Muzikë
“Baby Shark” bën histori, arrin 10 miliardë shikime në YouTube
Published
5 months agoon

Kënga e dashur nga fëmijët, “Baby Shark” ka bërë historinë, duke arritur 10 miliardë shikime në YouTube.
Jo vetëm se është videoja më e shikuar, një rekord që e regjistroi në nëntor 2020, por tani është e vetmja video në YouTube që ka arritur 10 miliardë shikime, konfirmoi YouTube për CNN.
Kënga për fëmijë, e krijuar nga kompania e Koresë së Jugut, “Pinkfong”, dhe performuar nga këngëtari koreano-amerikan Hope Segoine, u publikua më 2016 dhe u bë virale në Azi dhe në Amerikë më 2019.
Që nga atëherë, kënga është trasmetuar nëpër televizionet e mëdha botërore.
Për të festuar këtë arritje, kompania “Pinkfong” ka ftuar fëmijët në të gjithë botën që të shpërndajnë momentet e tyre të vallëzimit Baby Shark.
You may like
-
Faqja më e vizituara për vitin 2021, që kalon edhe Google
-
Benzema prezanton koleksionin e veturave
-
Këngëtarit R.Kelly i bllokohen llogarit në YouTube
-
TikTok tejkalon YouTuben
-
Këngëtari Ed Sheeran vendosë edhe një rekord tjetër
-
YouTube ka larguar videot e presidentit brazilian për shkak të përmbajtjes

Harry Styles do t’i bashkohet përformuesve si Billie Eilish dhe Kanye West në festivalin Coachella, lajmin e kanë konfirmuar burimet për Variety.
Edhe grupi “Swedish House Mafia”, pritet të performojë. Njoftimi zyrtar dhe formacioni i plotë u publikuan të mërkurën në mbrëmje.
Kjo do të jetë performanca e parë në festival nga Styles, i cili sipas burimeve mund të publikojë edhe një këngë të reja përpara performancës.
Së fundi ai përfundoi turneun më të madh në Amerikën e Veriut, që ka bërë ndonjë artist i madh që nga fillimi i pandemisë në fillim të vitit 2020, megjithëse ai nuk ka publikuar një album të ri që nga “Fine Line” në dhjetor të 2019.
Lajmi për praninë e tij në projektligj u raportua fillimisht nga Billboard; Variety dha lajmin për performancën e West javën e kaluar.

Miley Cyrus është bërë zyrtarisht artistja e parë femër që çdo këngë e albumit “Plastic Hearts” ka prekur numrin një në listat e iTunes në mbarë botën.
“Plastic Hearts” u publikua më 27 nëntor të vitit 2020. Ky album përmban hite si “Midnight Sky”, “Prisoner” e “Angels like You” dhe i njëjti debutoi në vendin e dytë në tabelën Billboard 200, po ashtu vazhdon të ecë mirë në iTunes.
Çdo këngë nga ky album ka zënë vendin e parë në tabelën iTunes në të paktën në një vend të botës.
Cyrus e arriti këtë qëllim më 8 janar kur kënga e saj “High” preku numrin një në tabelën iTunes në Peru.
Në krye të kësaj arritjeje, vetë albumi po merr çmime. Ky album ishte i ndryshëm nga publikimet e saj të mëparshme sepse bazohej kryesisht në zhanret e rock dhe pop.
Artistë tjerë në këtë album janë Dua Lipa, Billy Idol. Stevie Nicks dhe Joan Je.

Janë bërë të ditur emrat që do ta udhëheqin festivalin e njohur “Sanremo”. Ornella Muti, Lorena Cesarini, Drusilla Foer, Maria Chiara Giannetta dhe Sabrina Ferilli do të jenë pjesë e skenës së “Ariston”.
Emri i parë i bërë publik është ai i aktores Maria Chiara Giannetta, e cila do të jetë së bashku me Amadeus mbrëmjen e së premtes. Por para saj do të jetë aktorja e famshme Ornella Muti, e cila do t’i bashkohet Amadeus të martën. Pas saj, aktorja Suburra Lorena Cesarini dhe Drusilla Foer, përkatësisht të mërkurën dhe të enjten. Ndërsa në finale, do ta prezantojë Sabrina Ferilli.
Këtë vit festivali do të mbahet nga 1 deri më 5 shkurt 2022. Ndërsa pjesë e festivalit do të jenë 25 këngë në të gjitha kategoritë.

Gabimet e prindërve me fëmijët të cilat shkatërrojnë vetëbesimin

Rreth 18 mijë raste aktive me Covid-19
