Connect with us

Lajmet

​Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Published

on

Kryeqyteti vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në Prishtinë janë 2426 raste aktive.

Kryeqyteti vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në Prishtinë janë 2426 raste aktive. Pas saj është komuna e Prizrenit me 995 raste dhe ajo e Fushë Kosovës me 865.

Sipas raporteve zyrtare, në total numri i rasteve aktive është 11.862.

Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.

Përndryshe, deri tash nga COVID-19 kana vdekur 2,889 persona.

Lajmet

Kosova e treta në Ballkan për karate

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në karate, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të karatesë, që u mbajt në Poreç të Kroacisë.

Karateistët nga Kosova mposhtën Malin e Zi, humbën nga Turqia, ndërsa në luftën për medalje mundën Bullgarinë.

Kosova fitoi edhe tri medalje tjera në individuale. Elhami Shabani fitoi të argjendtën, ndërsa Herolind Nishevci e Fortesa Orana të bronztën.

Continue Reading

Lajmet

Deri në ora 15:00 votuan rreth 27 për qind e qytetarëve

Published

on

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se deri në ora 15:00 kanë votuar 26,95% e qytetarëve me të drejtë vote.

Radoniqi ka thënë se procesi i votimit po vazhdon në të gjitha vendvotimet dhe se votimi në përgjithësi është duke vijuar pa ndonjë problematikë me rëndësi për raportim.

Komuna e Zveçanit është komuna me përqindjen më të lart të votueseve deri tani me 56.91%.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.

Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.

Continue Reading

Kosova

​Glauk Konjufca: Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sot është ditë e rëndësishme për demokracinë.

Konjufca është deklaruar pasi ka votuar në Qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë.

“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë meqenëse qytetarët e Kosovës përmes votës së lirë e demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal në Republikën tonë, do t’i zgjedhin kryetaret e komunave dhe do ta përcaktojnë po ashtu përmbajtjen e asambleve komunale nëpër te gjitha komunat e shtetit tonë. Deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Sipas KQZ-së dhe me sa po mësojmë prej misioneve të vëzhgimit dhe monitorimit të zgjedhjeve, urojmë që kështu të përmbyllet procesi e gjithçka të shkojë mirë e qytetarët t’i kenë ata të cilët e marrin pushtetin lokal sipas votës dhe besimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina