Connect with us

Lajmet

​Alarm për mjete shpërthyese në stacion të autobusëve në Prishtinë

Published

on

Një person përmes një telefonate anonime tha se ka vendosur një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Për çka policia ka evakuuar qytetarët.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tregoi për KP se pas kontrolleve nga njësitet kompetente nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Rreth orës 08:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tregoi Ahmeti. 

Kosova

Ministria e Ekonomisë zotohet se do të ndajë 75 milionë euro subvencione për qytetarët dhe bizneset pas shtrenjtimit të rrymës

Published

on

Ministria e Ekonomisë ka zotuar 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset.

Sipas kësaj ministrie, ky subvencionim do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor dhe ata shtëpiak deri në konsumin prej 600 kWh të mbetet me 0% rritje.

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 18.01.2022 – Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), institucion i pavarur përgjegjës për përcaktimin e tarifave që pasqyrojnë koston për konsumatorët fundor, ka lëshuar Raportin e saj Konsultativ për Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të Tarifave të Energjisë Elektrike.

Kjo ka ardhur si rrjedhojë e tremujorit të fundit të vitit 2021, kur Kosova është dashur të importojë energji elektrike për të furnizuar konsumatorët me energji elektrike mbi nivelin që mund të sigurohet nga kapaciteti gjeneruese vendore dhe për të plotësuar rritjen e kërkesës si pasojë e motit të ftoftë. Kostoja e furnizimit me energji elektrike nga importet është ngritur ndjeshëm, duke ndikuar edhe në koston e energjisë.

ZRRE-ja ka propozuar rivendosjen e bllok tarifës deri në 600 KWh për konsumatorët e amvisërisë, si dhe që tarifat e energjisë elektrike të ngritën për 9% për të gjithë konsumatorët komercial dhe konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 KWh, ndërsa tarifat për konsumin e amvisërisë mbi 600 KWh do të reflektonin çmimin e importit.

Duke marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme dhe të paprecedentë në tregjet evropiane të energjisë elektrike që ka ndikuar edhe Kosovën, Qeveria e Republikës së Kosovës me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë është zotuar të subvencionojë qytetarët e bizneset e Kosovës, duke i mbrojtur kështu nga rritja e tarifave. Subvencionet paraqesin të ardhura për sektorin që nuk është e nevojshme të mbulohen nga tarifat e energjisë elektrike dhe rrjedhimisht, zbusin rritjen e tarifës së energjisë elektrike.

Subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kwh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë.

Gjatë kësaj kohe të jashtëzakonshme, qëllimi primar i subvencionit të ndarë nga Qeveria e Kosovës është për të mbrojtur veçanërisht konsumatorët e ndjeshëm nga ndikimi i çmimeve më të larta të energjisë elektrike.

Continue Reading

Kosova

Qeveria kritikohet për rritje të çmimeve të energjisë

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media, në lidhje me paralajmërimet për rritje të çmimeve të energjisë.

Besian Mustafa nga LDK-ja tha se mungesa e profesionalizmit, përgjegjësisë dhe vullnetit për punë e Qeverisë do të rëndojë kuletën e qytetarit duke rritur çmimin e faturës së energjisë elektrike për 42 për qind.

Sipas Mustafës, mosveprimet e Qeverisë e detyrojnë ZRRE-në t’i rrisë çmimet e energjisë.

“Qeveria zgjodhi populizmin e linçimin në kohë zgjedhjesh lokale për të fituar ndonjë votë. Paaftësia e Qeverisë për të menaxhuar me furnizimin me energji elektrike i ka kushtuar 20 milionë euro të ndara për KOSTT-in, 20 milionë euro për importin e energjisë, dhe 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë”, ka thënë ai.

Po ashtu, Besian Mustafa tha se prodhuesit do t’u duhet t’i rrisin edhe çmimet për shkak të kostos së lartë të prodhimit.

“Fjalët boshe të Qeverisë për rritje ekonomike po e rëndojnë kanë zero kuptim për prodhuesit vendor që po falimentojnë çdo ditë dhe qytetarët që mezi po arrijnë t’i ushqejnë familjet e tyre. Nuk duket që kjo qeveri ka një zgjidhje afatgjate për zgjidhjen e kësaj krizë”, deklaroi Mustafa.

Continue Reading

Kosova

Bëhet reduktimi i numrit të terminëve për aplikim për vizë gjermane

Published

on

Ambasada gjermane në Kosovë ka njoftuar se për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus është reduktuar numri i terminëve që vihen në dispozicion për aplikim për viza.

Nëpërmjet një komunikate, Ambasada shkruan se s’mund të përjashtohet mundësia që edhe terminet që janë rezervuar e konfirmuar, të anulohen apo të shtyhen.

“Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutem kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet tutje.

“Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i terminëve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm. Nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe terminët që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen. Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet në komunikatën e plotë.

Continue Reading

Trending

Listen online now, the sound of Prishtina