Showbizz
Ariana Grande çaktivizoi llogarinë e saj në Twitter
Published
5 months agoon

Ariana Grande po ndjek hapat e Miley Cyrus të vitit 2009, pasi këngëtarja ka çaktivizuar llogarinë e saj në ‘Twitter’.
Grande nuk ka njoftuar një arsye për largimin, teksa fansat e saj reaguan shpejt për mungesën e saj.
Emri i Grande filloi të bëhet trend në platformën e mediave sociale kur ndjekësit e saj kuptuan se llogaria e saj “nuk ekziston” në Twitter.
Fansat pyetën se cila ishte arsyeja e fshirjes së papritur të llogarisë.
Disa pyesnin nëse ishte në pyetje ndonjë sulm kibernetik, ose nëse Grande dëshiron të freskoi rrjegtet sociale për të shpallur një projekt të ri.
Cilado qoftë arsyeja, llogaria e saj tashmë nuk figuron në Twitter.
You may like
-
Unazat që patjetër duhet ti keni
-
Kurti ngushëllon për Sassolin: Ishte mik i Kosovës, do të na mungojë
-
Faqja më e vizituara për vitin 2021, që kalon edhe Google
-
Yjet që janë të pasjellshëm sipas fansave
-
Fshihet llogaria e Alec Baldwin në Twitter
-
Ariana Grande dhe Cynthia Erivo do të luajnë në filmin-muzikal “Wicked”
Showbizz
Këngëtarja e njohur rrëfen se si ndihej e vetmuar
Published
4 months agoon
January 19, 2022By
Enis Pllana
Jessie J është shprehur se periudha më e vështirë dhe e vetmuar e jetës së saj ishte kur pësoi abortin spontan nëntorin e kaluar.
Këngëtarja 33-vjeçare ka treguar se gjatë një vizite rutinë, mjekët i kishin thënë se nuk mund të ndjenin më rrahje zemre.
Jessie theksoi se nuk ishte ndjerë kurrë me e vetmuar pasi humbi atë që do të kishte qenë fëmija i saj.
“Unë isha shtatzënë, por jo më. Unë jam ndoshta në vendin më të lumtur që kam qenë ndonjëherë, besoni apo jo. Perspektiva ime për jetën ka ndryshuar plotësisht. Ditën që ndodhi një burrë erdhi tek unë në rrugë. Isha vetëm dhe qaja. Ai tha ‘Unë nuk ju njoh dhe nuk e di se çfarë keni por e di që duhet ta ndani atë me njerëzit e tjerë’.


Bebe Rexha së fundi ka qenë pjesë e emisionit , “That’s My Jam”, që prezantohet Jimmy Fallon.
Bebe e cila garonte krahas yjeve Anthony Anderson, T-Pain dhe Ryan Tedder, u përzgjodh të luante në rubrikën “Nonsense Karaoke” ku konkurrentët duhet ta interpretojnë një hit të njohur, por teksti i këtyre këngëve është zëvendësuar me fjalë qesharake dhe komplet absurde.
Pa dyshim që për bukuroshen shqiptare kjo ishte e lehtë falë zërit të mrekullueshëm dhe aftësive të këngëtares në interpretim.

Këngëtarja e njohur Rihanna së fundi ka shfaqur linjat trupore mahnitëse në ngjyrë të kuqe të errët për markën e saj Savage X Fenty. Gjithashtu ajo po promovonte edhe ndriçuesin e buzëve të saj Fenty Beauty Gloss Bomb Heat.
Rihanna u fotografua gjatë natës në një dhomë të hirtë dhe të kaltër plot me hije. Format trupore dhe ngjyra e kuqe që përdori këngëtarja vënë në pah tatuazhet e saj.
Të brendshmet e saj përfshinin qepje të kryqëzuara që bien në sy, dhe ajo e kombinoi kostumin me gete të kuqe rrjetë.
“Dita e Shën Valentinit është për mua…. por ju mund të shikoni”, ka ngacmuar Rihanna në mbishkrimin e saj në Instagram.


Gabimet e prindërve me fëmijët të cilat shkatërrojnë vetëbesimin

Rreth 18 mijë raste aktive me Covid-19
