Connect with us

Lajmet

5 aktorët më të njohur në filmat komedi që patën sukses edhe në filmat dramë

Published

on

Këta janë pesë aktorë e njohur për filmat komedi që morën role në filmat dramë dhe patën sukses.

1.Aktori Adam Sandler, i njohur për rolet e tij në filmat komedi si “Grown Ups”, “Murder Mistery”, ishte pjesë e filmit “Uncut Gems” në vitin 2019 me rolin kryesor. Filmi ishte krejt ndryshe nga natyra që jemi mësuar të shohim aktorin Sandler, i cili luan rolin e një biznesmeni i cili luan lojëra të rrezikshme për të mbajtur gjallë biznesin e tij. Filmi është vlerësuar lartë 7.4 pikë nga IMDb si dhe është vlerësuar nga fansat e aktorit.

2. Aktori Jim Carry, i njohur për filmat komedi “The mask”, “The Grinch”, ndryshoi stilin e tij të aktrimit në filmin “Enternal Sunshine of the spotless mind” në vitin 2004. Në këtë film aktori luan rolin e një personi që kalon një gjendje të rënd të shpirtërore, pas ndarjes nga e dashura e tij. Filmi është vlerësuar me 8.3 nga IMDb dhe është nga filmat më të ndjekur dramë-romancë

3. Aktori Sacha Baron Cohen, i cili u bë i famshëm me filmin e tij komedi “The Dictator” dhe “Borat”, ndryshoi karakterin e tij në filmin dramë “The trial of the Chicago” në vitin 2020. Filmi flet për gjyqin ndaj shtatë të akuzuarve nga qeveria federale amerikane për komplot dhe trazira. Filmi është vlerësuar me 7.8 pikë në IMDb.

4. Melissa Mccarthy, aktorja e njohur për filmat komedi “The spy”, “The Boss”, “The heat”, luajti edhe në filmin dramë shumë të suksesshëm “Can you ever forgive me” në vitin 2018. Një autore e lodhur nga jeta e cila pijë vazhdimisht dhe mezi paguan qiranë e sajë mujore. Filmi është vlerësuar me 7.2 nga IMDb dhe nuk është mirëpritur nga fansat e aktores, pasi një roli i tillë nuk i shkonte asaj, sipas tyre.

5. Janiffer Aniston, super aktorja e njohur për filmat e shumtë komedi si “The Break-Up”, “Mother’s Day” etj, është e njohur edhe për filmat e saj dramë, si “Cake” e vitit 2014. Në këtë film, aktorja e cila vuan nga sëmundjet kronike, kërkon të vetëvritet pas tragjedive familjare. Filmi u vlerësua me 6.4 pikë nga IMDb dhe u mirëprit nga fansat e saj.

Kosova

6 kandidatë i propozohen Kuvendit për dy gjyqtarë të Kushtetueses

Published

on

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, ka përzgjedhur gjashtë kandidatë, për dy gjyqtarë në këtë institucion.

Pas rezultateve të intervistimit me shkrim dhe përfundimit të intervistimit me gojë, lista e ngushtë e këtyre kandidatëve tashmë i rekomandohet seancës së Kuvendit për votim.

Hilmi Jashari, Etrur Maloku, Bashkim Hyseni, Vigan Qorrolli, Bardh Bokshi dhe Shukri Sylejmani janë gjashtë kandidatët me rezultatet më të mira.

Kujtojmë se në seancën e 3 qershorit Kuvendi i Kosovës nuk i dha mbështetje kandidatëve Vigan Qorrolli, Haxhi Xhemajli dhe Hilmi Jashari.

Në raundin e parë të votimit të asaj seance asnjëri nga kandidatët nuk arriti të marrë numrin e duhur të votave, ndërsa të drejtën për raundin e radhës e kishte fituar vetëm kandidati Vigan Qorrolli me 50 vota.

Raundit të dytë i parapriu një raund midis dy kandidatëve që morën numër të barabartë votash, Haxhi Xhemajli dhe Hilmi Jashari, proces ky që në raund të dytë çoi kandidatin Haxhi Xhemajli, me 44 vota.

Në këtë raund, kandidati Vigan Qorrolli mori 49 vota, kandidati Haxhi Xhemajli 38, ndërsa shtatë vota ishin të pavlefshme.

Në fund u konstatua se asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe kryesuesja e seancës njoftoi se konkursi do të përsëritet.

Continue Reading

Kosova

Deputetët debatojnë për 100 ditëshin e Qeverisë

Published

on

Në Kuvendin e Kosovës është duke u debatuar lidhur me 100 ditëshin e Qeverisë Kurti.

Po ashtu në rend dite është zgjedhja e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si dhe zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se minishengeni ballkanik, i emëruar tani “Open Ballkan”, synon të krijohet mbi parimin e superioritetit të Serbisë, pozicion ky, siç ka thënë ajo, i keqpërdorur çdoherë nga Serbia duke abuzuar me të tjerët.

Kurse, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka thënë se rishikimi i buxhetit është bërë sipas preferencave politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

Continue Reading

Lajmet

Kolona të gjata në Merdarë

Published

on

Po vazhdojnë kolonat e gjata në kufi. Deri në dy orë janë pritjet në dalje të pikës së kalimit kufitar në Merdarë, kolona e veturave është 800 metra.

Ndërsa për në hyrje në këtë pikë kufitare pritjet janë deri në 30 minuta, ndërsa 300 metra është kolona.

Pritje ka edhe në pikat kufitare Vermicë dhe Dheu i Bardhë. Kështu bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Më pak pritje janë në pikat kufitare Glloboqicë, Stançiq, Qafë e Prushit, Qafë e Morinës dhe Kullë.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina