Connect with us

About Us


Në shtëpi, veturë, kombi, autobus, konvikt, kafene, biçikletë, trotinet, park të lojërave, park…sidomos në park, e pse jo edhe në ‘llunapark’?! Kur je vetëm, apo me tjerët, apo në mendime, – edhe atëherë kur kujtimet të ngarkojnë, e mendon se askush nuk të ngushëllon!

Kur je duke vallëzu, vrapu, ‘duke e hekë të keqtit’, duke iu gëzu hidhërimit. Kur i hapë duart dhe e qet kokën mbi veturë, e kur sillesh me të rreth fontanës te soliterat. Kur ec në shtigjet e Gërmisë, prapa basenit së Pr- ishtinë, përpara lezetit! Te Rruga A, B, C, te cila do që don…edhe në Emshir. Kur djersitesh duke ngjitur Taslixhen, Dragodanin.

Edhe atëherë kur pikat e ujit të bijnë në kokë brenda në kurrizin e Dardanisë!

Kur del shëtit në korzo, e qentë lehin në kërkim për ushqim. Në kalldrëm, në asfalt, në gropa, – e qe besa edhe afër, në mal, fushë, pranë lumit që se pamë kurrë! Kur je duke puthë, përqafë…

Kudo që shkon, ku do që je, nuk je vetëm!

Paper Radio

Paper Radio – Programs

Mëngjesi në 91.1

Duke ruajtur dhe kultivuar kulturën e novacionit, Berat Miftari ka prezantuar formatin unik në hapësirën mediatike, ku çdo mëngjes me ekipin e tij, Tinën, Donatin dhe Gresën bëjnë që dita juaj të nis si asnjëherë më parë. Çdo ditë ju dëgjoni rrëfimet më kreative që nxisin dhe mbajnë me plot emocion audiencën e përzgjedhur si për nga shija e muzikës, elokuenca dhe nga sensi i kultivuar i humorit. Çdo mëngjes janë qindra telefonata, qindra mesazhe dhe rrëfime të padëgjuara që e bëjnë secilin transmetim të jetë unik.

"Ti mund të jesh në fund të botës - ama marrim frymë bashkë në një vend në 91.1 FM" është një tjetër thënie që tregon më së miri lidhjen e autorit me audiencën. Emisioni inkorporon me aq mjeshtëri të gjitha gjeneratat, ndërsa muzika përzgjidhet me shije të rafinuar dhe prezantohet në mënyrën më meritore.

Berati
Gresa
Donati
Tina

Pak ma drejt

Duke qenë për vite të tëra në gazetarinë e shkruar, në gazetën më prestigjioze, ‘Koha Ditore’; duke punuar dokumentare dhe ndjekur nga afër zhvillimet në fushën e investimeve të huaja e vendore, Urani me mjeshtërinë e tij, sjell para nesh fotografinë e Kosovës me po aq ngjyra.

Nga Studio e Paper Radio me mprehtësinë e tij kritike sjell dhe komenton ngjarjet kryesore të ditës të shoqëruara me deklaratat më të rëndësishme, komentet mbi politikën, intervista si dhe shumë tema ekskluzive që kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën tona.

Urani

Log

Në këtë frymë janë temat dhe debatet që i sjellim në studion e Paper Radio bashkë me ekspertët, protagonistët dhe njerëzit e fushës së medies dhe jo vetëm.

Me Drenin, që është ligjërues i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe me përvojë në gazetari nga viti 2009, ju do të ndiqni nga afër përvojat e njohësve më të mirë të komunikimit dhe trendit në botë.

Audienca e emisionit ‘Log me Dren Gërgurin’ do të përfshijë grupmoshat prej të rinjve deri tek të moshuarit.

Dreni

Made in Kosova

Emision ku prezantojmë brende të ndryshme, vështirësitë dhe të arriturat e tyre, e gjithë kjo në një formë bashkëbisedimi me Gresën, e cila vjen nga fusha e ekonomisë dhe marketingut.

Ne i gëzohemi çdo prodhimi e investimi në vend, e sidomos ato që i ofrohen botës. ‘Made in Kosova’ është emisioni që iu duhet.

Gresa

Paper Anthem

Janë 60 minuta që sjellin krijimtarinë muzikore të bendeve më të mëdha muzikore në botë. Duke qenë në industrinë radiofonike për më shumë se 20 vjet si dhe më tepër se aq si VJ dhe DJ, Astrit Dushi - TITI sjell "Paper Anthem", një format aq të munguar e aq të dashur për audiencën.

Janë mbi 15 këngë që përzgjedhen me mjeshtëri, duke lundruar nga vargjet e muzika e Bob Dylan deri tek vargjet e autorëve më eminent të muzikës sonë e interpretimet e Bashkim Paçukut, Muharrem Qenës, Nexhmie Pagarushës apo Jerichos.

Titi

Top 40 me Titin

Është platforma që sjell muzikën më të re botërore. Nën sloganin “The fastest moving charts in Kosova” dhe nën prezantimin e Titit, vijnë këngët më të popullarizuara të kohës përcjell me premiera botërore.

Paper Top 40 vjen si një produkt unik i Paper Radio nën drejtimin e Titit që njihet si prezantuesi ikonë i muzikës më të popullarizuar në vend. Bashkë me Tinën sjellin çdo javë PAPER Top 40.

Titi

Listen online now, the sound of Prishtina