Connect with us

Kulturë

Aktorja e “Squid Game”, arrinë sukses të madh

Published

on

Nëse e keni parë “Squid Game” do t’ju kujtohet konkurrentja 067 e sfidës vdekjeprurëse, HeYeon Jung. Siç duket, suksesi i madh i serialit korean në Netflix i solli asaj shumë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Aktorja koreane, modele në profesion, arriti të marrë vëmendjen e publikut anë e mbanë botës duke arritur të grumbullojë rreth 18 milion ndjekës në një kohë shumë të shkurtër. Sipas Forbes, kjo e ka bërë atë aktoren koreane më të ndjekur në Instagram.

Në ‘Squid Game’ ajo bëhet pjesë e lojës më të rrezikshme për të fituar çmimin e madh prej rreth 40 milion dollarësh me qëllim që të ribashkojë përsëri familjen e saj. Së fundmi, HeYeon gjatë një interviste është shprehur se ‘Squid Game’ i dha mundësinë të provojë për herë të parë aktrimin.

Për shkak të kësaj, ajo është ndjerë e pasigurtë gjatë gjithë kohës madje dhe ka shpërthyer në lot gjatë xhirimeve pasi ishte hera e saj e parë duke aktruar, ndaj dhe ka kërkuar mbështetjen e aktorëve të tjerë të njohur në serialin korean më të shikuar në Netflix.

Kulturë

“Wonder Woman” sjell pjesën e tretë

Published

on

Prodhuesit filmik DC, kanë njoftuar se po risjellin pjesën e tretë të filmit “Wonder Woman”. Pjesa e parë e këti filmi ishte në vitin 1984 i cili më pas kishte pjesën vazhdues në vitin 2017.

Ndërsa u shfaqën në DC Fandome të shtunën, drejtori i ekskluzivitetit Patty Jenkins dhe aktorja e Wonder Woman, Lynda Carter, konfirmuan se trekëndëshi bashkëpunues është ende duke funksionuar.

“Ne jemi shumë të emocionuar për Wonder Woman 3”, tha Patty, përmes Deadline.

Në një intervistë gjatë verës, Patty foli për filmin Wonder Woman të vitit 1984 që do të dilte në kinema dhe në HBO Max në të njëjtën kohë, duke e quajtur “zemërthyese”

Continue Reading

Kulturë

“The Batman”, traileri i parë zyrtar

Published

on

The Batman ka publikuar trailerin e parë zyrtarë për filmin i cili pritet të publikohet për kinema dhe në platformat online më 4 mars 2022.

Aktorët kryesor në film janë Robert Pattinson-Batman, Zoe Kravitz, Paul Dano, Colin Farrell. Filmi është prodhuar nën produksionin e DC Fan Dome.

Filmi pritet të jetë dramë dhe është paraqitur më e zymtë se zakonisht, teksa ka shfaqur shumë gjëegjëza dhe sekrete në trailer.

Continue Reading

Kulturë

Letrat e Fishtës ekspozohen në provincën françeskane për 150-vjetorin e lindjes

Published

on

Shkrime dhe letërkëmbime të poetit tonë kombëtar por edhe piktura e tij e vetme, origjinale, e realizuar në Itali u publikuan për herë të parë në Provincën Franceskane në kuadër të 150 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të mëdha të letërsisë shqipe.Studiues, personalitete të letrave, si dhe klerikë e diplomatë u bënë bashkë në kuvendin françeskan në Shkodër.

Fishta nuk mund t’i përkasë të shkuarës, por është e tashmja, dhe e ardhmja e Shqipërisë. Ai i përket njerëzimit, dhe i përshkon shekujt.

Sabri Hamiti studiues nga Kosova  dhe pedagogu Mark Marku, shprehen kritik pasi sipas tyre, në tekstet shkollore nuk kanë rëndësinë e duhur veprat e Fishtës.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina