Connect with us

Life

100 vjeçarja që ngre pesha në mënyrë profesionale

Published

on

Edith Murway-Train, e cila ka festuar 100-vjetorin këtë vit hyri në Librin e Rekordeve Guinness si gruaja më e vjetër e përfshirë në peshëngritje.

Edith është një stërgjyshe, një ish-balerinë dhe zyrtarisht gruaja më e vjetër e përfshirë në peshëngritje.

“Edith ngre pesha 68 kilogramë, dhe ajo e bën atë me hijeshi sa që e lë audiencën pa frymë”, thuhet në një deklaratë nga Libri i Rekordeve Guinness.

Edhe pse Edith ka qenë gjithmonë një adhuruese e stërvitjes dhe një mësuese vallëzimi, ajo pranon se shoku i saj mezi e bëri atë të shkonte në palestër.

“Kur erdha për herë të parë në palestër doja të shkoja në shtëpi sa më shpejt që të ishte e mundur, por kur pashë gra të tjera që stërviteshin, vendosa të ngre vetë disa pesha”, tha ajo.

Edith ka fituar medalje dhe trofe të shumtë dhe pranon se ka kaq shumë prej tyre sot saqë nuk ka më vend në raft.

100-vjeçares gazmore iu desh të pushonte nga stërvitja për shkak të pandemisë, por tani është kthyer në palestër ku po përgatitet për garën në nëntor të këtij viti.

Continue Reading

Life

Disa nga qytetet dhe fshatrat më të bukura të Gjermanisë

Published

on

Gjermania është një nga vendet që ka mjaft hapësira të bukura, si brenda qyteteve ashtu edhe në fshatra.

Mediumi i njohur Guardian ka listuar vendet më të bukura të Gjermanisë, të cilat ja vlen që të vizitohen.

Banja e Pyllit të Zi

Pamje alpine dhe një plazh, pranë Mynihut

Trashëgimia e Luterit, pranë Berlinit

Në malet Harz, Saksonia e Poshtme

Magjia mesjetare, Bavaria veriore

Continue Reading

Life

Kim Kardashian, po sjell diçka trendi

Published

on

Kim Kardashian njihet për stilin e saj unik dhe “shik”, si dhe aq i rrezikshëm sa për të guxuar kur bëhet fjalë për modën e re. Ylli i “KUWTK” postoi mbrëmjen e djeshme një pamje ku shihej e gjitha e veshur me të zeza teksa ra në sy aksesori më i veçantë i saj. Syzet e mëdha me skeletin e mbuluar tërësisht nga pellushi duket se do të kthehet shumë shpejt në një trend.

Por, Kim nuk u mjaftua vetëm me këtë detaj prej pellushi pasi dhe çantën e saj e përzgjodhi po me këtë material. Një veshje tepër luksoze ashtu siç i përshtatet një ikone mode si Kim Kardashian. Menjëherë komentet vërshuan duke e përgëzuar atë për pamjen në fjalë. Por, nuk muguan as komentet “pikante” nga ndjekësit.

Disa prej tyre e komentuan veshjen e Kim si të përshtatshme për një ceremoni funerale. Ndërsa, disa të tjerë aluduan se ylli i “KUWTK” sapo na prezantoi me veshjen e saj për Halloween për këtë vit.

Continue Reading

Life

Vendet që prodhuan më së shumti kafe

Published

on

Kafja është një nga pijet më të përdorura në botë andaj prodhimi i saj ka mjaft rëndësi.

Në fund të vitit 2020, dhjetëshja e vendeve që prodhuan më tepër kafe përbënë 87% të aksioneve të këtij produkti në bursë.

Më poshtë do të gjeni listën e vendeve që prodhojnë më tepër kafe në botë si dhe të ardhmen e kësaj industrie gjigante.

Brazili për momentin zë vendin e parë duke prodhuar 63.4 milionë kilogram vetëm në vitin 2020.

Sipas Organizatë Ndërkombëtare të Kafesë, në 2020 u prodhua një total prej 169.6 milionë thasësh 60-kilogramësh.

Lista e 20 vendeve që prodhuan më tepër kafe:

Brazili

Vietnami

Kolumbia

Indonezia

Etopia

Honduras

India

Uganda

Meksika

Peru

Guatemala

Nikaragua

Cote d-Ivoire

Kosa Rika

Tanzania

Kenia

Papua Nju Guineja

Laos

El Salvador

Tailanda

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina