Connect with us

Kujtimet

Anija e parë me astronautë që doli nga orbita e Tokës

Published

on

Më 21 dhjetor 1968, anija kozmike Apollo 8 u nis nga Qendra amerikane e Hapësirës Kennedy duke u bërë anija e parë me astronautë në bord që del nga orbita e Tokës, hyn në orbitën e Hënës dhe kthehet në mënyrë të sigurt në Tokë.

Frank Borman, James Lovell, William Anders u bënë njerëzit e parë që e shohin Tokën nga lart si një planet të tërë, dhe të parët që shohin drejtpërdrejt të ashtuquajturën anën e errët të Hënës.

Anijes iu nevojitën tri ditë për të arritur në orbitën e Hënës. Në prag të Krishtlindjes, astronautët kryen një transmetim televiziv nga anija në orbitë, duke lexuar 10 rreshtat e parë nga Libri i Zanafillës për shikuesit në Tokë.

Misioni i suksesshëm hapi rrugën për misionin Apollo 11, për të përmbushur qëllimin e presidentit të atëhershëm të SHBA-së John F. Kennedy, për zbritjen e njeriut të parë në Hënë para fundit të viteve 1960.

Apollo 8 u kthye në Tokë më 27 dhjetor 1968, kur kapsula me tre astronautët u përplas në ujërat në veri të Oqeanit Paqësor. Një ulje hënore ishte ende disa muaj larg, por për herë të parë njerëzit nga Toka kishin vizituar Hënën dhe ishin kthyer në shtëpi të sigurt.

Continue Reading

Kujtimet

Flamuri modern italian mbush 225 vjet

Published

on

Flamuri modern italian është përdorur për herë të parë më 7 janar të vitit 1797.

Flamuri i përbërë nga 3 shirita me gjerësi të barabartë vertikal, tre-ngjyrësh; të bardhë, të kuq e të gjelbër, ku e bardha përfaqëson Alpet e mbuluara me borë; ngjyra e gjelbër përfaqëson fushat dhe kodrat e vendit; e kuqja, gjakun e derdhur në luftërat italiane për pavarësi.

Një interpretim tjetër është se e gjelbra përfaqëson shpresën; e bardha besimin, dhe e kuqja dashurinë hyjnore.

Këto ngjyra, gjithashtu u referohen 3 virtyteve teologjike; besim, shpresë, bamirësi.

Continue Reading

Kujtimet

​76 vjet nga betimi zyrtar amerikan

Published

on

Kongresi amerikan më 28 dhjetor të vitit 1945, miratoi betimin zyrtar përpara flamurit të Shteteve të Bashkuara.

Betimi, autori i të cilit nuk dihet me saktësi, u botua fillimisht në revistën “Youth’s Companion”, me rastin e ditës së Kolombit, më 12 tetor 1892.

Sot shumë mbledhje të karakterit civil hapen me recitimin e betimit. Gjithashtu, shumë shkolla në SHBA e fillojnë mësimin duke lexuar betimin.

Nxënësit ngrihen në këmbë dhe vënë dorën e djathtë mbi zemër: “Betohem përpara flamurit të SHBA-së dhe Republikës që ai përfaqëson – një vend nën Zotin, i pandarë, me liri dhe drejtësi për të gjithë”, thuhet në tekstin e betimit.

Fjalët “nën Zotin” iu shtuan tekstit të betimit në qershor të vitit 1954, me këmbënguljen e presidentit Dwight Eisenhower. Në një fjalim për Ditën e Flamurit 1954, ai shtjelloi ndjenjat e tij për pozitën e religjionit në jetën publike kur diskutoi se përse donte të përfshinte fjalët “nën Zotin” në tekstin e betimit.

“Në këtë mënyrë ne po ripohojmë transcendencën e besimi fetar në trashëgiminë dhe të ardhmen e Amerikës. Në këtë mënyrë ne do të forcojmë vazhdimisht ato armë shpirtërore që do të jenë përgjithmonë burimi më i fuqishëm i vendit tonë në paqe dhe luftë”, kishte thënë Eisenhower.

Continue Reading

Kujtimet

Sot e kujtojmë Charlie Chaplin-in

Published

on

44 vjet nga vdekja e Charlie Chaplin

Më 25 dhjetor 1977 ka vdekur në Zvicër aktori, skenaristi, regjisori dhe producenti anglez Charlie Chaplin, një nga pionierët e kinemasë dhe një ndër artistët më të mëdhenj në historinë e filmit.

“Ai nuk ishte një yll Hollywood-i”, thotë ekspertja amerikane e Chaplin-it, Lisa Stein Haven, “sepse kur ai ishte një yll, Hollywood-i nuk ekzsitonte”

Mustaqe të zeza, kapelja, bastuni dhe të ecurit si rosak me këpucët e mëdha – karakteristika të Charlie Chaplin këto që nuk i harron askush. Ashtu si edhe në filmin e tij të parë, me të cilin korri sukses të madh „Fëmija“ (1921) „endacaku“ ndërthurte në figurën e tij, humorin e shakanë me dëshpërimin e melankolinë.

Lindur në vitin me 16 prill 1889 në Londër, ai ndërroi jetë në Zvicër në vitin 1977 – gjatë jetës ai përjetoi shumë suksese në kinematografi, por edhe shumë skandale. Charles Spencer Chaplin rridhte nga një familje e varfër dhe arriti të fitojë miliona në Hollywood. Filmi i tij “Etja për ar”(1925) tematizon pikërisht këtë kontradiktë: realiteti i trishtuar dhe ëndrra për ar e pasuri.

Shumica e veprave të Chaplin u krijuan në kohën e filmit pa zë. Për „Dritat e qytetit“ ai punoi në fazën e kalimit nga filmi pa zë në atë me zë. Por Chaplin nuk i preferonte filmat me zë. Ai e përdorte zërin me kursim dhe në mënyrë eksperimentuese. Filmat e tij dëshmojnë se ai ka pasur të drejtë: Mimika, pantomimat, gjestet dhe shprehja – të gjitha funksionojnë edhe sot tek filmat e Chaplin.

Vetëm në filmat e tij të vjetër Chaplin luante karaktere të pakëndshëm. Shumë shpejt ai iu përkushtua roleve, që karakterizuan më pas filmat e tij: ky ishte njeriu i thjeshtë, që mbrohet ndaj padrejtësive të jetës. Në veprat e më vonshme si „Kohët moderne“ (1936) ai ushtron edhe një kritikë të thellë shoqërore – njeriu në ingranazhet e industrializimit.

Një vepër mjeshtërore e Chaplin është filmi “Diktatori i madh” (1940). Përpjekjes, që konsiderohej thuajse e pamundur për të satirizuar Hitlerin dhe nazistët – Chaplin ia doli me sukses. Më vonë Chaplin është shprehur, se po të kishte pasur dijeninë për kampet e përqendrimit ai nuk do ta kishte xhiruar filmin. E pavarësisht kësaj “Diktatori i madh” edhe sot është një film që ia vlen të shihet.

Në veprën e mëvonshme “Projektorët” Chaplin ka përpunuar edhe shumë prej përjetimeve të tij. Në të tematizohen ulje – ngjitjet e artistit. Premiera e filmit u shfaq në vitin 1952, në një kohë, kur Chaplin përçmohej në SHBA. Atë e akuzonin atje, se ishte i afërt me komunizmin. Chaplin, i cili ishte atë kohë në Angli, nuk u lejua të kthehej në SHBA.

Pas dhjetë vjetëve ndërprerjeje, Charlie Chaplin rivuri në skenë në Europë në 1967 filmin: “Kontesha e Hong-Kongut”. Ndonëse filmi me dy yjet e kinematografisë Sophia Loren dhe Marlon Brando pati aktorë të nivelit të lartë, ai nuk solli asnjë sukses komercial. Vitet e fundit të jetës Chaplin i kaloi në Zvicër. Vetëm një herë ai u kthye shkurt në SHBA.

As sot e kësaj dite nuk ka figurë tjetër në historinë e kinematografisë, që të jetë kaq e pranishme sa Charlie Chaplin. Qoftë në reklama, në qendra tregtare, në pllakata, në fotografi apo në internet – figura e endacakut me tiparet tipike të aktorit Charlie Chaplin haset kudo dhe në çdo kohë. Chaplin u ka mbijetuar kohërave – ndonëse periudha e tij si regjisor i përket një të shkuare të largët.

Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e tij, e njohin endacakun. “Ai nuk ishte një yll Hollywood-i”, thotë ekspertja amerikane e Chaplin-it, Lisa Stein Haven, “sepse kur ai ishte një yll, Hollywood-i nuk ekzsitonte”. Edhe sot mund të thuash që: Charlie Chaplin është shumë më tepër se sa një aktor. Ai është një legjendë.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina