Connect with us

Lajmet

​Kriza energjetike, deputetët e opozitës kërkojnë që të gjendet mundësi që mos të mbyllen “Trepça” e “Ferronikeli”

Published

on

Deputetët e opozitës sot kanë ngritur çështjen e krizës energjetike dhe vendimin e fundit të Gjykatës Themelore për kompensimin e rrymës së shpenzuar në veri të vendit.

Kryetari i Komisionit Ferat Shala dhe anëtari tjetër i komisionit Pal Lekaj kanë kërkuar nga Qeveria të gjej mënyrë dhe mundësi që për gjigandët e mëdha, kompanitë Trepça dhe Ferronikeli të ndërmarrë masa që mos të mbyllen dhe humbin fabrika që mbyllen nga 1 mijë vende të punës.

“Nëse kështu vazhdon ky trend i çmimit të lartë të energjisë, as një kompani në vend nuk ka me mundur me përballu këtë krizë”, Shala.

Ai ka thënë se për këtë përgjegjësi mbetet e dy ministrive, asaj të MINT dhe të Ekonomisë.

Deputeti nga VV Armend Muja ka thënë se deri tash në Kosovë nuk ka krizë energjetike, përveç në rajon.

Komisioni në mbledhjen e sotme nuk ka mbështetur raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji – ZRRE, për vitin 2020.

Komisioni ka shpallur e konkursin dhe formimi i Panelit intervistues për zgjedhjen e Zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit

Continue Reading

Lajmet

Deri në ora 15:00 votuan rreth 27 për qind e qytetarëve

Published

on

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se deri në ora 15:00 kanë votuar 26,95% e qytetarëve me të drejtë vote.

Radoniqi ka thënë se procesi i votimit po vazhdon në të gjitha vendvotimet dhe se votimi në përgjithësi është duke vijuar pa ndonjë problematikë me rëndësi për raportim.

Komuna e Zveçanit është komuna me përqindjen më të lart të votueseve deri tani me 56.91%.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.

Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.

Continue Reading

Kosova

​Glauk Konjufca: Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sot është ditë e rëndësishme për demokracinë.

Konjufca është deklaruar pasi ka votuar në Qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë.

“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë meqenëse qytetarët e Kosovës përmes votës së lirë e demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal në Republikën tonë, do t’i zgjedhin kryetaret e komunave dhe do ta përcaktojnë po ashtu përmbajtjen e asambleve komunale nëpër te gjitha komunat e shtetit tonë. Deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Sipas KQZ-së dhe me sa po mësojmë prej misioneve të vëzhgimit dhe monitorimit të zgjedhjeve, urojmë që kështu të përmbyllet procesi e gjithçka të shkojë mirë e qytetarët t’i kenë ata të cilët e marrin pushtetin lokal sipas votës dhe besimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Continue Reading

Lajmet

Votojnë kandidatët për kryetar të Prishtinës

Published

on

Kandidatët për kryetar të Prishtinës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Kandidati i VV-së, Arben Vitia tha se sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe jetën e qytetarëve.

“Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët, sot eshtë një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për demokracinë por për jetët tona. Sot flasin qytetarët dhe është me rëndësi që qytetarët me verdiktin e tyre sot. Unë i ftoj qytetarët që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje, sepse sa më masive aq më i fortë është verdikti i qytetarëve, të cilit i nënshtrohemi ne”, tha Vitia.

Daut Haradinaj nga AAK tha se sot është ditë feste, duke i ftuar qytetarët sipas tij të bëhen pjesë e ndryshimit.

“Urime, sot është një ditë feste, procesi po shkon shumë i qetë, lus qytetarët e kryeqytetit që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të cilin të gjithë e dëshirojnë. Falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontribut që këto zgjedhje të jenë zgjedhjet në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Kurse, Gëzim Mehmeti nga AKR, i ftoi qytetarët që të marrin pjesë masivisht në votime.

“Sot shfrytëzova të drejtën time për të votuar. I lusim të gjithë qytetarët e Prishtinës që të dalin masovikisht të votojnë dhe të bëjnë zgjidhje që do të jetë zëri i tyre, zë i fuqisë së tyre për t’i zgjidhur problemet e qytetit. Të votojnë më të mirin që ata mendojnë. Vota është e shenjt dhe demokratike. Prishtina meriton gëzim, Prishtina, shpresojmë se do të jetë ditë e suksesshme. I lus qytetarët e Prishtinës që të dalin masovikisht ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike”, deklaroi Mehmeti.

Kandidati nga radhët e LDK-së, Përparim Rama ka ftuar qytetarët që të votojnë sipas tij për të ardhmen e Prishtinës

“Ka qenë një kampanjë fenomenale, fer, ku kemi pasur të gjithë me pa dhe dëgjuar. Tash ndihem edhe më i lumtur demokratik të Kosovës, ku kemi të drejtën të gjithë të bëjmë votën tonë. Të marrim përgjegjësinë dhe të ardhmen e kryeqytetit. Unë ndihem i lumtur dhe i ftoj të gjithë të votojnë dhe ta zgjedhin të ardhmen e kryeqytetit tonë të dashur”, u shpreh Rama.

Ndërsa kandidati i PDK-së Uran Ismaili përveç ftesës për të marrë pjesë në votime, tha se po i pret me padurim rezultatet e sotme.

“Është nder dhe privilegj me qenë një ndër kandidatët për kryetar në Prishtinë. I falënderojë gjithë qytetarët që për këto 5 muaj më ofruan mbështetje dhe më dhanë shumë dashni në këtë rrugëtimin tonë të përbashkët. E pres me padurim rezultatin e natës sotme dhe e konsideroj të rëndësishme këtë garë, prandaj ftoj të rinjtë dhe të moshuarit e Prishtinës të dalin dhe me votën tyre ta zgjedhin kryetarin e komunës. Kjo është datë me rëndësi, prandaj ftoj qytetarët të dalin dhe me votën e tyre të vendosin kush do të jetë kryetar i komunës”, tha Ismaili.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina