Connect with us

Lajmet

5 filmat më të mirë të drejtuar nga gratë regjisore

Published

on

“Lost in Translation”, “American Psycho”, “Lady Bird”, “High life” dhe “The Farewelle” janë pesë filmat më të njohur të drejtuar nga gratë regjisore në kinematografinë botërore.

“Lost in Translation”2003

Filmi është shkruar dhe drejtuar nga regjisorja, Sofia Coppola. Një dramë-komedi e cila për herë të parë u shfaq në vitin 2003, me aktorët kryesorë Bill Murray dhe Scarlett Johansson. Filmi fitoi çmimin për regjisoren më të mirë dhe aktoren më të mirë, tre çmime “Golden Globe Awards” dhe tre çmime “British Academy Film Awards”.

“American Psycho” – 2000

Është një film komedi i drejtuar nga regjisorja Mary Harron. Filmi është i bazuar në novelen e Breat Easton, me po të njejtin emër. Komedia për herë të parë u shfaqë në vitin 2000 me aktorin kryesor Christian Bale. Filmi ishte fitues i çmimeve për “Aktorin më të mirë” si dhe çmimin për realizimin e filmimit “National Board Review”

“Lady Bird” 2017

Është një dramë-komedi e realizuar nën regjinë e Greta Gerwing. Filmi flet për jetën e adoleshentës Chrisitina dhe sfidat e saj. Në rolet kryesore luajnë Saoirse Roan dhe Timothee Chalamet. Në ceremoninë e 75-të të “Golden Globe Awards”, filmi fitoi dy çmime për aktorën më të mirë dhe për montimin skenik.

“High Life” – 2018

Është një film horror i drejtuar nga regjisorja Claire Denis, i cili flet për historinë e një grupi kriminal të cilët dërgohen në një mision në hapësirë. Rolin kryesor e luan aktori, Robert Pattinson. Filmi realizoi shfaqjen e tij të parë në Festivalin e Filmit në Toronto.

“The Farewell” – 2019

Është një film dramë-komedi amerikane i shkruar dhe drejtuar nga regjisorja Lulu Wang. Filmi tregon historinë e një familjeje kineze-amerikane, të cilët vendosin të mos i tregojnë gjyshes së tyre që i ka mbetur vetëm dhe pak kohë për të jetuar. Në ceremoninë e 77-të të “Golden Globes Awards” filmi u nominua për dy çmime përfshirë “Filmin më të mirë në gjuhën e huaj” dhe çmimin për “Aktoren më të mirë”.

Kosova

Sot fillon faza e katërt e dezinsektimit në Prishtinë

Published

on

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën nis faza katërt e dezinsektimit hapësinor.

Përmes një njoftimi në Facebook, komuna shkruan se dezinsektimi do të vazhdojë deri më 7 gusht.

“Ftojmë qytetarët për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanimë”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i teksti

Continue Reading

Kosova

Kryeministri Kurti takohet me bashkatdhetarët: Mërgatën nuk e shohim si kapital financiar por njerëzor

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me bashkatdhetarët, e ku ka deklaruar se nuk i sheh si kapital financiar mirëpo si kapital njerëzor.

Kurti po ashtu tha se mërgata është pjesë e kombit që ndodhet jashtë atdheut.

“Këtë rëndësi e synojmë ta shndërrojmë në prioritet duke llogaritur mërgatën si pjesë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm. Nuk e shohim si kapital financiar por edhe njerëzor”, tha Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë edhe këtë javë temperaturat e nxehta

Published

on

Edhe në ditët e para të muajit gusht do të mbizotëroj i nxehti afrikan.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

“Situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuaj e ngjashme me ditët e fundit të muajit korrik. Kjo gjendje meteorologjik vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore. Në fushat barike nuk kemi luhatje të theksuara, kështu që kjo situatë termike do të vazhdoj deri ditën e enjte ku parashihen rënie të përkohshme të temperaturave maksimale.

Përpos këtyre vlerave të larta të temperaturave maksimale, nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve elektrike do të shoqërohen edhe me erëra lokale të forta.

Temperaturat minimale mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të kenë ulje të lehta.

Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Apelohet te qytetaret që t’i respektojnë këshillat e IKPSH, gjithashtu apelohet te qytetaret të mos ndezin zjarre, sepse zjarret mund të jenë aq të furishme sa mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe asgjësimin e mikrofaunës, pastaj zjarret mund ti dëmtojnë edhe sipërfaqet e mbjellura me misër e që fatkeqësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave ekstreme, kjo kulturë në shumë vende do të mbetet e pazhvilluar, duke zvogëluar rendimentet ose duke mos dhënë fare rendimente.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina