Connect with us

Sport

Arsenali i vendosur, nuk heq dorë nga Locatelli

Published

on

Arsenali është i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar nga Sassuolo për Manuel Locatellin, por vetëm nëse vetë lojtari dëshiron të transferohet në stadiumin “Emirates”.

Sipas Fabrizio Romanos, Arsenali është i gatshëm t’i paguajë Sassuolos 40 milionë euro për Manuel Locatellin, por ata duan vetëm të nënshkruajnë me lojtarë që janë të lumtur dhe të sigurt që të luajnë për këtë klub.

Nga ana tjetër, analisti Gianluca Di Marzio raportoi në fillim të kësaj jave se Juventusi ishte takuar me Sassuolon të premten për të provuar dhe rënë dakord për një marrëveshje për Locatellin, duke paraqitur ofertën e tyre të parë zyrtare.

Continue Reading

Sport

Ekipi olimpik pritet sot me ceremoni shtetërore

Published

on

Ekipi i xhudos që i solli vendit tonë dy medalje të arta olimpike do të zbarkojë sonte në orën 19:50 në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ku do të pritet me ceremoni shtetërore.

Me këtë rast do të mbahet edhe një konferencë për media, ku marrin pjesë trajneri Driton Kuka, trajneri Agron Kuka, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.

Ekipi i xhudos më pas do të vijë në sheshin “Zahir Pajaziti” rreth orës 21:00, ku qytetarëve do t’u drejtohen kryeministri Albin Kurti, trajneri Driton Kuka, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi hyn në historinë e sportit të Kosovës, pasi në lojërat olimpike në Tokio fituan dy medalje të arta.

Continue Reading

Sport

Kosova ka portierë të mrekullueshëm por mungojnë trajnerët

Published

on

Në emisionin 91+ në “ Paper Radio”, këtë javë i ftuar ka qenë portieri i viteve ‘80 dhe ‘90 si dhe trajner i portierëve të Kombëtares së Kosovës për U-19 për 15 vite, Xhelal Karabegu.

Ai ka folur për rolin e portierëve në fushën e sportit modern, gjithashtu Karabegu ka folur edhe për portierët që ai ka punuar me ta duke përmendur si: Visar Bekaj, Betim Halimi, Etrit Berisha, ai ka thënë se mburret me suksesin e tyre.

Kur është pyetur për portierin e Kombëtares, Arianit Muriq,  Karabegu ka thënë se është portier shumë i mirë.

“Kur e kap topin Muriqi e kur e pason, lojtarët dridhen, ai është portier shumë i mirë, por ende nuk është përshtatur me lojtaret e Kombëtares, si shkak i avancimi të lartë të tij, kombëtarja jonë nuk është e përgatitur për këtë nivel të futbollit”, tha Karabegu.

Tutje ai shtoi se tani kemi portier por kemi mungesë të trajnerëve.

“Po flas haptas, tani ka shumë portierë por nuk ka trajner, licenca që je trajner është veç një copë letre që ki drejt me punë, më shumë tash po duan kuantitet sesa kualitet, trajnerët e portierëve duhet me qenë guximtar dhe shumë punëtor e jo me shikuar nepotizmin” është shprehur Karabegu.

Gjatë emisionit ai ka paralajmëruar edhe për një super portier që gjatë viteve të ardhshëm do të vijë, ai është Loris Shala i cili karrierën e tij është duke e zhvilluar në elitën angleze në skuadrën e “West Ham”.

Continue Reading

Sport

Prishtina në raundin e tretë të Ligës së Konferencës përballet me Bodo/Glimt

Published

on

Kampioni i Superligës së Kosovës FC Prishtina pavarësisht humbjes mbrëmë me rezultat 4:2 nga Connah’s Quay Nomads, arriti të sigurojë plasmanin tutje për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Ndeshjen e parë, të cilën e zhvilluan si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Plisat” siguruan fitore 4:1, ndërsa me humbjen e mbrëmshme 4:2, rezultati i përgjithshëm ishte në favor të Prishtinës 6:5.

E mbrëmë, të dy golat për Prishtinën i realizoi mesfushori 26 vjeçar Endrit Krasniqi, fillimisht duke shënuar në minutën e 29’ dhe në atë të 42’-të.

Pasi siguruan biletën drejt raundit të tretë në Ligën e Konferencës, tani Prishtinën e pret takimi me skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt.

Ndeshjen e parë “Plisat” do të jenë vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e cila zhvillohet më datën pesë gusht, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet më datën 12 gusht.

Ndeshja e parë

5 gusht, 20:00 Prishtina – Bodo/Glimt (Stadiumi Fadil Vokrri)

Ndeshja e kthimit

12 gusht, 18:00 Bodo/Glimt – Prishtina (Stadiumi Aspmyra)

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina