Connect with us

Kosova

6 kandidatë i propozohen Kuvendit për dy gjyqtarë të Kushtetueses

Published

on

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, ka përzgjedhur gjashtë kandidatë, për dy gjyqtarë në këtë institucion.

Pas rezultateve të intervistimit me shkrim dhe përfundimit të intervistimit me gojë, lista e ngushtë e këtyre kandidatëve tashmë i rekomandohet seancës së Kuvendit për votim.

Hilmi Jashari, Etrur Maloku, Bashkim Hyseni, Vigan Qorrolli, Bardh Bokshi dhe Shukri Sylejmani janë gjashtë kandidatët me rezultatet më të mira.

Kujtojmë se në seancën e 3 qershorit Kuvendi i Kosovës nuk i dha mbështetje kandidatëve Vigan Qorrolli, Haxhi Xhemajli dhe Hilmi Jashari.

Në raundin e parë të votimit të asaj seance asnjëri nga kandidatët nuk arriti të marrë numrin e duhur të votave, ndërsa të drejtën për raundin e radhës e kishte fituar vetëm kandidati Vigan Qorrolli me 50 vota.

Raundit të dytë i parapriu një raund midis dy kandidatëve që morën numër të barabartë votash, Haxhi Xhemajli dhe Hilmi Jashari, proces ky që në raund të dytë çoi kandidatin Haxhi Xhemajli, me 44 vota.

Në këtë raund, kandidati Vigan Qorrolli mori 49 vota, kandidati Haxhi Xhemajli 38, ndërsa shtatë vota ishin të pavlefshme.

Në fund u konstatua se asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe kryesuesja e seancës njoftoi se konkursi do të përsëritet.

Kosova

Kurti kërkon nga serbët largimin e barrikadave

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se i është kërkuar nga Lajçak dhe Borrel takim në Bruksel për shkak të gjendjes aktuale pas masës së reciprocitetit, takim ky të cilin e ka pranuar mirëpo një gjë e tillë është refuzuar nga Serbia.

“Jam i gatshëm për takime e bisedime për këtë çështje. Lajçak dhe Borrel kanë kërkuar takime në Bruksel për t’u takuar për shtensionim të gjendjes, unë jam shprehur i gatshëm, mirëpo pasi që kanë marrë dakordimin tonë, në Beograd kanë marrë refuzimin për këtë çështje”, tha Kurti.

Po ashtu, Kurti tha se në takimin me ambasadorët e QUINT-it e ka bërë të ditur se Kosova është e gatshme ta largojë masën e reciprocitetit nëse një gjë e tillë bëhet edhe nga Serbia.

“E kam bërë të ditur edhe në takimin e djeshëm më ambasadorët e QUINT-it dhe jam i gatshëm që në çdo kohë që këtë masë ta heq nëse kemi një zotim edhe nga pala e Serbisë. Policët kufitar asnjëherë nuk kanë kërkuar ose hulumtuar për përkatësinë e udhëtarëve, ata janë marrë me targat, nuk është shkelur asnjë e drejtë e qytetarëve”, deklaroi Kurti.

Kryeministri Kurti tha se në veri rrugët janë bllokuar me kamion që janë pronë komunale.

“Jam i lumtur që ky problem i dekadave po merr epilogun e merituar. Pengesat në rrugë, ata kamionë, janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo përben shkelje të pronës publike. I ftoj kryetarët e komunave që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga. Ftoj edhe serbët të tërhiqen pasi e kanë bllokuar veten dhe lëvizjen e tyre”, ka thënë Kurti.

Continue Reading

Kosova

Që nga 27 shtatori për të hyrë në lokale do të kërkohet certifikata e vaksinimit

Published

on

Gjatë raportimit të tij ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me lirimin e masave anti-COVID tha nga 27 shtatori hyrja në lokale dhe restorante do bëhet duke treguar certifikatën e vaksinimit, testin PCR apo serologjik.

“Sa i përket gastronomisë ndër sektorët më të goditur nga pandemia jemi në kontakt edhe tani dhe me miratimin e tyre jemi dike hartuar masat që edhe në gastronomi të aplikohet nga 27 shtatori masa kufizuese e personave që hyjnë brenda këtyre lokaleve vetëm me certifikata të vaksinimit, test PCR apo serologjik me shifrat dhe numrat e vaksinimit. Një masë e tillë nuk është besoj më penguese as për sektorin e gastronomisë”, tha ai.

Continue Reading

Kosova

Albin Kurti e vlerëson të drejtë vendimin për targat serbe

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se ka biseduar me përfaqësuesin e BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilit i ka thënë se Kosova është e gatshme që ta hjek reciprocitetin e targave serbe, por që të njejtën gjë duhet ta bëjë edhe vetë Serbia.

Po ashtu, Kurti tha se Kosova është e gatshme që të dialogojë për këtë çështje, por që dialogu duhet të bëhet në Bruksel, e ku vendimin për targa e cilësoi si të drejtë.

“Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog”, ka thënë ai. “Edhe oferta jone publike është tejet praktike, le t’i heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia e dhe Kosova. Besoj që nuk është në interesin e Serbisë që të refuzojë dialogun dhe bisedimet siç po bëjnë aktualisht. Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen bisedimet dhe ne jemi të gatshëm e të hapur për të biseduar.”, tha Kurti.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina