Connect with us

Kulturë

Ava Max: Krenarinë për prejardhje e kam nga edukata familjare

Published

on

Këngëtarja Ava Max, e kishte planifikuar të vinte për herë të parë në Shqipëri gjatë vitit 2020, por nuk mundi si shkak i pandemisë COVID-19. Ylli me famë ndërkombëtare ka prejardhjen nga një fshat i vogël i Shqipërisë, por nuk ka qenë kurrë atje.

Për të, viti 2020 ishte shumë më ndryshe nga se e kishte pritur të ishte. “Isha gati të udhëtoja, do të bëja turneun tim të parë dhe, më e rëndësishmja, do të kthehesha në Shqipëri. Jeta ime gjatë vitit 2020 ishte kryesisht komunikim me Zoom” – tha ajo.

Ava premtoi se do të vijë në Shqipëri. “Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij”,- shtoi ajo.

Ylli ndërkombtarë, gjithashtu theksoi se krenarinë për prejardhjen e saj e ka nga edukata familjare, pasi është rritur nën frymën patriotike, ani pse gjithmonë ka jetuar jashtë vendit. “Ka shumë femra të forta në muzikë që po marrin vëmendjen – të gjitha nga Shqipëria. Njerëzit vazhdojnë të pyesin, “çfarë ka në ujë atje?” hahaha, kjo më bën të buzëqesh. Në ditën dhe epokën e sotme, është e rëndësishme t’i pranoni diferencat dhe prejardhjen. Mamaja ime gjithmonë thoshte se nuk mund ta dini se ku po shkoni pa e ditur se ku keni qenë”, ka thënë artistja me rrënjë shqiptare.

Kulturë

Shtyhet ceremonia e çmimeve Grammy

Published

on

Ceremonia për ndarjen e çmimeve Grammy është shtyrë për 3 prill.

Kjo ceremoni ishte planifikuar që të mbahet më 31 janar në Los Angeles, mirëpo siç duket do të mbahet më vonë për shkak të përhapjes së variantit Omicron.

“Ne jemi të ngazëllyer për të marrë GRAMMY në Las Vegas për herë të parë dhe për të organizuar një shfaqje të klasit botëror,” tha Harvey Mason Jr.

Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, ku çmimet janë ndarë në muajin mars.

Continue Reading

Kulturë

Netflix sjell 25 seriale koreane në vitin 2022

Published

on

Filmat dhe serialet koreane së fundmi janë duke marrë shumë e shumë shikime, duke u bërë kështu edhe të preferuarat për shumë kë.

Andaj, platforma e njohur Netflix pritet që të sjellë 25 seriale koreane gjatë 2022-ës, transmeton Paper Radio.

Serialet që pritet të vijnë janë “All of Us Are Dead”, “Money Heist: Korea – Joint Economic Area”.

Platforma konfirmoi “Squid Game” si shfaqjen më të madhe të platformës ndonjëherë. Ka qenë shfaqja më e shikuar e Netflix në 94 vende në kulmin e saj, me 95% të shikueshmërisë që erdhi nga jashtë Koresë.

Continue Reading

Kulturë

Filmat dhe serialet që vijnë në Netflix në muajin shkurt

Published

on

Muaji shkurt pritet të jetë mjaft i pasur sa i përket publikimeve të reja të filmave dhe serialeve në platformën Netflix.

Gjatë shkurtit pritet që të vijnë filma dhe seriale të shumta, e ku disa nga ta janë pritur edhe për kohë të gjatë.

Lista e plotë:

Countdown

Gabby’s Dollhouse

My Best Friend Anne Frank

New Year’s Eve 

Raising Dion (Season 2)

That’s My Boy (2012)

The Lucky One (2012)

Transformers: Revenge of the Fallen

Dark Desire (Season 2)

MeatEater (Season 10 – Part 2) 

The Tindler Swindler (2022)

Kid Cosmic (Season 3)

Murderville (Season 1) 

Sweet Magnolias (Season 2)

Through My Window / A través de mi ventana (2022) 

Ridley Jones (Season 3)

Child of Kamiari Month (2021)

Love Is Blind: Japan (Season 1) 

Catching Killers (Season 2)

Only Jokes Allowed (Season 1)

The Big Shot: Game Show (Season 1)

The Privilege (2022)

Into the Wind (2022) 

Bigbug (2022) 

Inventing Anna (Limited Series) 

Love is Blind (Season 2) 

Tall Girl 2 (2022)

Toy Boy (Season 2)

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina