. Çifti janë së bashku që nga viti 2017-të dhe e mbajnë lidhjen sa më private mbajnë lidhjen sa më private. Së fundi çifti u panë së bashku në Palma De Mallorca në Spanjë.

Continue Reading

Showbizz

Blackpink nuk do të pranojnë më dhurata nga fansat

Published

on

Grupi muzikor korean, Blackpink nuk do të pranojnë më dhurata nga fansat e tyre dhe për këtë kanë një arsye shumë të fortë. Katër vajzat e grupit, Lisa, Jennie, Jisoo dhe Rosé përcollën një deklaratë nërpërmjet labelit të tyre muzikor, YG Entertainment duke i ‘udhëzuar’ fansat e tyre se çfarë duhet të bëjnë këtej e tutje.

“Ne do të donim të informonim fansat tanë të mrekullueshëm, të cilët gjithmonë e kanë mbështetur Blackpink. Anëtaret e grupit kanë menduar për një kohë të gjatë disa mënyra për t’ju përgjigjur dhuratave që fansat kanë përgatitur për to.”-thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ata e vazhduan deklaratën duke u shprehur se në të ardhmen grupi korean më i famshëm nuk do të pranojë më dhurata për ditëlindjet, debutimet e tyre në media apo performancat e vajzave. Në vend të kësaj, ato u bëjnë thirrje fansave që këto dhurata t’i dhurojnë për njerëzit në nevojë.

Por, nga ana tjetër vajzat do të vijojnë të pranojnë letra dedikimesh nga fansat jo të shoqëruara me dhurata të shtrenjta. Madje, dhe letrat kanë kërkuar që të jenë të holla dhe jo të kushtueshme. Çdo dhuratë që do të vijë në studiot e YG Entertainment nuk do të shkojë në duart e grupit korean aq të dashur për të rinjtë.

Continue Reading

Showbizz

Victoria Beckham habit fansat me pamjen e saj

Published

on

Victoria Beckham ka surprizuar të gjithë fansat e saj me daljen e fundit në një intervistë televizive në “Good Morning America.” Teksa ishte ftuar për të folur mbi linjën e saj të kozmetikës, ajo u duk shumë herë më ndryshe se zakonisht. Ndjekësit e saj kanë reaguar negativisht duke e akuzuar se e ka tepruar me ndërhyrjet estetike.

Menjëherë pamjet e saj kanë qarkulluar kudo nëpër rrjet duke e komentuar pamjen e saj “të fryrë”. Një ndjekëse shprehet e habitur për pamjen e saj:

“Victoria Beckham në GMA më tronditi. Ajo lëvizte vetëm qepallat e syrit dhe buzët kur fliste, është kaq jo natyrale dhe shpërqëndruese. Botox-i apo fillers mund të duken mirë vetëm për foto, por jo në jetën reale.”

“Oh zot! Ajo duhet të padisë kirurgun plastik për atë që i ka bërë fytyrës së saj!”-shprehet një tjetër.

Për vite me radhë, ish-ylli i “Spice Girls” e ka mohuar se ka kryer ndërhyrje estetike për të ruajtur freskinë e moshës. Në 2019, Victoria u shpreh se nuk është joshur asnjëherë nga ideja për të kryer kirurgji plastike në fytyrën e saj.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina