Connect with us

Lajmet

​Deputetët kërkojnë plan strategjik kombëtar në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit

Published

on

Mosnjohja e Kosovës nga 5 vende të Bashkimit Evropian paraqet rrezik për sigurinë vet BE-së.

Kështu është thënë në mbledhjen e komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, teksa u kërkua unitet politik dhe plan strategjik kombëtar në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit.

Kryetari i komisionit, Haki Abazi, ka thënë se procesi i hapur i dialogut ka krijuar justifikimin e 5 shteteve anëtare të BE-së që të shtyjnë njohjen e Kosovës.

“Gjithçka që ka të bëjë me njohjen duhet të jetë prioritet. Çka po marr unë përsipër është që të bisedoj me ministren për të parë se çfarë është bërë në të kaluarën në këtë drejtim. Kjo nuk po bëhet për kritikë për të kaluarën. Çka mund të ndaj me komisionin është që mosnjohja e pavarësisë së Kosovës është rrezikim i ombrellës së sigurisë së Bashkimit Evropian. Aspirata jonë është që të marrim ulësen në OKB”, tha ai.

Deputetja e AAK-së Time Kadrija, ka thënë se mosnjohja e shtetit të Kosovës nga 5 vende të BE-së është pengesë për Kosovën.

“Ne duhet me e pas një qasje të përbashkët. Kosova i ka plotësu të gjitha kushtet. Nuk duhet të bëhen gabime si ai i ministres së Punëve të Jashtme, sepse ne përkundër përkatësisë politike përfaqësojmë shtetin tonë në takime jashtë vendit”, tha ajo.

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi kërkoi të hartohet një plan strategjik kombëtar për përfaqësimin e Kosovës në diplomacinë e jashtme.

Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme në fund zgjodhi grupin punues për plotësim- ndryshimin e rregullores së punës, për të cilën u tha se është e vjetruar.

Kosova

Sot fillon faza e katërt e dezinsektimit në Prishtinë

Published

on

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën nis faza katërt e dezinsektimit hapësinor.

Përmes një njoftimi në Facebook, komuna shkruan se dezinsektimi do të vazhdojë deri më 7 gusht.

“Ftojmë qytetarët për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanimë”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i teksti

Continue Reading

Kosova

Kryeministri Kurti takohet me bashkatdhetarët: Mërgatën nuk e shohim si kapital financiar por njerëzor

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me bashkatdhetarët, e ku ka deklaruar se nuk i sheh si kapital financiar mirëpo si kapital njerëzor.

Kurti po ashtu tha se mërgata është pjesë e kombit që ndodhet jashtë atdheut.

“Këtë rëndësi e synojmë ta shndërrojmë në prioritet duke llogaritur mërgatën si pjesë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm. Nuk e shohim si kapital financiar por edhe njerëzor”, tha Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë edhe këtë javë temperaturat e nxehta

Published

on

Edhe në ditët e para të muajit gusht do të mbizotëroj i nxehti afrikan.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

“Situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuaj e ngjashme me ditët e fundit të muajit korrik. Kjo gjendje meteorologjik vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore. Në fushat barike nuk kemi luhatje të theksuara, kështu që kjo situatë termike do të vazhdoj deri ditën e enjte ku parashihen rënie të përkohshme të temperaturave maksimale.

Përpos këtyre vlerave të larta të temperaturave maksimale, nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve elektrike do të shoqërohen edhe me erëra lokale të forta.

Temperaturat minimale mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të kenë ulje të lehta.

Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Apelohet te qytetaret që t’i respektojnë këshillat e IKPSH, gjithashtu apelohet te qytetaret të mos ndezin zjarre, sepse zjarret mund të jenë aq të furishme sa mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe asgjësimin e mikrofaunës, pastaj zjarret mund ti dëmtojnë edhe sipërfaqet e mbjellura me misër e që fatkeqësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave ekstreme, kjo kulturë në shumë vende do të mbetet e pazhvilluar, duke zvogëluar rendimentet ose duke mos dhënë fare rendimente.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina