Connect with us

Muzikë

Albumi “Sour” i Olivia Rodrigo i pari në “Billboard 200”

Published

on

Albumi “Sour” i këngëtares Olivia Rodrigo i është rikthyer pozitës së parë në listën muzikore “Billboard 200” për të tretën herë, qëkur albumi i saj debutues ishte publikuar në maj.

“Sour” kishte debutuar në vendin e parë në listë më 5 qershor dhe më pas kishte zënë përsëri vendin e parë në listën muzikore “Billboard 200” më 3 korrik dhe përsëri tani.

Listat muzikore “Billboard 200” listojnë albumet më të famshme të javës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bazuar në dëgjueshmërinë e tyre.

Artistja Doja Cat ka zënë vendin e dytë me albumin “Planet Her”.

Ndërsa vendin e tret e mbanë këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, e cila është ende pjesë e listës me albumin e vitit 2020, “Future Nostalgia”, duke zënë vendin e tetë.

Muzikë

Billie Eilish publikon albumin e saj më të ri

Published

on

Billie Eilish më në fund ka publikuar albumin e saj të ri “Happier Than Ever” ajo gjithashtu shkroi një postim emocional se çfarë kuptimi ka albumi për të.

Këngëtarja 19-vjeçare hodhi albumin gjatë mesnatës së të premtes.

Ajo e ndau edhe një postim emocional së bashku me albumin përmes Instagramit.

“Happier Than Ever” albumi im i dytë më në fund, kjo ishte përvoja më e mirë që kam pasur ndonjëherë me muzikën time. Unë u rrita shumë në procesin e krijimit të këtij albumi dhe përjetova aq shumë vetë -realizim dhe reflektim të vetvetes. Do të doja të kthehesha dhe ta bëja këtë album nga e para sepse ishin disa nga netët më të mira në jetën time”, shkroi Eilish në Instagram

Ajo falënderoi edhe vllaun e saj Finneas, i cili përgatit tekstet për këngëtare.

Billie tashmë ka publikuar disa video për të mbështetur albumin, përfshirë ato për “Lost Cause” dhe “Your Power”.

Continue Reading

Muzikë

Miley Cyrus do të sjell albumin e ri

Published

on

Miley Cyrus zbulon se është duke punuar në albumin e saj të ardhshëm!

Në një intervistë që promovoi fushatën e saj të re të parfumit Gucci , 28-vjeçarja foli për atë që do të ketë më pas për të.

“Sapo u bëra teze për herë të parë, me nipi tim të bukur me emrin Bear. Po kaloj shumë kohë me të, duke e parë të rritet, teksa po rri në shtëpinë time në Tennessee po shkruaj dhe po regjistroj albumin tim të ri”, tha Cyrus për Peopel.

Lajmet e reja për albumin e Miley vijnë vetëm disa muaj pasi u zbulua se ajo nënshkroi një marrëveshje të re me një label të ri.

Kjo është marrëveshja e saj e katërt që nga fillimi i karrierës së saj. Ajo më parë kishte nënshkruar marrëveshje me Hollywood Records dhe së fundmi RCA Records.

Në fillim të këtij viti, Miley bëri histori në tabelën Billboard Hot 100 . Ajo gjithashtu zbuloi një artiste me të cilën do të donte absolutisht të punonte.

Continue Reading

Muzikë

Këngëtari Ed Sheeran vendosë edhe një rekord tjetër

Published

on

Ed Sheeran së fundi ka publikuar këngën “Bad Habits” duke thyer edhe një herë tjetër rekord botëror , pasi që kjo këngë është për momentin kënga më e mirë dhe më e dëgjuar në mbarë globin.

Ajo ka arritur të kryesojë në billboardin global, duke u zgjedhur si kënga më e mirë në Europë, Britani, por edhe kontinentin aziatik.

Këngëtari britanik këngën “Bad Habits” në platformën YouTube e ka publikuar me 25 qershor dhe deri tani ka arritur të grumbulloj 84,910,661 shikime.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina