Connect with us

Tech

​Ditëlindja e 15-të e iPhone

Published

on

Steve Jobs e kishte zbuluar për publikun celularin iPhone, 15 vite më parë, saktësisht më 9 janar 2007.

Në fazën e botës së Mac, Jobs kishte shfaqur për herë të parë pajisjen e parë iPhone, që ishte pajisja e parë me ekran me prekje dhe me internet.

Një punonjës i Apple e ndau përvojën e tij me publikun kur ishte shfaqur iPhone i parë. Ai tha: “Kur e preka ekranin për herën e parë, e kam ditur se kjo teknologji do të bëjë shumë bujë”.

iPhone ndoshta nuk e ndryshoi botën e teknologjisë por ai sigurisht se ndryshoi jetën e njerëzve. Me një prekje përmes gishtërinjve, përdoruesit tani mund të kenë qasje në internet shumë lehtë. Përveç se ata mund të thërrasin dhe të shkruajnë mesazhe, celulari iPhone tashmë mund të përdoret si një kompjuter.

Lansimi i ‘App Store’ gjithashtu kishte krijuar një rrugë për ndërtuesit e aplikacioneve. Një total prej $25 miliardë ishin shkuar për krijuesit e aplikacioneve,

Pajisja e Apple nuk pati një rrugëtim të lehtë. Gjatë demonstrimit të parë të Jobs, iPhone kishte pasur probleme, ndër të cilat ishin humbja e lidhjes së internetit. Lansimi i iPhone-it të parë ishte i suksesshëm por kishte shumë sfida përderisa çdo vit kalonte. Apple ia ka dalë të jetë më e mira edhe ndaj rivalit më të madh Samsung.

iPhone 4 gjithashtu kishte probleme me sinjal telefonik, që bëri që Apple të humbë disa klientë. Por, Jobs vazhdimisht kishte thënë se “celularët e mençur nuk janë perfekt dhe as Apple nuk është”.

Tani iPhone ka evoluar në një pajisje më të hollë dhe më fleksibile. Edhe pse Apple ka avancuar shumë me pajisjet iPhone, trashëgimia që Jobs kishte lënë vazhdoi nga Apple duke e ndjekur konceptin origjinal të celularit.

Tech

Paper Radio, e para në Kosovë që shfaq video me efektin Anamorphic 3D

Published

on

Paper Radio për herë të parë ka shfaqur video me efektin Anamorphic 3D, në një formë të pashfaqur më parë, të cilën mund ta përjetoni për së afërmi në ekranin LED, që gjendet tek Lesna, në Prishtinë.

Anamorphic 3D Effect është një teknikë perspektive që i jep një imazh subjektit të përfaqësuar në një foto kur shihet nga këndvështrimi i zakonshëm, por i ekzekutuar në mënyrë të tillë që nëse shikohet nga një kënd i caktuar, shtrembërimi zhduket dhe imazhi në foto duket normal.

Gjatë viteve të fundit, në vendin tonë është shtuar përdorimi i teknologjisë moderne, i cili ka luajtur rol të madh dhe ndikues në shumë profesione, e sidomos në fushën e marketingut.

Realizimi i videove “Anamorphic 3D Effect”, u ka mundësuar brendeve të ndryshme të prezantojnë produktet e tyre në mënyrë më të veçantë.

Paper Radio është radio e Prishtinës, e themeluar në dhjetor të vitit 2020, e cila edhe pse e re në treg, ka sjellur një frymë të re në vendin tonë me skemën e saj programore, kështu duke promovuar muzikën, kulturën dhe artin në një dimension të veçantë.

Reklamën 3D të realizuar nga Paper Radio, mund ta shikoni më poshtë:

Continue Reading

Tech

Vjen fundi për celularët klasik BlackBerry, nga sot nuk do të punojnë më

Published

on

Celularët klasik BlackBerry po e shohin fundin, pasi që nga sot nuk pritet që të punojnë më.

Kjo pasi që kompania kanadeze ka njoftuar që nga shtatori se nuk do të ketë më “update” për pajisjet që punojnë me sistemet BlackBerry 7.1, BlackBerry 10 dhe BlackBerry PlayBook OS 2.1.

BlackBerry doli në shitje në vitin 2000 dhe u bë një nga celularët më të preferuar të punonjësve që u duhej të shkruanin dhe dërgonin e-maile sa më shpejt.

Continue Reading

Tech

Apple bëhet kompania e parë amerikane që arrin vlerën 3 trilionë dollarë

Published

on

Apple u bë kompania e parë amerikane që u vlerësua me mbi 3 trilionë dollarë të hënën, ndërsa kompania e teknologjisë vazhdoi rritjen e saj fenomenale të çmimit të aksioneve, duke u trefishuar në vlerë në më pak se katër vjet.

Një rritje e aksioneve të teknologjisë në epokën e pandemisë i ka çuar kompanitë e mëdha të teknologjisë amerikane në nivele të larta, duke tërhequr me vete tregjet e aksioneve të SHBA-së.

Apple u bë kompania e parë trilion dollarësh në botë në gusht 2018, kaloi 2 trilionë dollarë më 2020 dhe arriti nivelin e ri të saj pasi tregtimi filloi pas festave dhe aksionet e saj kaluan 182.80 dollarë.

Vetëm Apple tani është më e vlefshme se vlerat e kombinuara të Boeing, Coca-Cola, Disney, Exxon-Mobil, McDonald’s, Netflix dhe Walmart. Aksionet e saj janë rritur 38% që nga fillimi i vitit 2021, një nga fitimet më të mëdha në indeksin mesatar industrial të tregut të aksioneve Dow Jones.

Kompania publikoi fitimet e saj të fundit tremujore në tetor dhe realizoi një fitim prej 20.6 miliardë dollarësh gjatë tre muajve të mëparshëm, pavarësisht se vuante nga problemet e zinxhirit të furnizimit të lidhura me COVID.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina