Connect with us

Sport

​Superliga sjellë ndeshje të jashtëzakonshme në javën e gjashtë

Published

on

Superliga e Kosovës tashmë i ka zhvilluar pesë xhirot e para të edicionit 2021/22. Deri më tani janë prodhuar rezultate mjaftë befasuese dhe ndeshje të jashtëzakonshme.

Pas pesë ndeshjeve, tabela kryesohet nga Ballkani me 11 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë, kurse vendet tre dhe katër mbahen nga Malisheva dhe Drenica me nga 10 pikë.

Por, java e gjashtë premton ndeshje të tjera edhe më të paparashikueshme e të cilët zhvillohen më 25 dhe 26 shtator. Lideri i tabelës Ballkani do të ballafaqohet me Malishevën në Malishevë, kampioni aktual Prishtina i shkon Feronikelit, kurse ne Gjilan zhvillohet derbi lokal ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.

Llapi do të ndeshet me Drenicën, kurse Ulpiana dhe Dukagjini zhvillojnë derbin e skuadrave të promovuara në Superligë.

Continue Reading

Sport

Situata e Solskjaer te United, këto janë zhvillimet e reja

Published

on

Ole Gunnar Solskjaer do të vazhdojë të mbetet trajner i Manchester Unitedit.

Pavarësisht rezultateve të dobëta kohëve të fundit, norvegjezi ende e ka mbështetje e fortë nga bordi i United.

Skuadra e tij humbi 4-2 ndaj Leicester Cityt të shtunën me “dhelprat” që shënuan tre gola në pjesën e dytë.

Pas tetë ndeshjeve në Premier Ligë, Manchester United renditet në vendin e pestë me 14 pikë. Solskjaer ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2024.

Continue Reading

Sport

Premier Liga angleze, derbi mes Leicester e Manchester United

Published

on

Premier Liga angleze vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së tetë të sezonit të ri 2021/22.

Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje do të jetë mes skuadrës së Watford dhe gjigandit anglez Liverpoolit, ku ky i fundit do të jetë mysafirë në stadiumin “Vicarage Road”.

Kurse, derbi në programin e sotëm do të jetë ai mes Leicester Cityt dhe Manchester United, ku në këtë ndeshje të dy skuadrat rikthehen nga barazimet në javën e fundit të zhvilluar.

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Chelseat me 16 pikë, një më pak se Liverpooli në vend të dytë, kurse Top 4 e mbyllin Manchester United dhe Manchester City në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej 14 sosh.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Burnley dhe Newcastle me nga tre pikë, kurse Norwich zë vendin e fundit me vetëm një pikë të arkëtuar.

Continue Reading

Sport

Sot zhvillohen edhe tre ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës

Published

on

Xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës do të vazhdojë sot, ku në program do të zhvillohen edhe tre ndeshje tejet interesante.

Fokusi do të jetë te përballja mes Gjilanit dhe Ballkanit, ku të dy skuadrat i ndan një vend në tabelë dhe tre pikë.

Po ashtu, ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes kampionit aktual të Superligës së Kosovës Prishtinës dhe kampionit të Kupës së Kosovës, skuadrës së Llapit.

Pas tetë xhirove të zhvilluara, Ballkani renditet në pozitën e dytë në tabelë më 16 pikë, tre më shumë se kundërshtari i sotëm Gjilani që zë vendin e tretë.

Në anën tjetër, skuadra e Prishtinës këtë sezon nuk po tregon formë të mirë, ku pas tetë ndeshjeve zë vendin e gjashtë në tabelë me 10 pikë, kurse skuadra e Llapit gjendet e fundit në tabelë me vetëm 6 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

13:00 Dukagjini – Malisheva (Stadiumi 18 qershori)

13:00 Gjilani – FC Ballkani (Stadiumi i qytetit të Gjilanit)

13:00 Prishtina – KF Llapi (Stadiumi Fadil Vokrri)

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina